-
Franca e shqetësuar me ‘veprimet e njëanshme’ të Kosovës, bën thirrje për përmbajtje
Ministria e Jashtme e Francës është shprehur e shqetësuar me “veprimet e njëanshme” të Kosovës pas operacionit të policisë ndaj ndërtesave të Bankës Postare Kursimore të Serbisë në veri të vendit, ndërsa ka bërë thirrje për përmbajtje
22 Maj 2024, 17:44 -
Raund i ri i dialogut për çështjen e dinarit serb
Në Bruksel po zhvillohet takimi trepalësh mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Rundi i ri i bisedimeve është edhe një përpjekje që palët të gjejnë zgjidhje për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë
15 Maj 2024, 11:57 -
7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët
Pa rezultat konkret përfundoi këtë të enjte takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, por Lajçak propozoi një kompromis për çështjen e dinarit. Kryenegociatori Besnik Bislimi tha se për herë të parë pa nga afër qëndrimin e Serbisë për asociacionin, si mundësi për krijimin e strukturave të paligjshme paralele
26 Prill 2024, 10:56 -
Heqja e dinarit serb, nis në Bruksel takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë
Një takim trepalësh, mes kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, ka filluar në Bruksel, ku do të diskutohet për përpjekjet e vazhdueshme për gjetjen e një zgjidhjeje për transferimin e mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë.
25 Prill 2024, 12:43 -
Në Bruksel sot vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së dinarit në Kosovë
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do të takohen sot në Bruksel përsëri, në përpjekje për ta gjetur një zgjidhje për pagesat me para të gatshme në Kosovë në valutën dinar, e cila u ndalua dy muaj më parë.
4 Prill 2024, 09:46 -
Çështja e dinarit, Bislimi dhe Petkoviç takohen sot në Bruksel
Kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi do të takohet të hënën me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç në Bruksel, ku do të diskutohen ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër lidhur me çështjen e dinarit
25 Mars 2024, 09:38 -
Heqja e dinarit serb, Kurti i prerë: Nuk pranojmë propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e Bankës së Kosovës
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, Qeveria e Kosovës do t’i adresojë me shpejtësi, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
19 Mars 2024, 12:20 -
Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia në Bruksel për negociatat! Kryenegociatorët takim trepalësh me Lajçak
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel për ndalimin e përdorimit të dinarit. Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se është arritur kompromis për një pjesë të propozimit amerikan për dinarin.
19 Mars 2024, 07:58 -
Osmani: Është arritur dakordësia për një pjesë të propozimit amerikan për dinarin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje.
18 Mars 2024, 14:43 -
Escobar: Kurti refuzoi propozimet për dinarin, i kërkova të pezullohej
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për adresimin e shqetësimeve të Perëndimit që kanë të bëjnë me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.
15 Mars 2024, 12:33 -
Escobar pas takimit me Kurtin: Më premtoi se do të shqyrtojë propozimet e mia për dinarin
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se ka pasur një bisedë të mirë dhe të hapur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sa i përket çështjes së dinarit.
14 Mars 2024, 18:48