-
Panaire, retro dhe gara mes makinave elektrike, spektakël i motorsportit në Tiranë! Piloti: Mezi e prita këtë ditë
Për herë të parë në Tiranë u organizuan garat e makinave elektrike ku morën pjesë pilotët më të shquar shqiptarë. Në ditën e dytë të ‘Automotive Fair Albania’ përveç panaireve të motosportit pati edhe adrenalinë që mblodhi të apasionuar të automobilizmit dhe njerëz të thjeshtë në sheshin ‘Nënë Tereza’.
27 Tetor 2023, 20:59 -
Evente motorsportive dhe autoshow, ‘Automotive Fair Albania’ mbledh në Tiranë të apasionuarit pas makinave në datat 26-29 tetor
Duke nisur nga dita e sotme (26 tetor) e deri ditën e dielë (29 tetor) ngjarja plot adrenalinë “Automotive Fair Albania” do të pushtojë kryeqytetin. Për katër ditë radhazi, sheshi “Nënë Tereza” do të shndërrohet në një pistë, ku do të mbahen evente motorsportive dhe autoshow.
26 Tetor 2023, 09:43 -
Makinat e vjetra dyndin rrugët e Shqipërisë! Mbi 262 mijë autovetura janë mbi 20-vjeçare, prodhuar para vitit 2002
Rreth 41% automjete që përdoren në vend janë prodhuar përpara 20 vitesh, që kanë edhe nivel më të lartë ndotjeje. Një raport i publikuar nga INSTAT thotë se deri në fund të vitit të kaluar 92% e totalit të makinave janë prodhuar përpara vitit 2011.
13 Tetor 2023, 15:11 -
Trafiku është shtuar, por Shqipëria kishte numrin më të ulët të makinave për banorë në Europë edhe në 2021
Shqipëria ka vijuar të mbetet shteti i Europës me numrin më të ulët të veturave për pasagjerë në raport me popullsisë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2021.
31 Maj 2023, 10:18 -
Kodi i ri Rrugor/ Nis zbatimi i rregullave të reja për përgjysmimin e gjobës së makinave dhe zgjatja e vlefshmërisë së patentave
Në zyrat e shërbimit postar tashmë prej ditës së sotme ka nisur zbatimi i rregullave të reja për përgjysmimin e masës së gjobës së makinave nëse paguhet brenda afatit 15 ditor.
26 Prill 2023, 09:09 -
‘Unaza’ përplaset me 9 mjete tek 'Ura e Tajvanit' në Tiranë, 9 të plagosur! Arrestohet shoferi: S'mbaj mend, vuaj nga zemra dhe diabeti! VIDEO nga momenti kur autobusi merr para makinat
Nëntë persona, kryesisht pasagjerë në autobusin e transportit publik në Tiranë, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të shumëfishtë pranë “Urës së Tajvanit’. Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë që Report Tv disponon, autobusi të Unazës, i cili duket që udhëton me shpejtësi edhe pse ndodhet përpara semaforit të kuq, merr përpara disa makina.
27 Shkurt 2023, 11:51 -
Parlamenti i BE-së voton për fundin e motorëve me djegie të brendshme duke filluar nga 2035
Parlamenti Evropian dëshiron që pas 13 vjetësh në Evropë të mos regjistrohet më asnjë makinë e re me benzinë a naftë. Por përpara se një rregullore e tillë të hyjë në fuqi, nevojiten negociata me shtetet e BE-së.
9 Qershor 2022, 08:42 -
Shkodër/ I vihet qëllimisht zjarri 'Audit A6', pronari, i arrestuar në vitin 2016 për tentativë vrasjeje! E pësojnë edhe 3 makina të tjera të parkuara (VIDEO)
Katër automjete janë djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Ngjarja është regjistruar pranë Bexhistenit në hyrje të qytetit, ndërsa mësohet se 3 prej makinave janë djegur plotësisht dhe njëra pjesërisht.
7 Maj 2022, 08:46 -
U vihet flaka tre makinave në Laç! Dy prej mjeteve në pronësi të një mësuesi fiskulture në Sanxhak dhe babait të tij! Zjarri i qëllimshëm, kamerat e sigurisë filmuan autorin
Tre makina janë djegur rreth orës 1 pas mesnate pranë një banke në qytetin e Laçit. Makinës së cilës i është vënë flaka është një pronësi të mësuesit të fiskulturës në shkollën ‘9-vjeçare’ në Sanxhak, Endrin Shehut 30-vjeç, dhe babait të tij Paulin Shehut. Mësuesit nuk ka folur deri tani për ndonjë konflikt me persona të tjerë
19 Mars 2022, 08:41 -
Tre arsyet kryesore për përdorur në një makinë elektrike, do kurseni një "mal" me para
Çmimi që kërkohet për një automjet elektrik, është shpesh më i lartë se një makinë benzine ose nafte, por hulumtimi i Vanarama flet dhe tregon se kursimet e përditshme që mund të keni, anojnë në favor të asaj me energji elektrike.
12 Mars 2022, 06:49 -
Ekonomi
Rriten ndjeshëm blerjet e makinave në vend, për 9 muaj regjistrohen më shumë autovetura se gjithë viti 2020
Shqiptarët këtë vit po blejnë më shumë makina. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), për nëntë muajt e parë janë regjistruar 52 357 automjete të reja.
8 Nëntor 2021, 10:03 -
Kronikë
Shqipëria, e parafundit në Europë për numrin e automjeteve në raport me popullsinë
Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se vitin e kaluar Shqipëria kishte rreth 540 mijë mjete që qarkullonin rregullisht, shifër e mbështetur kjo në pagesën e taksës vjetore të qarkullimit. Kjo do të përkthehej në një numër prej rreth 192 automjetesh për 1000 banorë.
23 Shtator 2021, 07:32