-
Novak Gjokoviç kthehet në Beograd si hero pas dëbimit nga Australia, por hallet nuk kanë fund! Pas paralajmërimit francez për 'Roland Garros' vjen edhe pikëpyetja për 'Madrit Open'
Novak Gjokoviç është kthyer në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, pas dëbimit i tij nga Australia që i dha fund shpresave të tenistit numër 1 të botës për të luajtur në Australian Open. Gjokoviç udhëtoi për në Beograd nga Melburni përmes Dubait pasi humbi një sfidë gjyqësore të dielën kundër vendimit të qeverisë australiane për të anuluar vizën e tij për arsye të shëndetit publik dhe rendit.
18 Janar 2022, 10:07 -
Escobar: Të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit në Ballkan, një nga mjetet janë sanksionet
Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, së fundmi ka deklaruar se sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por se ato kanë efekt dhe se do të ketë edhe të tjera.
17 Janar 2022, 10:01 -
Referendumi për ndryshimin e Kushtetutës, 60% e qytetarëve pro! Serbët e Kosovës votuan në katër komuna në Serbi! Prishtina ndaloi procesin brenda territorit të saj
Mbi 60% e qytetarëve në Serbi kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese në fushën e drejtësisë në Serbi. Kosova nuk lejoi të ngriheshin qendra votimi në territorin e saj, por serbët në veri të Kosovës votuan në disa qytete në jug të Serbisë.
16 Janar 2022, 08:09 -
Referendumi kushtetues serb përplas Prishtinën me Beogradin! Në kufi ndalohen materiale zgjedhore! Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën: Cënon rëndë sovranitetin
Të premten në mbrëmje në pikën kufitare Merdar, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është ndalur një zyrtar i Komisionit Republikan Zgjedhor, i cili ka tentuar të importojë materiale zgjedhor në Kosovë për referendumin e ardhshëm në Serbi, i cili do të mbahet më 16 janar.
15 Janar 2022, 10:29 -
Borrell rekomandon grumbullimin e votave në Kosovë për referendumin serb, Kurti: Kjo e mundur vetëm përmes postës! Vuçiç: Do ketë pasoja nëse nuk lejohet
Kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se është e rëndësishme që qytetarët serbë në Kosovë që kanë të drejtë vote, të mund ta ushtrojnë atë për ndryshimet kushtetuese në Serbi, që do të mbahet të dielën më 16 janar.
13 Janar 2022, 13:09 -
Autobusi nga Kosova përmbyset në Serbi, 17 të plagosur! Pasagjeri: Ishim në gjumë, rruga nuk ishte pastruar nga bora e ngricat
Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në afërsi të Krushevacit të Serbisë ku një autobus i kompanisë turistike të Kosovës ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
12 Janar 2022, 00:50 -
A do të mund të votohet nga Kosova në referendumin e Serbisë?
Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë do të kenë mundësinë që përmes postës ose përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, të votojnë në referendumin e organizuar nga Serbia për ndryshimet kushtetuese për gjyqësorin, konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës për Radion Evropa e Lirë. Sipas tyre, kjo është forma e vetme, përmes së cilës pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë do të votojnë në referendumin që do të mbahet më 16 janar.
11 Janar 2022, 09:55 -
Daçiç: Serbia po shkon drejt BE, por ne do t'i mbrojmë interesat tona shtetërore! S'ka kompromis për njohjen e Kosovës
Kryeparlamentari serb Ivica Daçiç tha sot se ka frikë nga presionet politike për ta njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Daçiç, duke folur për disa ligje të cilat, sipas tij Serbia po i harmonizon me Bashkimin Evropian, u ndal të flasë edhe për Kosovën, arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me të cilën përmendet gjithmonë si parakusht për integrimin e Serbisë në BE.
10 Janar 2022, 12:34 -
Përdorimi i gjuhës së urrejtjes, ndalohet për 6 muaj transmetimi i një emisioni të televizionit serb në Mal të Zi
Këshilli i Agjencisë për Media Elektronike në Mal të Zi mori vendim të shtunën për ndalimin e transmetimit të përmbajtjes programore të Televizionit nga Serbia, TV Happy për gjashtë muaj për shkak të "nxitjes së urrejtjes".
9 Janar 2022, 16:12 -
Policët në Serbi festojnë me këngë e lavde për gjenocidin në Srebrenicë! Deputeti shqiptar: Fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit (VIDEO)
Në video, policët bëjnë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi, ndërsa video është publikuar në Facebook nga njëri prej policëve dhe është realizuar gjatë festimeve në një restorant.
3 Janar 2022, 11:18 -
Dialogu me Serbinë, Kurti: I gatshëm për bisedime, për marrëveshje përfundimtare, Beogradi duhet të ndryshojë
Ndonëse pati vetëm dy takime në vitin 2021 mes Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit serb, për Albin Kurtin procesi i dialogut nuk ka qenë i padobishëm. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Kurti u shpreh se marrëveshja për reciprocitetin me Serbinë në çështjen e targave të automjeteve shënon një arritje për Kosovën.
29 Dhjetor 2021, 12:53