-
Kurti: Propozimi evropian do të sigurojë njohjen "de facto" nga Serbia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të enjten se aleatët perëndimorë përmes propozimit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë po synojnë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe njohjen në realitet të saj nga Beogradi.
23 Shkurt 2023, 21:45 -
Brezovica shembull i bashkëjetesës shqiptaro-serbe
Brezovica është qendra më e njohur e skive në Kosovë. Pistat ndodhen në rajonin e Ferizajt. në komunën e Shtërpcës, ku serbët janë shumicë. Privatizimi i kësaj qendre skijimi ende nuk ka ndodhur pasi ka pasur ngatërresa politike, sepse pronësinë e saj e ka kërkuar edhe Serbia. Gjithësesi këto shtigje janë një atraksion turistik për shumë shqiptarë që janë admirues të skijimit.
23 Shkurt 2023, 18:07 -
Lajçak: Kurti dhe Vuçiç ta pranojnë publikisht planin franko-gjerman, më pas të nisë zbatimi
I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi sot se takimi që do të mbahet në Bruksel në 27 shkurt mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, është tepër i rëndësishëm dhe se pranimi i propozimit franko-gjerman varet nga qëndrimi që do të mbajnë palët.
23 Shkurt 2023, 15:39 -
Vuçiç i prerë për asociacionin: Të formohet ose s’ka dialog, kaq ishte! Ndryshimin e emrit e diskutojmë në Bruksel
Në prag të takimit me Albin Kurtin në Bruksel, presidenti i Serbisë nuk heq dorë nga kërkesa për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nga ana tjetër, mediat aludojnë se kërkesa e Kurtit për ndryshim të emrit të asociacionit mund të shtrohet në takimin e 27 shkurtit.
23 Shkurt 2023, 14:31 -
Presidentja e Kosovës Osmani zhvillon bisedë telefonike me homologun gjerman, pajtohen për “momentumin e veçantë” të krijuar nga propozimi i BE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier kanë zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike dhe kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ata janë dakortësuar në pikën që propozimi evropian ka krijuar një “momentum” të veçantë mes dy vendeve.
21 Shkurt 2023, 17:35 -
Vuçiç: Serbia do të blejë dronë kamikazë nga Emiratet
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar të martën se brenda dy ditëve Serbia do të nënshkruajë kontratën e parë me Emiratet e Bashkuara Arabe për blerjen e dronëve kamikazë. Ai u tha gazetarëve në Abu Dhabi se ai "shpreson" që pas pesë deri në gjashtë muajsh, dronët e parë kamikazë do të arrijnë në Forcat e Armatosura serbe.
21 Shkurt 2023, 14:32 -
Kurti: Duhet t’i përmbahemi propozimit evropian, e jo interesit të njërës palë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga takimi i 27 shkurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pret që të ketë diskutime mbi bazën e propozimit evropian, por tha se për gjërat e tjera nuk mund të flas tani “edhe për shkak se jo pak varet nga ndërmjetësuesit e dialogut.
21 Shkurt 2023, 12:41 -
Optimizëm i matur për takimin Kurti-Vuçiç
Herën e fundit kur u takuan në Bruksel, në nëntor të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bartën me vete tensione dhe pasiguri lidhur me përdorimin e targave serbe në veri të Kosovës. Në takimin e planifikuar për datën 27 shkurt, ata do të kenë përpara një propozim të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
20 Shkurt 2023, 18:31 -
Kurti dhe Vuçiç takohen më 27 shkurt në Bruksel, ambasadori i BE në Serbi: Mundësi historike, presim që palët të bien dakord me planin franko-gjerman
Në 27 shkurt në Bruksel, kryediplomati i BE, Josep Borrell ka ftuar në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
20 Shkurt 2023, 15:34 -
Ministrja e Jashtme e Kosovës: Jemi të gatshëm të pranojmë planin franko-gjerman por jo asociacionin e komunave me shumicë serbe
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosvoës, Donika Gërvalla-Schwarz tha se nëse ndodh njohja e plotë e pavarësisë së Kosovës atëherë ky do të ishte një sinjal i qartë për nacionalistët serbë që të mos e përdorin më këtë kartë me qëllim nxitjen e destabilitetit.
18 Shkurt 2023, 20:49 -
Dashuri përtej kufijve etnikë, konflikti Kosovë-Serbi nuk e pengon historinë e dashurisë mes të riut shqiptar dhe 25 vjeçares serbe
Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës nuk e ka penguar një të re serbe dhe një të ri shqiptar të nisin një lidhje romantike. Të dy përballen me vështirësi, por jetojnë të lumtur së bashku në Prishtinë.
18 Shkurt 2023, 18:31 -
Rezistenca që nisi shkëputjen e Kosovës nga Serbia
Pas heqjes së dhunshme të autonomisë së Kosovës brenda ish-Jugosllavisë më 1989, qytetarët shqiptarë që refuzonin t’i nënshtroheshin regjimit serb, filluan një rezistencë paqësore që përfshinte krijimin e institucioneve paralele në shumë fusha. Rezistenca zgjati për gati një dekadë.
17 Shkurt 2023, 16:18 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel më 27 shkurt
Bashkimi Evropian ka konfirmuar takimin e radhës të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel. BE thotë se edhe kryeministri Albin Kurti edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
17 Shkurt 2023, 13:28 -
Kosova 15 vjet shtet i pavarur! Mesazhet nga politika shqiptare dhe ndërkombëtarët: Të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë
Sot Kosova feston 15 vite shtet i pavarur dhe sovran. Urimet kanë nisur që prej mëngjesit nga Shqipëria dhe e gjithë bota që kanë uruar Ditën e Pavarësisë. Edhe mesazhet për normalizimet e raporteve me Serbinë kanë mbërritur nga liderët ndërkombëtarë.
17 Shkurt 2023, 12:34 -
Kosovë-Shqipëri dhe Porto-Romano
Sipas INSTAT, në pesëmujorin janar-maj 2022, kemi eksportuar 16 përqind më shumë mallra në tregun kosovar, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë. Eksportuam 132 milionë euro mallra, në krahasim me 114 milionë euro në janar-maj 2021. Ecuria ka qenë e ngjashme dhe në 7 muajt e tjerë të vitit
17 Shkurt 2023, 11:12