-
Brnabiç kërkon falje që Kosova u cilësua Republikë: S’mund të flija mbrëmë nga ajo gafë, përdoret nga opozita
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se në një prej raporteve të publikuara në ueb-faqen e Qeverisë serbe ishte shkruar Republika e Kosovës, duke shtuar se ky rast kishte të bënte me gabim gjatë përkthimit
6 Shkurt 2023, 12:03 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti: Perëndimi të mos bëjë presion për Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje fuqive perëndimore që të mos i bëjnë presion Prishtinës që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështje që po rrit tensionet midis Kosovës dhe Serbisë
6 Shkurt 2023, 10:38 -
Qeveria e Serbisë në komunikatën zyrtare e pranon Kosovën Republikë
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ditë më parë raportoi në Parlamentin e Serbisë, për planin franko-gjerman dhe bisedimet me Kosovën. Vuçiç, në përfundim të seancës së të enjtes tha se Serbinë e presin ditë shumë të vështira.
5 Shkurt 2023, 20:00 -
Dodik: Kurti vazhdon të destabilizojë situatën në Ballkan! Nuk respekton marrëveshjet e firmosura
Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik tha sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të destabilizojë situatën në Ballkan, duke shmangur detyrimet ndërkombëtare dhe duke shtrembëruar faktet jo vetëm të së tashmes, por edhe të së kaluarës.
5 Shkurt 2023, 17:04 -
Vjosa Osmani: Negociatat me Serbinë kanë ngecur për fajin e tyre, nuk shkëmbehet territori me dikë që ka bërë gjenocid me popullin tënd
Mes tensioneve në marrëdhëniet diplomatike, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pretendime të qarta territoriale karshi Kosovës dhe shteteve tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor
5 Shkurt 2023, 14:13 -
Kurti diskuton propozimin e BE-së me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar të shtunën propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Kuvendin e Serbisë
4 Shkurt 2023, 18:13 -
Sërish debat në Kuvendin serb për dialogun me Kosovën, Vuçiç: Rrethanat gjeopolitike më të këqijat në 15 vjet! E respektoj Rusinë, por i shërbej shtetit tim
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i cilësoi rrethanat gjeopolitike më të këqijat në 15 vitet e fundit, në përgjigje të disa deputetëve të opozitës për dialogun me Kosovën. Ai tha se Serbia është në rrugën evropiane, por e refuzon NATO-n për të ruajtur neutralitetin e ushtrisë serbe.
3 Shkurt 2023, 13:26 -
Escobar për tensionet Kosovë-Serbi: Propozimi franko-gjerman, i duhuri për dialogun! Të realizohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe
Në një intervistë ekskluzive me The Pavlovic Today, Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari që mbikëqyr politikën amerikane ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në Departamentin e Shtetit, foli për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se SHBA mbështet dialogun e lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe arritjen e një njohje reciproke.
3 Shkurt 2023, 09:24 -
Serbët bllokojnë rrugën që të çon në Leposaviq, kundërshtojnë vendimin e autoriteteve për ndërtimin e pikës së re kufitare
Serbët lokalë kanë bllokuar rrugën që të dërgon në fshatin Dren të Leposaviq. Kjo vjen pasi policia e Kosovës ka nisur të ndërtojë një pike të re kufitare në këtë fshat. Muaj më parë, qeveria ka shpronësuar disa toka në veri të Kosovës.
2 Shkurt 2023, 16:29 -
Kuvendi i Kosovës/ Kurti: Pranojmë asociacionin por kam 6 kushte, Serbia të tërheqë letrat e mosnjohjes në 5 vendet e BE! Vuçiç: Përralla
Mes shumë refuzimesh, Kryeministri Albin Kurti deklaroi në Kuvendin e Kosovës se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të behët, por më parë duhet të plotësohen 6 kushte. Së pari kjo strukturë duhet të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet ne fuqi. Kurti tha se asociacioni nuk mund të jetë një etnik.
2 Shkurt 2023, 11:43 -
Veriu i Kosovës do jetë përherë një pikë e nxehtë destabilizimi
Pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, mëndjelehtët sollën në sininë e mosmarrëveshja targat, reciprocitetin. Shpejt (siç u pa) u shndërrua në konflikt dhe Europa me përfaqësuesit e saj nxitoi të shkojë për të shuar zjarrin në pikën e nxehtë të Ballkanit.
2 Shkurt 2023, 11:06 -
Ambasadori amerikan në Serbi: Themelimi i Asociacionit është çështje urgjente, duhet të zgjidhet menjëherë!
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka reaguar sërish për asociacionin e komunave me shumicë serbe, por kësaj radhe thekson se kjo është një nevojë urgjente që duhet zgjidhur mes dy shteteve.
2 Shkurt 2023, 10:55 -
Opozita e quan ‘tradhtar’ Vuçiç, konfliktohen fizikisht deputetët në Serbi! Presidenti: S’guxoj ta prezantoj të plotë planin franko-gjerman
Negociatat me Kosovën kanë qenë fokusi i seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Serbisë. Deputetët serb kanë kërkuar me ngulm që të flitet për planin franko-gjerman, ndryshe seanca nuk ka pse të mbahet. Ka qenë Presidenti Vuçiç ai që është shprehur se nuk ka guxim të prezantojë të plotë planin franko-gjerman ndërsa ka mbajtur një fjalim edhe për barrikadat.
2 Shkurt 2023, 10:47 -
Analisti gjerman: Çështja e Kosovës nuk zgjidhet me diktate, duhet gjetur paqja
Për NZZ propozimet aktuale që Serbia të sillet me Kosovën korrekte si me çdo fqinj, pa pasur nevojë ta njohë nga ana ndërkombëtare, dhe Kosova të krijojë Asociacionin e Komunave Sebe nuk pranohen nga palët në konflikt. Kryeministri Kurti do njohje të menjëhershme dhe jo Asociacion, shkruan NZZ, kurse presidenti serb do Asociacionin dhe që gjërat e tjera të mos ndryshojnë.
2 Shkurt 2023, 08:31 -
Tha se 'Kosova i është rrëmbyer Serbisë', presidenti i Kroacisë 'pendohet': Më keqkuptuan!
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka bërë një deklaratë të pazakontë teksa fliste për mediat kroate. Ndërkohë që foli për luftën Rusi-Ukrainë, Milanoviç tha se ishte Rusia shteti që kishte bërë aneksimin dhe e krahasoi atë me rastin e Kosovës. Ai tha se Kosova i përkiste Serbisë por u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare. Prandaj, mbi këto deklarata, ai shprehet se është keqkuptuar. Ai tha sot se është keqkuptuar, duke shtuar se Serbia në njëfarë mënyre duhet ta njoh Kosovën si shtet të pavarur, dhe se Beogradi duhet ta kuptojë se “romanca serbo-ruse” do të rezultojë në një mashtrim.
1 Shkurt 2023, 20:28 -
Bullgaria nis ndërtimin e gazsjellësit për në Serbi
Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit që do ta lidhë me Serbinë, në përpjekje për të rritur sigurinë e furnizimeve në lindje të Ballkanit, pas pushtimit rus të Ukrainës. Bullgaria, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, ka përshpejtuar disa projekte që synojnë të heqin varësinë nga gazi rus.
1 Shkurt 2023, 18:26 -
Albin Kurti: Asociacioni njëetnik në Kosovë nuk është i mundur! Serbia po të dojë le ta provojë në shtëpinë e saj
“Asociacioni njëetnik në Kosovën me Kushtetutë shumetnike nuk është i mundshëm”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që i bëri një biznesi të këpucëve në Ferizaj.
1 Shkurt 2023, 14:46