-
Ish-presidenti serb kundër planit franko-gjerman: Serbia nuk duhet ta pranojë! Pas 10 vitesh, gjenerata e re mund të nxisë luftëra
Ish presidenti serb, Boris Tadiç ka deklaruar se nëse Serbia do të pranojë planin franko-gjerman, do të mbartë me vete një rrezik. Sipas tij pas 10 vitesh, do të vijë një brez hakmarrës që do të shkaktojë luftëra të reja në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
10 Shkurt 2023, 14:14 -
Dalin përgjimet, si u përgatit komploti për të vrarë Dick Marty-in për të fajësuar shqiptarët: Të duket sikur e bëri Thaçi, s'del më nga burgu! Kush e organizoi
Dick Marty është kërcënuar me vdekje për më shumë se dy vjet dhe ka jetuar nën mbrojtjen e policisë. Në një dokumentar të publikuar në një emision televiziv zviceranin tregohen detaje për lajmin që tashmë ka disa muaj që qarkullon, për mundësinë e një atentati për eliminimin e raportuesit për Këshillin e Evropës, që ngriti akuza monstruoze ndaj komandantëve të Ushtrisë Cclirimtare të Kosovës.
10 Shkurt 2023, 11:59 -
BE: Deklaratat e bëra nga Vuçiç dhe Kurti janë pengesë për caktimin e një takimi në Bruksel
Zyrtarë të Bashkimit Evropian vlerësojnë se deklaratat publike të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ku ata paraprakisht paraqesin kushte, janë pengesë në organizimin e një takimi të nivelit të lartë në Bruksel.
10 Shkurt 2023, 08:10 -
E cilësuan Kosovën Republikë, masa ndaj dy personave në Qeverinë serbe
Qeveria e Serbisë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një përkthyesi dhe e ka shkarkuar shefin e zyrës për bashkëpunim me media, për shkak të një raporti të publikuar në ueb-faqen e qeverisë që Kosovës i referohej si Republikë [Republika Kosovo].
9 Shkurt 2023, 18:57 -
Parlamenti Europian thirrje Kosovës dhe Serbisë: Avanconi në procesin e dialogut
Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të avancojnë në procesin e dialogut që ndërmjetëson Brukseli. Këto komente janë bërë në një debat që është zhvilluar në këtë komision lidhur me raportet për Kosovën dhe Serbinë.
9 Shkurt 2023, 14:46 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Pres një takim të nivelit të lartë politik brenda disa javësh
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të enjten se pret të organizojë së shpejti një takim të nivelit të lartë politikë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre sipas propozimit evropian, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.
9 Shkurt 2023, 13:58 -
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Kamberi: Serbia shpreson që marrëveshja të dështojë dhe faji t'i mbetet Kosovës
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ftuar Kosovën që të ketë kujdes në fazën finale të dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet ta analizojnë mirë planin franko-gjerman dhe të japin përgjigjen e duhur ndaj këtij dokumenti. Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka vlerësuar se Serbia shpreson që ky plan të dështojë dhe faji t`i mbetet Kosovës.
8 Shkurt 2023, 19:11 -
Vuçiç: Në parlament nuk ishim të bashkuar për Kosovën! Qëllimi i palëve të tjera politike është të më rrëzojnë mua nga pushteti
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se pavarësisht përpjekeve të bëra për të përgatitur seancën plenare në Parlamentin serb për Kosovën, nuk kishte frymë bashkimi mes palëve politike. Ai tha se disa persona ishin përpjekur të shkaktonin incidente duke hedhur akuza të vazhdueshme.
8 Shkurt 2023, 08:48 -
Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Vuçiç për njohjen reciproke me Kosovën: Le ta ëndërrojnë
Pavarësisht se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, presidenti Aleksandër Vuçiç teksa foli për situatën e tij në Kuvendin serb, tha se Kosova vetëm mund ta ëndërrojë njohjen reciproke nga Serbia.
7 Shkurt 2023, 20:54 -
Skandal në Serbi! Deputeti jep dorëheqjen, u filmua duke parë video porno gjatë debatit për Kosovën në Parlament
Deputeti serb Zvonimir Steviç ishte në vëmendje të mediave pasi u filmua duke parë video porno në celularin e tij gjatë seancës në Kuvend ku po zhvillohej debati për Kosovën. Pas kritikave, ai dha dorëheqjen.
7 Shkurt 2023, 18:58 -
Hovenier: Mirëpresim pranimin e propozimit të BE-së nga Kosova, marrëveshja e përkohshme sjellë përfitim për të dyja palët
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovës, Jeff Hovenier, ka mirëpritur pranimin në parim të propozimit të Bashkimit Evropian apo planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.Përmes një postimi në Twitter ai tha se do të vazhdojnë mbështetjen për dialogun në mënyrë që mos ketë tension midis shteteve.
7 Shkurt 2023, 11:40 -
Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Meta: Zhvillime pozitive mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi! Kontribuon për paqen e qëndrueshme
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që pranoi propozimin franko-gjerman. Në një reagim në Facebook thotë se kjo kontribuon në paqen e qëndrueshme dhe sjell normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
7 Shkurt 2023, 10:44 -
Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Vuçiç pas takimit me Lajçak: Bisedë miqësore! Do vazhdoj të mbroj Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka pasur një “bisedë të hapur dhe miqësore” me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
6 Shkurt 2023, 22:51