-
Zgjedhjet/ Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni të votoni! E dini kush ua ngriti kokën e ulur në Greqi, Itali e gjetkë
Teksa na ndajnë edhe rreth 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama u ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen, pasi afati i fundit është data 4 mars.
17 Janar, 16:19 -
Sondazhi në 'Frontline', PS merr mandatin e katërt me më shumë se 50% të votave! Rama lideri më i pëlqyer, diaspora e preferon më shumë se zgjedhësit këtu
Partia socialiste vijon të jetë e preferuara e elektoratit në Shqipëri. Sipas sondazhit të Report TV rezulton se 50.5% do t’i jepte sot votën të majtës. Madje në Janar ka një rritje me 2.4% krahasuar me dhjetorin. Të dhënat tregojnë gjithashtu se edhe Diaspora voton PS. Aktualisht ka një rritje të mbështetjes ndaj Ramës nga emigrantët me një pëlqyeshmëri prej 56.1% të tyre.
16 Janar, 17:24 -
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
Kryesocialisti Edi Rama do mbledhë nesër (16 janar) në orën 17:00 drejtuesit politikë të qarqeve. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet përmes platformave online, ndërsa fokusi do të jetë tek vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve.
16 Janar, 16:00 -
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
Një në 3 persona nuk janë pranuar, pasi në mënyrë masive ata nuk kanë ngarkuar në sistem një dokument të saktë që vërteton adresën e banimit. Numri i personave të refuzuar është mbi 2000. Të gjithë këta persona kanë të drejtë të riaplikojnë pranë KQZ-së, duke kontrolluar në llogarinë e tyre PER në KQZ, se çfarë kanë bërë gabim
16 Janar, 12:17 -
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
16 mijë votues nga jashtë kanë aplikuar për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Për analistin Alban Daci, partitë e mëdha nuk kanë hallin e emigrantëve, ndërsa sipas tij vota e tyre nuk do ndikojë në rotacion politik.
15 Janar, 22:06 -
Zgjedhjet/ Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?
Dyndjet e larta të emigrantëve që kërkojnë të regjistrohen si votues nga jashtë, janë shoqëruar me pasaktësi serioze. KQZ raporton se gabimet më të mëdha po vihen re tek vërtetimi i adresës në shtetin e huaj. Anëtarë të Komisionit Rregullator akuzojnë KQZ-në se po refuzon pa të drejtë disa kategori votuesish dhe kërkuan të lehtësohet procesi i regjistrimit
15 Janar, 15:39 -
Kreshnik Spahiu: Unë isha atje, kur votuan 500 emigrantë të dehur, në mënyrë kolektive dhe të ‘detyruar’…
“Hajredini” nga Gjakova ka një firmë ndërtimi në Gjermani me 250 punëtorë. Të gjithë të punësuarit i ka nga Kosova se i paguan lirë për shkak të “dokumenteve.” Gjatë darkës “Hajredini” dhe stafi i tij mbushën afro 500 vota, të punëtorëve dhe të familjarëve të tyre. Ishte skenë komike kur shikoje 500 pasaporta dhe 500 dokumente zgjedhore…..
15 Janar, 10:56 -
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
Ndërkohë që ka filluar procesi i regjistrimit të diasporës shqiptare si votuese për zgjedhjet e 11 majit, kanë nisur të shfaqen rezervat e para, kryesisht nga opozita, për procesin dhe transparencën e votimit.
14 Janar, 22:06 -
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
Shifrat në rritje të diasporës që aplikon në KQZ për të votuar e kanë kaluar 13 mijëshin. Bashkë me numrat, të dhënat na tregojnë edhe për shtrirjen e shqiptarëve nëpër botë, vende atipike, të cilat nuk janë të njohura si destinacione për traditën tonë emigruese.
14 Janar, 17:53 -
Topalli për Report Tv “rezerva” me PD: Për diasporën jemi vonë! Duhet të jesh SpaceX i Elon Musk që ta bësh vetëm
Drejtuesja e PD për diasporën, Jozefina Topalli thotë në një intervistë për Report Tv se shpreson në pjesëmarrjen masive të emigrantëve në zgjedhjet e 11 majit. Topalli thotë se PS përdor ambasadat, presionin e takimet e luksit për të joshur diasporën, por kritika ka edhe për vetë PD-në e cila thotë se nisi vonë punën me emigrantët për ta votuar në këto zgjedhje.
14 Janar, 15:28 -
Reduktohet në 15 ditë koha e nevojshme për pajisjen me dokumenta biometrikë për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit
Përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi bëhet e mundur që të përgjysmohet koha e aplikimit dhe marrjes së pasaportës për diasporën shqiptare. Thënë ndryshe, tani çdo qytetari shqiptar që jeton jashtë kufijve të vendit nuk do t’i duhet më 30 ditë për tu pajisur më pasaportë, por kjo kohë reduktohet me 15 ditë.
14 Janar, 15:19 -
Regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Elena Xhina: 3 mijë kërkesa në ditë! Medlir Mema: Kemi shqetësim për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave
Në ‘Studio Live’ përfaqësuesja e PS-së në KQZ, Elena Xhina tha se deri tani ka një numër të madh kërkesash për regjistrim 10 mijë të tilla. Medlir Mema e cilësoi këtë moment si historik për demokracinë shqiptare. Gazetari Almer Toska theksoi skepticizmin e tij duke ngritur disa shqetësime lidhur me ecurinë e këtij procesi.
13 Janar, 19:37 -
Berisha: Jemi pro ndryshimit të Kodit vetëm për votën e Diasporës! Sulmon gjyqtaren Xhaferrllari: Të largohet, ka shkelur ligjin
Prej më shumë se një viti nën akuzë për aferën në dosjen “Partizani”, kreu i PD doli në konferencë për mediat ku akuzoi kryeministrin Rama për narkoregjimin dhe ekonominë. PD ngre Bordin e Euros, do kompensojë eksportuesit për diferencat e euros. Sulmon dhe gjyqtaren e Kushtetueses për bashkëjetesën me Alibeajn
13 Janar, 13:02 -
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
Nisja zyrtare e regjistrimeve të emigrantëve shqiptarë prej 11 Janarit në KQZ po njeh interes të lartë nga ora në orë. Në tre ditët e para ka një ritëm mesatar prej rreth 3 mijë regjistrimesh në ditë. Momentalisht ky numër ka shkuar në 8727 aplikime
13 Janar, 12:19 -
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion/ Aplikojnë 6749 emigrantë, miratohen 845, dominojnë burrat me 73%! Mbi gjysma të moshës 24-45 vjeç
Dita e parë dhe e dytë kanë pasur një fluks të lartë, ndërsa kryesojnë aplikantët që jetojnë dhe punojnë në vende si Italia, Greqia dhe Gjermania. Zgjedhësit burra kryesojnë me rreth 75 %, dhe shumica dërrmuese janë të rinj
12 Janar, 12:51 -
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim në Puglia me kryetarët e komunave të këtij rajoni.
11 Janar, 16:22 -
Celibashi sërish thirrje Kuvendit: Ndryshoni kodin zgjedhor për kthimin e votës së diasporës! PD pro, ‘joshet’ me numëruesit në KQZ
Ilirjan Celibashi kërkon mirëkuptimin e partive për të ndryshuar në Kuvend Kodin Zgjedhor. Kjo do të lejonte që shteti të paguante të gjitha kostot e postës për zarfet me votat e diasporës, si dhe do të prodhohej më shpejt fleta e votimit për emigrantët, nëse afatet për regjistrimin e kandidatëve afrohen me 10 ditë.
11 Janar, 13:10