-
Politikë
Vetingu i politikanëve, Alfred Rushaj i PD gazetarëve: Kemi zgjedhur të njëjtin standard si atë të magjistratëve, nëse ju shqetësojnë 'të drejtat e njeriut' flisnit që atëherë
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj në një komunikim për mediat nga selia blu, i pyetur nga gazetarët nëse i shkel të drejtat e njeriut drafti për vettingun e politikanëve tha se është përdoru i njëjti standard si në vettingun e magjistratëve, prokurorë dhe gjyqtarë, dhe nuk ka asnjë arsye politikanët të përdorim një standard tjetër.
21 Tetor 2021, 12:47 -
Politikë
'Rinumërim', KQZ do të hapë 10% të kutive por s'ka ndikim në rezultat! Vendoset kontroll në të gjitha ZAZ-të, përveçse aty ku u votua dhe numërua elektronikisht
KQZ pritet që shumë shpejt të rinumërojë 10% të kutive të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit. Kodi Zgjedhor përcakton që rishqyrtimi i 519 kutive bëhet për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve.
7 Tetor 2021, 13:16 -
Politikë
Pas herësit, Gjykata Kushtetuese rrëzon një tjetër nen në Kodin Zgjedhor, shfuqizohet pragu 1% i votave në rang kombëtar për kandidatët e pavarur
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Kodin Zgjedhor duke shfuqizuar pragun 1% për kandidatët e pavarur. Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kandidatit të pavarur, Elton Debreshi.
5 Tetor 2021, 09:07 -
Kronikë
Gjobitet drejtoi i një shkolle në Kukës, lejoi kandidaten për deputete të bënte fushatë brenda ambienteve mësimore
Drejtori i shkollës së mesme Shën Meri në Kukës është gjobitur me 5 mijë lekë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi ka shkelur Kodin Zgjedhor duke lejuar një aktivitet elektoral brenda ambienteve mësimore.
21 Shtator 2021, 10:50 -
Politikë
Në shtator sërish 'rinumërim', KQZ hap 10% të kutive por s'ka ndikim në rezultat! Këqyrja, proces për transparencë e verifikim, shkeljet do të referohen në prokurori
KQZ pritet që në shtator të rinumërojë 10% të kutive të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit. Kodi Zgjedhor përcakton që rishqyrtimi i 519 kutive bëhet për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve.
13 Gusht 2021, 13:26 -
Kronikë
Çaka nga KQZ: Kodi Zgjedhor ka mangësi, palët të mblidhen për ta përmirësuar
Në zgjedhjet e ardhshmet buxheti për partitë politike për shpenzimin në fushatën zgjedhore do të dyfishohet. Ndarja ndërmjet buxhetit, në vitin e ardhshëm do të bëhet ndërmjet katër partive, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Social-Demokrate si dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat arritën që të kalonin pragun me prej 1% në zgjedhjet e 25 prillit. Për çdo votë të vlefshme të marrë nga shqiptarët, partitë politike marrin 85 lekë
21 Korrik 2021, 13:55 -
Kronikë
Si ndahen paratë për zgjedhje, Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e arsyetuar për rrëzimin e kërkesës së aleatëve të PD
Kërkesa e pesë partive aleate të Partisë Demokratike për të shfuqizuar ndryshime të Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit të vitit të kaluar për mënyrën se si ndahen fondet për partitë e vogla është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese disa javë më parë.
19 Korrik 2021, 17:41 -
Politikë
Kushtetuesja rrëzoi herësin, juristi Ledio Braho për Report Tv: Duhet formule e re! Vakancat në Bashki? Duhet të presim vendimin e Kushtetueses për 'vendoret'
Shfuqizimi i herësit nga Gjykata Kushtetuese për juristin Ledio Braho, kërkon përcaktimin e një formule të re një orë e më parë. Sipas tij kjo formulë duhet të bëjë që vota parapëlqyese të jetë e zbatueshme në çdo qark.
17 Korrik 2021, 13:54 -
Politikë
Shpërndarja e mandateve të deputetëve, 'Kushtetuesja' publikon vendimin e arsyetuar: Masa e herësit është e madhe, s'është respektuar proporcionaliteti
Pas vendimit të marrë më 30 qershor, ku ka pranuar pjesërisht kërkesën e Bindjes Demokratike dhe të Lëvizjes Demokratike për Ndryshim për të shfuqizuar nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit, Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin e argumentuar. Ndryshe nga siç u interpretua Kushtetuesja nuk e ka shfuqizuar tërësisht herësin por ka konsideruar si antikushtetues masën e tij.
13 Korrik 2021, 19:28 -
Kronikë
Heqja e herësit/ Juristi i PD Marash Logu: ‘Kushtetuesja’ konfirmoi qëndrimet tona për ndryshimet kushtetuese! Nxiten ndryshime në Kodin Zgjedhor
Partia Demokratike është treguar e rezervuar për qëndrimet mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hoqi herësin në garën e kandidatëve për deputetë brenda listës të së njëjtës parti. Por asipas juristit të PD-së, pikërisht ky vendim shihet si një nxitje për një kod më të mirë zgjedhor duke lënë të hapur mundësinë për bisedime të tjera me konsensus politik për reformën zgjedhore që u zbatua me 25 prill.
8 Korrik 2021, 15:02 -
Opinion
Problematikat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Kodin Zgjedhor
Vendimi i GJK, duke hequr herësin, në fakt rrit shumë mundësinë e shit- blerjes së votës. Tashmë do bien fare skrupujt dhe çdo kandidat që është edhe në fund të listës, do përpiqet që të mbledhë sa më shumë vota, ku e si të mundet, vetëm e vetëm që të dalë deputet.
1 Korrik 2021, 09:17 -
Politikë
Zyrtari i DASH Reeker shmangu Metën gjatë vizitës në Tiranë, Frrok Çupi: Amerikanët ia kanë vënë vizën presidentit, nuk e njohin
Shmangia e presidentit Ilir Meta nga Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker gjatë vizitës së tij në Tiranë, për analistin Frrok Çupi tregon se SHBA-të ia kanë vënë vizën dhe nuk e njohin.
30 Qershor 2021, 18:39 -
Politikë
Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Patozit dhe Murrizit, zgjedhjet e ardhshme priten me lista 100% të hapura! Rrëzohet herësi
Gjykata Kushtetues ka pranuar kërkesën e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit për shfuqizuar nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit. Kërkesa për shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor është pranuar pjesërisht si e papajtueshme me Kushtetutë.
30 Qershor 2021, 15:38 -
Kronikë
Kërkuan rrëzimin e nenit të Kodit Zgjedhor për ndarjen e mandateve, 'Kushtetuesja' cakton seancën për kërkesën e Patozit dhe Murrizit
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 9 qershor 2021 kërkesën e Partisë Bindja Demokratike dhe Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit në lidhje me shpërndarjen e mandateve. Kërkesat e dy partive e dorëzuar më 29 dhjetor 2020 lidhet me rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.
10 Maj 2021, 08:48 -
Politikë
Anëtari i KAS në KQZ për Report Tv: Ka kandidatë që nuk kuptojnë mënyrën sesi do të zgjidhen deputetë
Fleta me numra do të sjellë konfuzion për votuesit në zgjedhjet e 25 prillit. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv anëtar i Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve Ledio Braho, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili tha se fleta me emra do të ishte më mirë për faktin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Sipas tij numrat janë të gjithë të njëjtë për kandidatët, gjë që do të sjellë konfuzion
9 Prill 2021, 11:55 -
Opinion
Truku i Ramës me Damianin, si kurth për hierarkinë në lista
Pakkush e kuptoi se çfarë do të ndodhte kur ngriti dorën të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor vitin e shkuar. Socialistët duartrokitën trukun e Ramës dhe Damianit sepse tek mungesa e koalicioneve panë shans për rikonfirmimin e vetmisë së tyre në pushtet për herë të tretë. Opozita, sipas refleksit të opozitave, që vrapon t’i thotë plaç cilësdo teshtime pushteti, akuzoi se përkundër premtimit, listat mbetën sërish të mbyllura. Por asnjëra palë dhe as pala tjetër, nuk kuptuan se kurthi tashmë ishte ngrehur: Kodi do t’i vinte në rradhë që të peshohen sipas votës që marrin individualisht
26 Mars 2021, 18:25 -
PD kërkesë KQZ-së: Qeveria po shkel rregullat e zgjedhjeve, ka dhënë koncesion 100 milionë euro dy muaj para zgjedhjeve
Sipas PD-së procedurat e koncesionit që do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë euro për 10 vjet u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria
1 Mars 2021, 19:39 -
Kallëzimet e PD për shkeljen e ligjit elektoral me aktivitetet, Gjiknuri për Report Tv: Është absurde, nuk është vepër penale
Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i ftuar në Report TV i cilësoi absurde padinë e ngritur nga Partia Demokratike në SPAK për zyrtarët e PS-së se po përdorin funksionin publik pë
1 Shkurt 2021, 15:17 -
Ambasadori i OSBE-së mbledh diplomatët e huaj në Shqipëri, i pranishëm edhe Celibashi
Thuajse tre muaj nga dita e zgjedhjeve, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, organizoi sot një takim të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Shqipëri për të shkëmbyer informacion dhe për të bashkërenduar qëndrimet lidhur me zgjedhjet kuvendore të 25 prillit. Në krah të tij ishte ambasadorja suedeze, Elsa Håstad, vendi i së cilës mban Kryesinë e Radhës të OSBE-së.
20 Janar 2021, 12:56 -
Rudina Hajdari ‘kërcënon’ Ruçin: Të pezullohet shqyrtimi i ligjeve, ndryshe do ankohem tek ndërkombëtarët
Zbardhen disa nga debatet në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve, deputetja Hajdari përplaset me Gramoz Ruçin dhe Taulant Ballën për nismat që ndalohen nga Kodi Zgjedhor.
14 Janar 2021, 17:09