-
Seanca maratonë, Kuvendi miraton Kodin Zgjedhor dhe 22 vendime të tjera para pushimeve! Basha: E çojmë në Kushtetuese! Jo rritje pagash për GJK
Deputetët miratuan në seancën e fundit plenare me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor që mbyll listat në 1/3 e saj. Votë kundër dhanë deputetët Alibeaj dhe Sula ndërsa të shumtë qenë ligjvënësit opozitarë që nuk morën pjesë në votim, mes të cilëve krerët e partive të vogla. Votimit i parapriu një debat i ashpër mes deputetëve të cilët kritikuan ndryshimet që sipas tyre, do të çojnë në Kuvend vetëm të preferuarit e kryetarëve
27 Korrik 2024, 12:14 -
106 vota pro, PS-PD miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Lista të hapura në 2/3 dhe votë të diasporës! ‘Përplasen’ demokratët, akuza për pazar Berisha-Rama
Pas një seancë maratonë Kuvendi miratoi me 106 vota pro, 2 kundër dhe asnjë absetim, ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor që parashikon që lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale. Ndërsa kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët. Për herë të parë do të votojnë shqiptarët që jetojnë jashtë. Alibeaj e Sula votuan kundër! Bashës i rrëzohen amendamentet: Zgjedhjet u shitën.
26 Korrik 2024, 07:34 -
Dakordësia e PD-PS për Zgjedhoren, Braçe e Çyrbja: Jemi për listat të hapura! Alibeaj: Deputetët të mos lëpijnë atë që s’thuhet! Açka: Kandidoj e pavarur
Deputetët e Kuvendit kanë dhënë ditën e sotme prononcime përpara nisjes së seancës, lidhur me vendimin e marrë ditën e djeshme mbi listën pjesërisht të hapur (2/3) për zgjedhjet e 2025. Edhe nga mazhoranca kanë shprehur kundërshtime lidhur me vendimin e marrë
25 Korrik 2024, 11:56 -
Listë e hapur 2/3? Bazuar në rezultatin e 2021-shit, vetëm 40 deputetë do të zgjidheshin me votë nga shqiptarët! 100 emërime nga kryetarët
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë sjellë në Kuvend një draft të dakordësuar për reformën zgjedhore, ku lajmi kryesor, bashkë me votën e emigrantëve, është hapja e listave për zgjedhjet e ardhshme. Çfarë parashikojnë realisht ndryshimet në Kod sipas draftit të dakordësuar dhe sa deputetë realisht do të shkojnë me votën e shqiptarëve në sallën e Kuvendit?
24 Korrik 2024, 20:23 -
Vota e diasporës/ PS çon në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Spiropali: Ende presim propozimet e PD-së
Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali ftoi PD-në e grupet e tjera parlamentare të bëjë propozimet e veta dhe të hidhen në diskutim në seancë parlamentare.
9 Korrik 2024, 13:21 -
Zgjedhorja/ ‘Të vegjlit’ kërkojnë korrektim kombëtar dhe prag të vogël! Duka-Mediu-Dule: Lista të hapura dhe teknologji në të gjithë vendin
PAA, PR dhe PBDNJ kanë depozituar në kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa risi është korrektimi kombëtar me prag 0.5%. Duka, Mediu dhe Dule kërkojnë që nga hapja e listave deri te rikthimi i listave të përbëra në koalicionet zgjedhore. Depozitimi direkt në Kuvend i propozimeve të tyre tregon se kanë pak besim te grupi i dialogut, që do të prodhojë një produkt konkret.
28 Prill 2024, 16:01 -
Ben Andoni: Kodi Zgjedhor kërkon thjesht të ulet pabarazia, pa… demokracinë
Me kulturën e mangët demokratike, ende sot nuk kuptohet se demokracia ndërtohet për çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë, por në parlamentin tonë, njerëzit e PD-së me dhunën e përdorur nuk arrijnë as ta perceptojnë atë që është jashtë binomit Berisha-Bashës, ashtu si njerëzit e maxhorancës kur artikulojnë dhe përcjellin fjalët e Ramës: se nuk kanë kohë për opozitën, nuk kuptojnë në thelb se politika është marrëveshje.
21 Janar 2024, 20:02 -
KQZ kërkon kompensimin e kohës televizive për partitë e vogla
Pas raportit të AMA-s që vlerësonte se një numër televizionesh nuk kishin respektuar përcaktimet ligjore për pasqyrimin e drejtë dhe të barabartë të fushatës zgjedhore, komisioneri Celibashi kërkoi kompensimin e minutazhit sipas përcaktimeve ligjore.
6 Maj 2023, 17:00 -
Berisha vjen me propozimin e çuditshëm: T'i detyrojmë shqiptarët të votojnë! Nga debati në Belgjikë te Koreja e Veriut, ja cilat vende e kanë votimin e detyrueshëm
Në komunikimin e kësaj jave me simpatizantë që i bëjnë pyetje në facebook, ish-Kryeministri Sali Berisha i kishte edhe disa ide që nuk i kishte shprehur më parë.Në mënyrë të beftë Berisha tha se për të luftuar fenomenin e shitblerjes së votës ai do të kërkojë që vota në Shqipëri të bëhet e detyrueshme dhe qytetarët të mos lejohen të rrinë në shtëpi ditën e zgjedhjeve.
26 Nëntor 2022, 14:25 -
Financimet/ Celibashi: Politika më e frikësuar nga sanksionet! Partitë duken të ndërgjegjësuara për zbatimin e Kodit Zgjedhor
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi thotë se palët politike duken të ndërgjegjësuara për zbatimin e kodit zgjedhor sa i përket financimit, por janë edhe të frikësuar nga sanksionet nga mosrealizimi i tyre.
23 Nëntor 2022, 10:16 -
Reforma zgjedhore/ PD propozon 'fushata të varfra': Ndalohen kreditë dhe dhuratat, partitë të shfrytëzojnë vetëm fondet publike e kuotat e anëtarësisë
Fushata elektorale të ‘varfra’ dhe jo kaq pompoze sa i kemi parë në të gjithë këto vite do të shihnim në vazhdim nëse propozimi i Partisë Demokratike për ndryshime në Kodin Zgjedhor do të miratohej. PS propozon që zgjedhësit të njoftohen nëpërmjet e –Albania, falas, për qendrën e votimit, vendndodhjen dhe adresën e saj, si dhe numrin rendor.
31 Tetor 2022, 13:37 -
Lista të hapura edhe për Këshillat Bashkiakë, shoqëria civile dorëzon në KQZ nismën! Kristaq Kume në Report Tv: Rrit cilësinë dhe përfaqësimin, s’ka ‘herës’
Hapje të listave edhe për zgjedhjet vendor, konkretisht për kandidatët për ‘parlamentet’ lokale si një domosdoshmëri për të rritur cilësinë dhe performancën qeverisëse. Kjo është kërkesa e disa organizatave të shoqërisë civile, e konkretizuar me mbledhjen e 21.875 firmave (Nga 20 mijë që kërkon Kushtetuta dhe ligji).
17 Tetor 2022, 17:29 -
Kronikë
Kush ishte biondja me maskë Covid që fotografoi votën dhe çoi komisionerët në gjykatë! Mohuan se e njihnin por prokuroria vërtetoi të kundërtën
Të gjithë komisionerët e qendrës së votimit në shkollën “At Zef Pëllumbi”, përfunduan të pandehur në gjykatën e kryeqytetit mbasi gënjyen autoritetet duke mos treguar identitetin e një gruaje, të cilën ata e konstatuan duke fotografuar votën dhe më pas kur u ripyetën në polici, ata mohuan që ta kishin parë ndonjëherë.
29 Shtator 2022, 12:41 -
Ylli Pata: Arsyet e rikthimit të fabulës për “luftë finale” me Edi Ramën
Është rikthyer sërish këto ditë nga mbështetësit mediatikë të Berishës dhe Metës, e ashtuquajtura teoremë e “luftës finale”. Një term i nxjerrë nga refreni i “Internacionales”, që e konsideron këtë luftë finale si “vendimtaren mbi dhe”.
5 Shtator 2022, 20:49 -
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Ilir Meta nuk do të kandidojë për deputet apo kryebashkiak pa marrë certifikatë të re nga Gentiana Sula se s'ka qenë spiun
Zbulohen ndryshimet në ligjin zgjedhor. Mazhoranca vendos të ndalojë me ligj bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit që të kandidojnë për deputet dhe për kryebashkiakë. Çdo kandidat duhet të paraqesë dokumentin nga Autoriteti i Dosjeve se nuk ka qenë spiun.
5 Shtator 2022, 16:27 -
Mbarojnë pushimet! Debati politik rinis me të ‘shkuarën’! Nismat e PD-PS kundër komunizmit diskutohen të premten
Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare që mblidhet të premten nën drejtimin e Lindita Nikollës pritet të rindezë debatin politik për disa ndryshime ligjore nga mazhoranca dhe opozita që tentojnë të largojnë tentakulat e regjimit komunist nga politika shqiptare.
30 Gusht 2022, 20:58 -
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërkombëtarët: Të mos lihen në momentet e fundit, të zbatohen rekomandimet e OSBE
Kur na ndajnë më pak se 3 javë nga zgjedhjet e pjesëshme lokale, politika dhe shoqëria civile diskutuan për ndryshimet që duhet të bëhen në Kodin Zgjedhor. Balla e Alibeaj ranë dakord se për të realizuar një reformë që do mundësojë zgjedhje të lira e të ndershme duhet të ketë konsensus mes palëve politike.
16 Shkurt 2022, 18:20