-
Meta dekreton 5 ligjet e miratuara nga Kuvendi: Çdo fenomen që vendos në rrezik lirinë e votës duhet të ndëshkohet rreptësisht
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të premte 5 ligje të miratuara më herët nga Kuvendi i Shqipërisë të lidhura me marrëveshjen e 5 qershorit. Ligjet u evidentuan në marrëveshjen e 5 qershorit 2020 mes palëve politike që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.
8 Janar 2021, 12:06 -
Opozita e re ose as-i nën mëngë i mazhorancës! Si u bënë pjesë e 'rregullave të lojës' drejt 25 prillit
Përgjatë një viti, opozita parlamentare i dha votën mazhorancës për të kaluar një sërë ligjesh në Kuvend. Më të diskutuarat ndryshimet Kushtetuese që sollën hapjen e listave dhe ndryshimin e formulës së koalicionit
2 Janar 2021, 19:32 -
Çoi në ‘Kushtetuese’ mënyrën si ndahen mandatet, Murrizi në ‘Repolitix’: Kjo gjykatë, më politike se e para! PS-PD-LSI kanë përfaqësuesit e tyre atje
Myslim Murrizi tha në “Repolitx” se Gjykata Kushtetuese e re është më politike se ajo e para, ku anëtarët e saj janë shprehur hapur si besnik të një linje politike.
29 Dhjetor 2020, 22:36 -
BD vë 'kushte', Skënderi: Moskandidimi në 4 qarqe rregull i panegociueshëm për këdo që bën koalicion me ne! Do pranojmë çdo vendim të 'Kushtetueses' për Kodin
Anëtari i Bordit të Bindjes Demokratike Arbën Skënderi në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se BD e kishte paralajmëruar dorëzimin në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut
29 Dhjetor 2020, 19:40 -
Ledio Braho në Report TV: Vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit objektivisht e pamundur! Procesi do jetë më i ngadaltë prej ndryshimeve në Kod
Anëtar i Këshillit të Ankesave në KQZ, Ledio Braho, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit është ende objektivisht e pamundur. Ndonëse KQZ ka ngritur një komision pune si dhe është krijuar një hapësirë në e-albania për të bërë të mundur deklarimin e vendbaniveve të gjithë emigratët, në këto zgjedhje vota e tyre s'do mund të bëhet realitet
29 Dhjetor 2020, 18:39 -
Patozi dhe Murrizi, kërkesa në 'Kushtetuese': Të rrëzohet neni i Kodit Zgjedhor për ndarjen e mandateve! Kryemadhi e Topalli të bëjnë të njëjtën gjë
Partia Bindja Demokratike, me koordinator Astrit Patozin, është e para që shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese menjëherë pas bërjes së saj funksionale. Paraditen e sotme Bindja Demokratike dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.
29 Dhjetor 2020, 11:24 -
KQZ kufizon qeverinë për zgjedhjet, Hyseni një dite para votimit të draftit: Të mos kapërcehet ligji, nuk do të thotë se puna do ndalet (VIDEO)
Ndonëse KQZ ka kërkuar të kufizojë Qeverinë 4 muaj para zgjedhjeve nga emërimet, pagat falja e gjobave etj, mazhoranca thotë se nuk do të ndalet puna pavarësisht çfarë vendimi do merret. Në një intervistë për Report tv, Alket Hyseni kërkon nga KQZ të mos kapërcehet gjithçka që është përcaktuar me ligj.
22 Dhjetor 2020, 16:49 -
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Damian Gjiknuri në Report Tv: 'Venecia' rrëzoi të gjitha pretendimet e opozitës, hyjmë të barabartë në zgjedhje
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili ishte përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik që u mor me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është shprehur se Komisioni i Venecias me vendimin e dhënë së fundmi rrëzoi të gjitha pretendimet e opozitës. Teksa numëroi të gjitha gjetjet e 'Venecias' treguan se asgjë thelbësore nuk është bërë në ndryshime në kod, nuk janë krijuar avantazhe dhe disavantazhe. Sipas tij opozita dështoi edhe në këtë betejë
14 Dhjetor 2020, 13:54 -
Nuk miratohet asnjë ndryshim i kërkuar nga Meta/ Opinioni final i 'Venecias': Kodi Zgjedhor, në përputhje me standardet! Djegia e mandateve, akt kundër trashëgimisë elektorale evropiane
Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin përfundimtar në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe amendamentet e Kodit Zgjedhor. Ky opinion i Venecias vjen pas kërkesës së çuar nga Presidenti . Në këtë dokument final mësohet se nuk është miratuar asnjë ndryshim i kërkuar nga Presidenti Meta.
11 Dhjetor 2020, 12:13 -
Intervista e plotë/Celibashi: Listat e hapura do vonojë rezultatin! Teknologjia në zgjedhje shmang disa probleme! 27 mln € shërbejnë për disa zgjedhje
Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi tha gjatë një intervistë për Report Tv se hapja e listave zgjat procedurën e numërimit të votave çka do të vonojë edhe rezultatin e zgjedhjeve. Celibashi sqaroi edhe se çfarë do të bëjë KQZ me 27 milionë euro.
3 Dhjetor 2020, 19:49 -
Venecia, heshtja e opozitës dhe Metës flet më shumë se 1 mijë fjalë
Ka më shumë se 12 orë që është publikuar opinioni i Komisionit të Venecias dhe ende nuk ka pasur asnjë reagim nga Presidenti Ilir Meta, krerë të opozitës dhe qarqet mediatike e rrjetet sociale janë të heshtura. Përse?!
3 Dhjetor 2020, 16:38 -
Anëtari i 'Rregullatorit' në Report Tv: KQZ zhvilloi takim me 'Venecian' para 1 jave, mbajti qëndrim neutral për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Juristi në KQZ, Dritan Çaka në Report Tv ka zbuluar një takim të zhvilluar rreth një javë më parë me Komisionin e Venecias lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në intervistën në emisionin "Sot live në Shqipëri" në Report Tv, Çaka tha KQZ ka mbajtur një qëndrim neutral sa i përket ndryshimeve të bëra.
3 Dhjetor 2020, 12:19 -
Venecia për Kodin Zgjedhor, Murrizi: 4 rekomandimet kanë tjetër objekt nga ajo për çfarë i thirri Meta! Kulluri: Ishte vonë të ndërhynte
Opinioni paraprak i Komisionit të Venecias, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilat drejtohen 4 rekomandime të autoriteteve shqiptare për t'i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit, ka qenë sot temë e emisionit "Repolitix" në Report Tv.
2 Dhjetor 2020, 21:31 -
Komisioni i Venecias 'fshin' mungesën e konsensusit opozitar për Kodin Zgjedhor
Komisioni i Venecias u ka rekomanduar partive politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë për zbatimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar së fundmi në tetor, duke përfshirë dhe ndryshimet e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe ato të 30 korrikut.Komisioni ka konstatuar se ndryshimet nuk prekin standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve,
2 Dhjetor 2020, 20:45 -
Venecia për Kodin Zgjedhor, Balla: Komisioni është i kthjellët! Opozita përhap tym
Kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilat drejtohen 4 rekomandime të autoriteteve shqiptare për t'i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit.
2 Dhjetor 2020, 18:45 -
Opinioni i 'Venecias' rrëzon kërkesat e Metës dhe Bashës: Para 25 prillit mos ndryshoni më as Kodin Zgjedhor, as Kushtetutën. Ky parlament legjitim
Komisioni i Venecias bashkë me ODIHR iu drejton 4 rekomandime autoriteteve shqiptare për t'i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit pinioni i 'Venecias' nuk gjykon të arsyeshme ndryshime të tjera para zgjedhjeve të 25 prillit siç propozonte Presidenti dhe opozita jashtëparlamentare. "Ndryshimi i formulës së koalicioneve ka pak gjasa të ndikojë të rezultatin zgjedhor'' sipas "Venecias".
2 Dhjetor 2020, 17:09 -
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ 'Venecia' takime online me PD dhe LSI, i pranishëm vetë Basha! Opozita: 'Rilindja' prishi standardin e zgjedhjeve
Ekspertët e Komisionit të Venecias zhvilluan këtë të martë takimin faktmbledhës me Partinë Demokratike dhe LSI-në, mbi kushtetutshmërinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, i cili për shkak të pandemisë u zhvillua online. Në takimin virtual me ekspertët e Venecias, Kreu i PD Basha zgjodhi të ishte vetë prezent.
24 Nëntor 2020, 15:18 -
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Komisioni i Venecias nis misionin online me institucionet dhe partitë politike pas kërkesës së Metës
Pas përfundimit të misionit fakt mbledhës dhe diskutimeve me të gjitha institucionet e përfshira, Komisioni i Venecias ka parashikuar një sesion plenar në datat 11 dhe 12 Dhjetor, ndërsa ne muajin Janar pritet që opinion përfundimtar të jetë në Shqipëri.
23 Nëntor 2020, 16:51 -
Meta çoi Kodin Zgjedhor në Komisionin e Venecias, ambasadori i Rumanisë: Ka status konsultativ, shpejt Shqipëria arrin standardet e BE
“Që ta dini Venecia ka një status konsultativ, por nuk është vendimmarrës, është këshilluese. Duhet pasur harmoni midis realitetit në Shqipëri ligjeve dhe vendimit këshillimor të komitetit të Venecias”, i është përgjigjur ambasadori Perpelea pyetjes nëse Mazhornca duhet të kishte pritur përgjigjen e Komisionit të Venecias.
5 Nëntor 2020, 16:09