-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
Këshilli i Ministrave aprovoi sot propozimin e Ministrisë së Brendshme dhe prej këtij viti do të ketë të tjera kritere për vlerësimin me shpërblim deri në 3 paga. Përzgjedhja do të bëhet sipas 8 kritereve.
9 Janar, 21:28 -
Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek/ Risitë e procesit: Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente për Diasporën
Koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të përgjysmohet. Kjo u konfirmua nga Administratorja e Kompanisë shtetërorë të prodhimit të dokumenteve IdentiTek, gjatë një vizite që ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi. Risia e dytë është ofrimi i mundësive për aplikim përmes zyrave të lëvizshme në qytetet ku jetojnë
8 Janar, 16:06 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Ministri Hoxha: 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote, 5050 qendra votimi, 4536 persona mbi 100 vjeç
Gjendja Civile ka publikuar edhe ekstraktin e parë të listës zgjedhore, në përputhje të plotë me përcaktimet ligjore dhe standardet e Kodit Zgjedhor, tha sot ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në një dalje publike për mediat. Më 11 Janar nis procesi për regjistrimin e emigrantëve
6 Janar, 16:51 -
Proda inspekton Kakavijën dhe urdhëron vartësit: Asnjë pengesë artificiale për qytetarët në kufi, lehtësoni lëvizjen dhe bashkëpunoni me homologët
Kryepolici Ilir Proda dhe ministri Ervin Hoxha, gjatë inspektimit në kufi dhe takimit me palën grekeDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, u ka kërkuar nga Kakavija të gjit
29 Dhjetor 2024, 21:44 -
Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, ministri Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi në kufi! Proda-vartësve: S'dua pengesa artificiale!
Nga Kakavija, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ku ishte për të inspektuar hyrje-daljet për festa, deklaroi se konstatoi që pala greke këtë vit ka marrë masa më të mira ndryshe nga vitet e tjera. Ai shoqërohej nga kryepolici Proda dhe drejtues të Kufirit, takime dhe me palën greke. Proda kërkon bashkëpunim të vartësve me homologët dhe numër të njëjtë sportelesh nga policia greke
29 Dhjetor 2024, 12:21 -
Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve, asnjë grua! Lista me EMRAT dhe qytetet
48 shefa të rinj komisariatesh janë përzgjedhur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në përfundim të garës me konkurrim për pozicionin ‘Shef Komisariati’. Në listën e të përzgjedhurve nuk ka asnjë grua në pozicione drejtuese.
18 Dhjetor 2024, 08:54 -
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nga takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, tha se reforma e ndërmarr nga qeveria për pensionet do të garantojë rritje pensionesh edhe për këtë kategori.
16 Dhjetor 2024, 17:54 -
Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor
Ankimimet e bëra do të shqyrtohen nga Komisioni gjatë ditës së hënë dhe të martë (16-17 Dhjetor), ndërsa të mërkurën pritet të listohen drejtuesit e rinj në 48 Komisariatet e vendit. 9 konkurrentët kanë ankimuar renditjen e tyre të bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, të cilët i kanë renditur me më pak se 70 pikë
13 Dhjetor 2024, 15:54 -
Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102 kandidatë morën më shumë se 70 pikë, 16 u skualifikuan dhe 23 u tërhoqën (RENDITJA)
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e 290 kandidatëve për pozicionin “Shef Komisariati”, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve, shpalli listën e pikëve të fituara gjatë procesit të konkurrimit. Nga 251 që u kualifikuan, vetëm 102 kapën 70 pikë e sipër. Edhe 4 gra nga 9 e kapën kuotën e pikëve
11 Dhjetor 2024, 17:56 -
Braçe: Nëse dezinformimi online nuk adresohet, ndikon zgjedhjet
Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat theksoi se nëse nuk adresohen boshllëqet ligjore për dezinformimin në internet, mund të ketë ndikim në zgjedhje.Braçe përmendi rastin e Rumanisë, ku ka pasur akuza për ndikim në zgjedhjet
4 Dhjetor 2024, 12:11 -
Braçe: Fëmijët përdorin numra që s’janë në emrat e tyre, e vështirë t’i mbrojmë! Duhen marrë masa për t’u kufizuar internetin
Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe ka ngritur shqetësimin edhe të numrave të celularëve që përdorin fëmijët, duke qenë se nuk janë në emër të tyre. Braçe thotë se është shumë e vështirë identifikimi dhe më pas mbrojtja e kësa
4 Dhjetor 2024, 12:05 -
Vrasja e 14-vjeçarit, Braçe: Rast model dezinformimi me synim politik, janë atakuar qëllimisht SPAK e BKH
Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat u ndal edhe tek vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani. Braçe tha se kjo ngjarje është një model tipik dezinformimi, që sipas tij po vazhdon ende. Për qëllime politike, Braçe thotë se janë atakuar qëllimisht SPAK e BKH. Për gazetar&eu
4 Dhjetor 2024, 11:58 -
Portale me origjinë ruse në gjuhën shqipe, Braçe: Kemi boshllëk ligjor për të reaguar, e vështirë për të zbuluar kush qëndron pas tyre
Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat sqaroi sot se kanë përfunduar dëgjesa publike me institucionet dhe puna do të vijojë me grupet e ekspertëve dhe deputetët. Ndërkohë, Braçe ngre problematikën e boshllëkut ligjor që nuk u lejon institucioneve
4 Dhjetor 2024, 11:50 -
Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, i janë shtuar edhe portale shqip! Braçe: Nëse dezinformimi nuk adresohet, ndikon zgjedhjet
Erion Braçe thotë se duhen ndryshime ligjore para zgjedhjeve të pranverës për të adresuar problematika si dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja, pasi rrezikojnë procesin zgjedhor. Në Komisionin e Dezinformimit foli edhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili konfirmoi ndikimin rus në vendin tonë përmes portaleve online.
4 Dhjetor 2024, 10:47 -
Vrasja e Martin Canit, reagon dhe ministri i Brendshëm, Hoxha: Ndalni fushatën e dezinformimit, mos helmoni publikun! Mbështes deklaratën e Policisë
Ministri i Brendshëm, Ervin HoxhaMinistri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mbështeti sot (28 Nëntor), deklaratën e Policisë së Shtetit në lidhje me situatën e krijuar nga faktorë të ndryshëm, përfshi edhe
28 Nëntor 2024, 13:17 -
Vrasja e Martin Canit/ Policia reagon sërish: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
Në një reagim të përsëritur, policia e Shtetit insistoi se pas vrasjes së Martin Canit, 14 vjeçar, fshihet vetëm një autori dyshuar, dhe jo një i dytë, siç është deklaruar në një intervistë televizive nga babai i shokut të plagosur të Martinit. Policia thotë se për këtë, ka prova të pakontestueshme.
28 Nëntor 2024, 12:14 -
Emërimet e reja/ Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda prezantojnë drejtorin e ri të Policisë së Beratit! Detyrat që iu lanë Luigj Vathit
Katër drejtorë të rinj të Policisë në Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Berat morën sot detyrën. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, i prezantuan në takime me struktura policore, autoritete vendore, drejtues të prokurorive dhe agjencive ligjzbatuese. Në Berat Luigj Vathi zëvendësoi Kastriot Skënderajn, ministri Hoxha kërkon luftë ndaj krimit ekonomik, informalitetit dhe siguri për turizmin
17 Nëntor 2024, 20:44 -
Blushi akuza për arrestimin e Ilir Metës: Policia po ruan emrat e efektivëve që morën pjesë në Operacion, iu mohua edhe avokati
Ministria e Brendshme ishte përgjigjur Partisë së Lirisë, por Sekretari i përgjithshëm, Tedi Blushi thotë se ata mbahen të fshehtë. Deklaron se Policia s’ka pranuar të japë emrat dhe se arrestimi i kreut të partisë ishte banditesk: Nuk u tregua as vendimi gjyqësor
7 Nëntor 2024, 15:08 -
Buxheti i Ministrisë së Brendshme 310 mln euro, 20% më shumë se vjet! Pjesa e ‘luanit’ për policinë, por nuk ka rritje pagash! Ministri: Rrisim investimet
Buxheti i Ministrisë së Brendshme për vitin 2025 pritet të jetë 20% më i lartë se viti 2024, 31 miliardë lekë. Vetëm policia, e cila zë më shumë se 80% të vlerës, rritet me 22%. Në plan disa projekte, mes tyre rikonstruksioni në disa drejtori e komisariate dhe “smart city”. Në 2025-ën nuk janë parashikuar rritje pagash për policinë.
5 Nëntor 2024, 16:21 -
Partia e Lirisë kërkesë Policisë e Ministrisë së Brendshme: Na vini në dispozicion emrat e policëve që ‘rrëmbyen’ Ilir Metën, operacion kriminal
Operacion kriminal nga njerëz të armatosur dhe me maska e quan Partia e Lirisë arrestimin e Ilir Metës. Blushi, Vasili dhe Xhixho i kërkojnë Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme emrat e policëve që kanë marrë pjesë në operacionin për arrestimin e Metës. PL thotë se kanë afat deri më 7 nëntor, ose në të kundërt do t’i kallëzojnë për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
4 Nëntor 2024, 11:54