-
Hagë/ Balla takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Europol: Do bashkëpunojmë në luftën kundër krimit të organizuar dhe procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Hagë me Drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL, Catherine De Bolle. Në qendër të diskutimeve ishte thellimi i bashkëpunimit me EUROPOL për të çuar përpara procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit.
24 Janar 2024, 14:01 -
Balla nga Berati: Duhet ta konsolidojmë Paketën e Sigurisë në shkolla, problem edhe dhuna në rrjetet sociale! Prindërit të shqetësuar
Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim në shkollën e Mesme Artistike “Ajet Xhindole” në Berat, ku u interesua rreth zbatimit të “paketës së sigurisë në shkolla” dhe rezultateve të arritura.
19 Janar 2024, 08:44 -
Operacionet e përbashkëta me FRONTEX, zv.ministri Mahila: Deri 92% e imigrantëve të paligjshëm u kapën në pikat e hyrjes
Zv.ministri i Brendshëm Andi Mahila prezantoi risitë e projektligjit "Për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë e BE, për aktivitetet operacionale të Agjencisë Europiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, FRONTEX, në Shqipëri", në Komisionin parlamentar të Ligjeve, i cili e miratoi atë.
16 Janar 2024, 16:26 -
‘Bishat’ e blinduara me vlerë 100 mijë euro që u janë sekuestruar grupeve kriminale, i kalojnë Policisë së Shtetit, ekspozohen para ministrisë së Brendshme
Makinat super luksoze që u janë sekuestruar anëtarëve të grupeve kriminale në vend, tashmë po përdoren nga policia e shtetit. Mjetet mes tyre edhe makina super-luksoze që e kalojnë vlerën 100 mijë euro, janë ekspozuar pranë Ministrisë së Brendshme dhe tashmë janë gati për shërbim.
13 Janar 2024, 17:05 -
Ngjarjet kriminale në vend, Balla: Duhen kontrolle më të forta në të gjithë territorin! Pres nga policia një plan masash
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar nga policia e shtetit një plan konkret masazh për kontrolle më të forta dhe kapjen e personave që zotërojnë armë zjarri dhe atyre të cilët kanë tendenca kriminale.
8 Janar 2024, 16:40 -
Kontrollet në objekte për sigurinë ndaj zjarrit, drejtorja e Shërbimit Zjarrfikës: Masa administrative për subjektet që kapen në shkelje
Me urdhrin e ri të dhënë nga Ministria e Brendshme do ushtrohen kontrolle në objektet në gjithë vendin, të cilët do t’i nënshtrohen një kontrolli për masat kundër zjarrit. Drejtoresha e Shërbimit Zjarrfikës në Ministrinë e Brendshme, Holta Komino thotë në Report Tv se do të ngrohen grupe pune që do të ushtrojnë kontrollet për zbatimin e rregullave teknike.
8 Janar 2024, 14:14 -
Ministri i Brendshëm: 37 të arrestuar e proceduar gjatë 24 orëve të fundit në disa qytete
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri të ditur sot se “37 shtetas janë arrestuar dhe proceduar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Fier dhe në Morinë të Kukësit”
7 Janar 2024, 13:31 -
Djegia e qendrës tregtare në Lushnjë, urdhri i ministrisë së Brendshme: Nga nesër kontroll në çdo objekt për masat e sigurisë ndaj zjarrit (Udhëzimi)
Nga dita e nesërme do të ketë një inspektim në shkallë vendi në çdo objekt për masat dhe mjetet për rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri dhe shpëtimi. Ky është urdhri i ri i dhënë sot nga ministria e Brendshme
3 Janar 2024, 15:45 -
I përkisnin organizatave kriminale, gomonia 200 mijë euro e motori 22 mijë euro do i kalojnë Policisë së Shtetit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla bën me dije se mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj.
3 Janar 2024, 13:34 -
Përfundon plotësimi i formularit për ‘SkyECC' dhe 'EncroChat’, burime: Asnjë polic s’deklaron se ka përdorur aplikacionet e grupeve kriminale
Efektivët e policisë plotësuan formularët në të cilët duhet të vetë deklaronin nëse kishin përdorur apo jo aplikacionet e koduara “SkyEcc” apo “EncroChat”. Report Tv mëson se asnjë punonjës nuk ka pranuar të ketë pasur aplikacionet, bisedat e të cilëve tashmë që po zbërthehen kanë zbuluar me dhjetëra veprimtari kriminale. Vetë deklarimi bie ndesh me atë që kreu i SPAK Altin Dumani zbuloi, se në çdo transkriptim të bisedave, del të paktën një polic.
30 Dhjetor 2023, 10:44 -
Polici u plagos me thikë pasi ndërhyri për të shuar sherrin, Balla në shtëpinë e re të Redin Çaushajt: Kredi zero dhe për efektivët 45 vjeç
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri një vizitë në shtëpinë e re të inspektorit të Policisë së Shtetit, Redin Çaushaj, i cili përfitoi nga programi i veçantë i aplikuar këtë vit, për dhënie kredie me interes zero për punonjësit e policisë që kanë nevoja urgjente për strehim.
29 Dhjetor 2023, 15:44 -
824 konkurrentë nga e gjithë Shqipëria në testim për t’u pranuar në Policinë e Shtetit! Detyrë shumë sfiduese, do të mbroni rendin publik
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndoqi nga afër testin e përgjithshëm me shkrim, të aplikantëve të rinj për t’u pranuar në kursin “Patrullë e Përgjithshme”.
27 Dhjetor 2023, 17:04 -
Begaj e Balla vizitojnë Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, ministri: Tryeza organizoi presidenti, na bashkoi mazhorancë, opozitë, pushtet vendor dhe ky është roli i presidentit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla së bashku me Presidentin e Republikës Bajram Begaj, ishin për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, ditën e sotme, ku uruan festat e fundvitit dhe drekuan së bashku me të moshuarit.
23 Dhjetor 2023, 16:33 -
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Maroku pranon kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Ruben Saraivës! Akuzohet si ekzekutor i biznesmenit
Tetë muaj pasi i arrestua, Maroku ka pranuar kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Ruben Saraivës, i cili është shpallur në kërkim nga autoritete shqiptare, si ekzekutori i dyshuar i biznesmenit Ardian Nikulak në prill të këtij viti në Shëngjin. Siç njofton policia, 28-vjeçar portugez, së shpejti do të ekstradohet
21 Dhjetor 2023, 17:10 -
Ashpërsim i veprave penale që cënojnë të miturit dhe të rinjtë, Balla për sigurinë në shkolla: Do instalohen kamera nëpër rrugët pranë institucionit
Ministria e Brendshme është hartuar drafti për rishikimin e veprave penale që cënojnë fëmijët dhe minorenët, me qëllim ashpërsimin e tyre dhe tashmë është dërguar në ministrinë e drejtësisë. Ministri Balla duke raportuar për paketën e sigurisë në shkolla tha se synohet që gjatë 2024 rrugicat pranë shkollave të monitorohen nga kamera sigurie.
18 Dhjetor 2023, 18:26 -
Vrasja në burgun e Peqinit, disa kamera s’punonin! Skanerat për armë e celularë jashtë funksionit! Mjacaj ishte në godinë tjetër, u transferua aty ku ndodhej Arben Lleshi
Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj shkaktoi furtunë me arrestimin e drejtorit dhe 11 vartësve. Prokuroria ka gjetur shkelje të rënda të sigurisë si skanerat e kontrollit për arme e celularë që nuk punonin dhe kamerat e një pjesë të sistemit të vëzhgimit jashtë funksionit. Në akt-akuzë thuhet se Mjacaj ka qenë në sistemin 41 Bis dhe ka dalë prej aty duke hyrë në sektorin B pa kontroll, ndërkohë që mbante armën me vete në çdo lëvizje brenda burgut.
17 Dhjetor 2023, 14:40 -
Vettingu në polici, 3 drejtues të Lartë të Policisë dhe AMP-së dalin para trupës Vlerësuese
Duke nisur nga nesër, datë 18 dhjetor ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, të cilat që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
17 Dhjetor 2023, 13:11 -
Balla takon të ngarkuarin me Punë të SHBA-së: Mirënjohës për bashkëpunimin e DEA-s me policinë e Kosovës për arrestimin e Gëzim Çelës
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka takuar të ngarkuarin me Punë të SHBA-së në vendin tonë David Wisner. Balla shpreh mirënjohjen për DEA-n amerikane dhe bashkëpunimin me policinë e Kosovës për arrestimin e ‘baronit të kokainë’ Gëzim Çela pak ditë më parë
12 Dhjetor 2023, 09:13 -
Qeveria Amerikane donacion për Policinë Kufitare, ambasadori amerikan: Si aleate e NATO-s, siguria e Shqipërisë, është edhe siguri e SHBA-ve
Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ambasadori në detyrë i SHBA David Wisner ishin në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, për të parë nga afër instalimin e pajisjeve të reja që shërbejnë për kontrollet kufitare dhe mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër dhe blu, dhuruara nga Qeveria Amerikane, përmes programesh të ndryshme ku spikat EXBS
5 Dhjetor 2023, 15:44