-
Nga kivano tek dora e Budës dhe papaja, Irakli Shkoza vazhdon të guxojë me frutat ekzotike: Fermerët duhet të rrezikojnë
Sfidat nuk e trembin. Guximi dhe dëshira për të eksperimentuar e kanë shtyrë Irakli Shkozën drejt kultivimit të frutave ekzotike. Çdo vit sjell varietete të pazakonta në tokën e tij në Divjakë.
6 Nëntor 2024, 22:12 -
SPECIALE/ Sezoni sfidues i vjeljes së ullinjve! Mungesa e punëtorëve dhe tregu informal vendas, zhgënjimi i përvitshëm i fermerëve
Është koha e vjeljes dhe përpunimit të ullinjve për vaj. Në zona të ndryshme të Shqipërisë fermerët kanë nisur punën. Por sa i mbarë është ky sezon për ta?
26 Tetor 2024, 16:20 -
Fermerët e Kukësit kërkojnë traktorë e autokombanja! Zv/ministri i Bujqësisë: Qeveria financon 50 % të vlerës, por ka disa kritere
Fermerët e Kukësit gjenden në vështirësi financiare për të blerë mjetet bujqësore, ndaj kërkojnë financim nga Qeveria. Zv/ministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote tha se është çelur aplikimi për Skemën Kombëtare të Investimeve në Ferma, por fermerët duhet të plotësojnë disa kritere për të përfituar fonde.
16 Tetor 2024, 15:33 -
'Bujqësia, shtëpi pa çati', njihuni me agronomin nga Nikla që ruan varietetet mbi 100-vjeçare
Vjeshta e gjen duke punuar që në orët e para të mëngjesit. Me eksperiencën shumë vjeçare si agronom, Hysni Hushi synon të sjellë praktika të reja që i përshtaten kushteve klimatike. Kualifikimi arsimor dhe pasioni për natyrën, kanë bërë që babai i dy fëmijëve të mos shkëputet nga toka.
2 Tetor 2024, 20:21 -
Hyn në fuqi skema e re 5 mln euro për bujqësinë, shteti grant 50% të investimit në serat diellore! Financim për rrjetat anti-breshër kush mbjell mbi 1 hektar
Skema Kombëtare e Investimeve 5 milionë euro ka hyrë në fuqi dhe pritet të nisë zbatimi me 1 tetor. Skema parashikon që të gjitha investimet që do të bëhen në sera, stalla, në makineri bujqësore dhe peshkim të përfitojnë 50% të vlerës së investimit grant nga shteti.
27 Shtator 2024, 22:26 -
Ambasadorja e Francës nga Korça: Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian! Projekte për bujqësinë dhe blegtorinë
Diplomatja Catherine Suard mori pjesë në një event të projektit “Porta të hapura”, që ka nisur tre vite më parë dhe është në zhvillim, me qëllim mbështetjen e fermerëve në fushat e bujqësisë dhe bgeltorisë
13 Shtator 2024, 11:45 -
Gazetari ‘influencer’ ngriti alarmin për prodhime bujqësore me helm, Braçe: Dy kompanitë që tregtuan 'lodrat kineze' u zhdukën! Morët ca para për të dëmtuar bujqit
Deputeti Erion Braçe i është rikthyer sërish debatit që u krijua në rrjet pas një ‘alarmi’ që një gazetar ‘influencer’ ngriti mbi nivelin e nitratit në frutat e perimet e prodhuara nga bujqit tanë. Dy kompanitë që tregtuan pajisjet kineze që u reklamuan në rrjet për matjen e nitratit në fruta perime, sipas Braçes, janë zhdukur. Deputeti socialist thotë se ishte një fushatë e sponsorizuar për të goditur bujqit shqiptarë.
29 Gusht 2024, 20:02 -
2025-a më shumë buxhet për rrugë, aeroporte, ushtrinë! Bujqësia rritje minimale
Projektet rrugore do të jetë në fokus edhe për vitin e ardhshëm, dhe do të marrë pjesën më të madhe të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës. Sipas dokumenteve zyrtare për vitin 2025, do të shpenzohen më shumë para për fuqizimin e ushtrisë, dhe për sistemin arsimor. Ndërsa bujqësia edhe pse në krizë, do të ketë rritje minimale të buxhetit.
20 Gusht 2024, 15:49 -
Preferohet importi i shtrenjtë nga Rusia e Ukraina, gruri vendas mbetet stok! 'Konkurrenca' pa hetim për sjelljen e kompanive: Blejnë jashtë për cilësi
Gruri i importuar nga Rusia e Ukraina po mbush tregjet shqiptare, ndërkohë që mundi i fermerëve vendas po shkon dëm. Sipas përllogaritjeve importi i grurit po bëhet me çmim shumë herë më të lartë sesa çmimi me të cilin fermerët vendas po e shesin drithin. Autoriteti i konkurrencës nuk nisi hetim për këtë treg, ndërsa për Report TV thotë se kompanitë po importojnë sepse pretendojnë se gruri rus ka më shumë cilësi.
14 Gusht 2024, 15:33 -
Ngriti alarmin për prodhime bujqësore me helm, Braçe i përgjigjet gazetarit “influencer”: Sabotim bujqve shqiptarë, të sponsorizuara nga importuesit e fruta-perimeve
Sabotim i punës së ndershme të bujqve shqiptarë e konsideroi deputeti socialist Erion Braçe postimin e fundit të një gazetari që kohët e fundit shfaqet si influencer ku ngrinte alarmin për produkte bujqësore të helmuara në Shqipëri.
3 Gusht 2024, 12:57 -
Fermerët e Maliqit sërish në protestë: Po falimentojmë, gruri e patatja shiten nën kosto, na ‘mbyti’ importi!
Një javë pasi u gjobiten për bllokimin e rrugës me traktorë, fermeret e Maliqit kanë dalë sërish në protestë, por kësaj radhe pa mjetet e tyre. Shqetësimi kryesor është rënia e çmimit për grurin e pataten, pasi tregu është mbushur me produkte të importit.
31 Korrik 2024, 17:27 -
Prodhimi i bujkut stok, importi i drithërave rekord, në 6 muaj blemë 143 mijë ton! Braçe: AKU kujdes, po importojmë nga Rusia
Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar të merren masa ndaj kompanive që importojnë drithëra nga Rusia, dhe të verifikohet cilësia e mallrave. Sipas tij është absurde që në pikun e korrjes së drithërave në vend, po kulmon importi nga jashtë. Sipas të dhënave të INSTAT në gjashtë muaj është blerë nga jashtë 143 mijë tonë drithëra.
26 Korrik 2024, 18:25 -
Braçe në Kuvend ngre zërin për fermerët: Në kulmin e prodhimit të grurit kompanitë që shitën farën e importojnë nga Rusia, a i kontrollon qeveria?
Braçe thotë se këto kompani janë pikërisht ata që u shesin farën e plehun kimik e më pas nuk ua grumbullojnë se thonë se gruri i tyre nuk është për bukë por për pula.
26 Korrik 2024, 12:19 -
Ironia e Nallbatit: Fermerët po i nxinë fytyrën Shqipërisë, qeveria merret me hashash, ata akoma me qep e domate
Në Kuvend po diskutohet projektligji për akcizën. Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati nga foltorja e Kuvendi ka komentuar me ironi protestën e fermerëve në Maliq.‘Veprimi skandaloz i fermerëve. Si nuk keni turp që dilni në rrugë, thërrisni e bërtisni, shqetësoni qeverinë, i prishni gjakun(rehatin
26 Korrik 2024, 11:42 -
‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie
Bizneset eksportuese kanë humbur miliona euro nga forcimi i lekut. Goditjen më të madhe e ka marrë sektori i manifakturës, pasi eksportet e tekstileve dhe këpucëve janë tkurrur me 123 milionë euro. Ndërkohë garancia sovrane, nuk po jep rezultat pasi bankat nuk kanë nisur ta zbatojnë, deri tani vetëm 1 biznes ka përfituar.
22 Korrik 2024, 16:21 -
Fondet IPARD/ PS s’flet pa provat e BE-së! PD ‘zhurmë’ për mocion, por braktis interpelancën
Mazhoranca nuk pranoi mocion me debat për abuzimin me fondet e IPARD II për bujqësinë, përsa kohë ende nuk kanë të dhënat e raportit në duar. Opozita e pati mundësinë për tu përballur me ministren e Bujqësisë Anila Dedaj, por kur interpelanca nisi, në sallë nuk ishin as 7 deputetë.
18 Korrik 2024, 17:35 -
Fondet për bujqësinë/ Denaj: Janë 540 investime në gjithë Shqipërinë! Shehaj: Kanë përfituar individë lidhur me politikën, jo fermerët
Ministrja Anila Denaj dhe deputeti Agron Shehaj vijuan me debatin për fondet e BE, IPARD 2 për bujqësinë lidhur me raportin vjetor të OLAF. Denaj mohoi akuzat se janë vjedhur fondet për fermerët dhe theksoi se janë 540 investime në të gjithë Shqipërinë me këto fonde.'Më la
18 Korrik 2024, 14:48 -
Shehaj debat me Denajn për fondet e IPARD: Ia dhatë Stela Gugalljas, Enver Roshit, vëllait të ish-drejtorit Tusha e kreut të Bashkisë Divjakë, ndërtuan vila
Deputeti opozitar, Agron Shehaj zhvilloi një debat me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj për fondet e IPARD. Shehaj tha se fondet ua dhanë njerëzve të afërm me pushtetin, ndërsa renditi disa emra që sipas tij kanë marrë fondet që duhej të shkonin për fermerin, si Stela Gugallja, Elvis Roshi, ish-deputeti i PS, Dashamir Peza, apo vëllait t&eu
18 Korrik 2024, 14:37 -
'IPARD 2 ka kontribuar në rritjen e njësisë ekonomike shqiptare', Denaj i përgjigjet Agron Shehajt: Mos bëni politikë, bujqësia drejt rritjes
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj në interpelancën e sotme në Kuvend lidhur me raportin e OLAF për fondet e BE-së për bujqësinë shqiptare hodhi poshtë akuzat e opozitës dhe kërkuesit të interpelancës, deputetit Agron Shehaj.Me keqardhje shoh që salla është bosh
18 Korrik 2024, 14:34 -
Agron Shehaj interpelancë për fondet e IPARD: 33 mln euro shkuan në xhepat e pushtetarëve, jo te fermerët! Qeveria vodhi paratë
Deputeti demokrat Agron Shehaj po zhvillon një interpelancë me ministren e bujqësisë, Anila Denaj për fondet e IPARD, të cilat janë bllokuar. Shehaj tha se 33 mln euro që duhej të shkonin për fermerët shqiptarë shkuan në xhepat e pushtetarëve."Kam kërkuar këtë in
18 Korrik 2024, 14:05