-
Propozimi i Braçes tek ‘Ekonomia’: Grumbulluesit t’i paguajnë detyrimet brenda 60 ditëve! Spaho: Nisma e mirë, skeptikë nëse Tatimet do jenë efikase
Ndryshimet ligjore për formalizimin e tregut bujqësor të propozuar nga deputeti socialist Erion Braçe, u mbështetën edhe nga opozita në komisionin e Ekonomisë. Përmes këtyre ndryshimeve grumbulluesit dhe eksportuesit detyrohen të paguajnë brenda 60 ditëve pagesat ndaj fermerëve, në të kundërt do të aplikon penalitete.
17 Janar 2023, 13:14 -
Bilanci i 2022 dhe pritshmëritë e 2023, Krifca: Eksportet ishin kali ynë i betejës, ata që thonë ndryshe nuk dinë ç’flasin
Shqipëria është një ndër vendet e para për përthithjen e fondeve nga BE-ja gjë që do ndikojë në rritjen e eksporteve. Kështu e nisi ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca bilancin e vitit 2022 dhe pritshmëritë e këtij viti.
13 Janar 2023, 11:15 -
PL: Të mbështetet bujqësia! Fermerëve po u kalben produktet, nuk kanë treg! T'i ofrohet ndihmë! Qeveria kujdeset të mbush xhepat e Ramës
Partia e Lirisë, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat e konsideron tepër të rëndësishëm mbështetjen që duhet t’i jepet fermerëve shqiptarë e prodhimit bujqësor, në mënyrë që të ketë një zhvillim të qëndrueshëm të vendit,
8 Janar 2023, 15:41 -
Gjysmë milliard eksporte bujqësore gjatë 2022! Produktet më të eksportuara pjeprat, shalqinjtë, domatet dhe bimët medicinale
Gjatë vitit 2022 Shqipëria ka eksportuar produkte bujqësore në 78 vende të botës në vlerën e 500 milionë dollarëve, ndërsa objektivi i qeverisë për këtë dekadë është të kapë shifrën 1 miliardë dollarë.
6 Janar 2023, 10:18 -
Rama 16 orë e 25 minuta mbledhje me ministrat: 2023 do ta bëjmë tërmet! Objektiv për këtë vit, të jemi pranë njerëzve në nevojë (VIDEO)
16 orë e 25 minuta ka zgjatur mbledhja maratonë e kryeministrit Edi Rama me ministrat, në të cilën sipas kreut të qeverisë është kaluar në skaner çdo sektor për vitin që kaloi, ndërsa janë miratuar objektivat konkretë të këtij viti, i cili do të jetë më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë
5 Janar 2023, 09:19 -
Braçe i përgjigjet Krifcës: Tani paskemi hall mbiprodhimin, tmerr të bësh fajtor bujkun! Sula: Deklarata të papërgjegjshme, pse nuk iu gjetët treg për vajin e ullirit
Deputeti socialist Erion Braçe i është përgjigjur deklaratave të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca të bëra një ditë më parë për mbiprodhimin e vajit të ullirit, e cila tha se vjen për shkak se ullinjtë janë mbjell pa planifikim. Në rrjetin e tij social, Braçe shkruan me ironi se tani kemi hall mbiprodhimin e akuzojmë bujkun që mbjell e prodhon.
28 Dhjetor 2022, 09:49 -
Ndryshon ligji për vreshtarinë, nxitje verës vendase! Qeveria më shumë kompetenca në marrjen e huave! Dekoratat e medaljet jo në duart e presidentit
Në mbyllje të sesionit parlamentar, ligjvënësit miratuan ndryshimin e 10 ligjeve, që prekin bujqësinë, farmaceutikën, mbështetjen sociale, Policinë Bashkiake, si dhe zërin e të ardhurave në buxhetin e shtetit 2022.
23 Dhjetor 2022, 21:31 -
Braçe kërkon më shumë mbështetje për fermerët: Kur flitet për mirëqenien në bujqësi është për të vënë duart në kokë
Deputeti i PS, Erion Braçe ka konsideruar të panevojshëm shumën e buxhetit të caktuar për bujqit dhe fermerët. Ai tha se ndihma e dhënë ndaj tyre nuk ishte e mjaftueshme në krahasim me atë që ata bëjnë për të prodhuar ushqim për gjithë vendin."Kjo &
22 Dhjetor 2022, 10:49 -
Subvencioni i grurit, ‘digjen’ mbi 10 mijë fermerë në Lushnjë, mbollën tokat me farën e vet, duhej fatura për aplikimin
Të paktë janë fermerët e Lushnjës që përfituan nga skema mbështetëse e Ministrisë së Bujqësisë për grurin. Mbi 10 mijë aplikantë u dogjën, pasi nuk siguruan dot një faturë fiskale për farat. Vetë ata thanë se ky kriter është i padrejtë, pasi farën nuk e kanë blerë, por e kanë siguruar nga fermat e tyre.
16 Dhjetor 2022, 17:59 -
Braçe del i revoltuar nga Komisioni i Ekonomisë: Mjaft, s’ja vlen më të jem deputet! S’kam pse të jem i pari, kur bujqit janë të fundit
Deputeti socialist Erion Braçe ka paralajmëruar sërish largimin nga politika. Braçe ka dhënë një tjetër sinjal ditën e sotme pas mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, i cili ka dalë i revoltuar duke kundërshtuar mënyrën e ndarjes së fondeve.
16 Dhjetor 2022, 14:46 -
Braçe paralajmëron se do të lërë mandatin e deputetit: As nuk e kërkova si honor, as për pasuri! Nuk dalin dot kundër, nga ana tjetër të bllokojnë, skutha politik
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka paralajmëruar se do të lërë mandatin e deputetit. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Braçe shkruan se nuk po e lejojnë të kryejë detyrën për shkak të klientelizmit dhe se vendimmarrja në kuvend është “e kapur”.
13 Dhjetor 2022, 11:22 -
Krifca në konferencën ‘Financimi Gjelbër': 14% rritje të buxhetit për përballimin e ndryshimeve klimaterike! Investimet në bujqësi të orientuara drejt ekonomisë së gjelbër
“Bujqësia ka nevojë për më shumë akses në financë nga sistemi bankar, por dhe të diversifikojmë burimet e financimit përmes instrumenteve të ndryshëm financiarë me modele mikse që rrisin konkurrueshmërinë dhe efektivitetin për të plotësuar nevojat e sektorit për modernizim”. Kështu u shpreh sot, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.
17 Nëntor 2022, 23:01 -
Ministri gjerman i Bujqësisë: Shqipëria ka prodhime cilësore bujqësorë që eksportohen jashtë! E rëndësishme të shmangë gabimet e BE në bujqësi me pesticidet
Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir, tha në intervistë për Deutche Welle, se Shqipëria duhet të zhvillojë bujqësinë duke shmangur gabimet e BE-së, si p.sh. përdorimi i tepruar i pesticideve.
16 Nëntor 2022, 10:20 -
Zv.ministri i Bujqësisë: Jemi lider në Ballkan për frutat dhe perimet, eksportojmë më shumë se Serbia! Nuk do taksohen ata që nuk punojnë tokën
Zëvendës ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari ka deklaruar se Shqipëria ishte lider në rajon sa i përket eksportit të frutave dhe perimeve.
14 Nëntor 2022, 19:51 -
Një fermë kërmijsh në Vlorë, Daniel Xhavara rikthehet në atdhe pas 32 vitesh në emigrim: Investim 50 mijë euro, i eksportoj në Itali
Është larguar nga Shqipëria në moshë të re dhe tashmë i kthyer për të investuar në një sipërmarrje të veçantë. Fermë për rritjen e kërmijve, tregun e të cilëve e ka siguruar në Itali. Daniel Xhavara ka marrë toka me qira në Selenicë të Vlorës dhe prej një viti i përkushtohet kësaj ferme. Ndjekim rrëfimin e tij, që për Report Tv e sjell gazetari Armand Xhelili.
14 Nëntor 2022, 18:19 -
Krifca te ‘Ekonomia’: Buxheti për bujqësinë 12% më i lartë se viti 2022! Braçe: Si do vihet taksë për tokën djerrë pa të dhëna?
Qeveria rrit me 12% mbështetjen për bujqësinë në vitin 2023 dhe sipas ministres Frida Krifca, bujqësia, peshkimi e siguria ushqimore do të jenë prioritet. Për iniciativën e tokave dierr, deputeti Braçe pyet se si mund të realizohet pa të dhëna të sakta.
8 Nëntor 2022, 13:50 -
‘Festa e ullirit’, panairi i prodhimeve vendase në Roskovec! Fermerët: Kostoja e prodhimit e lartë, mungon tregu i vajit
Me qëllim promovimin e kulturës dhe produkteve vendase “Festa e Ullirit” bëri bashkë për të gjashtin vit, vizitorë të shumtë në kishën 700 vjeçare të Shën Kollit në Roskovec. Edhe pse prej vitesh e kultivojnë ullirin, si kulturë bujqësore, fermerët thonë se problem për ta vazhdon të mbetet mungesa e një tregu të formalizuar.
5 Nëntor 2022, 17:08 -
Partia e Lirisë: Gjedhët po ‘shfarosen’, blegtoria në kolaps
Partia e Lirisë nëpërmjet ish-zv.,ministrit të Bujqësisë Roni Telegrafi ngriti shqetësimin për situatën që kalon blegtoria në vend. Sipas tij, numri i gjedhëve po reduktohet, ndërsa mungesa e eksporteve, po e çon blegtorinë drejt kolapsit.
5 Nëntor 2022, 11:34 -
Rama me fermerët: Krijojmë Kombinatin, që të mos hidhni produktet! Do ngremë edhe një pikë doganore! Brenda pak javësh ujë të pijshëm 24 orë në të gjithë Lushnjën
Ndalesa e radhës e kryeministri Edi Rama ka qenë Lushnja, në një takim me fermerët e Lushnjes. Rama u ndal sërish te media, sipas së cilit disa prej tyre po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve dhe qeverisë për të përfituar.
5 Nëntor 2022, 10:30 -
Rama me fermerët në Dvoran: Ata që lenë tokën djerrë do kenë super taksim
Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, do të ketë 'ndëshkim' për të gjithë fermerët që lenë tokën djerrë. Nga një takim me fermerët në Dvoran të Korçës, kryeministri Edi Rama tha se ata që do ta lënë tokën djerrë do të kenë super taksim, çka do të thotë do t’iu vendoset një taksë shumë e lartë nëse nuk e punojnë tokën vetë, ose t’a japin me qira. Rama tha se kjo nismë synon që të shfrytëzohet çdo centimetër tokë që lihet e papunuar.
1 Nëntor 2022, 11:47