-
Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri (VIDEO)
Pesë persona u arrestuan, përgjegjës për të paktën 13 grabitje të banesave në seri në territorin e Madridit dhe rrethinat e tij, me një dëm që vlerësohet gati 500 mijë euro. Media spanjolle ka ndarë edhe pamjet e këtij operacioni, teksa agjentët shkojnë në një prej banesave ku kishte bazën banda shqiptare
25 Dhjetor, 16:37 -
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
Deputetë, përfaqësues të opozitës dhe protestues që bllokuan rrugët në Tiranë, u vunë në hetim për tubimin e paligjshëm dhe sulmet ndaj policisë, kryesuar nga Flamur Noka e Gazmend Bardhi që u bënë vetë pjesë e përplasjes me rendin 7 militantë përfunduan në pranga, ndërsa Agron Gjekmarkaj i cili humbi ndjenjat gjatë protestës, pretendoi sërish për dhunë nga policia, edhe pse sërish u përgënjeshtrua.
24 Dhjetor, 09:45 -
Fier/ Mashtrim, përndjekje, vjedhje dhe aksident, 4 persona të arrestuar, një në kërkim dhe një tjetër nën hetim! (EMRAT)
Policia ka prangosur 4 persona gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Fierit, të akuzuar për krimet e mashtrimit, përndjekjes, vjedhjes dhe drejtim mjeti pa patentë, teksa një prej tyre ishte i dënuar me 4 muaj burg dhe tjetri me masë arresti për paraburgim.
20 Dhjetor, 14:13 -
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
Drejtuesi është një 37-vjeçar nga Shqipëria, i cili në fund të gushtit 2023 është përfshirë në një konflikt të armatosur dhe si pasojë mbeti i plagosur rëndë. Lidhur me aktivitetin e tyre, anëtarët e organizatës zakonisht lëviznin natën në zona të ndryshme të Atikës, duke kërkuar makina luksoze
19 Dhjetor, 12:24 -
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
Aksion në zonën e Astit, ekzekutohen urdhër-arrestet dhe zbardhen skemat e trafikut e rolet nëpërmjet përgjimeve. Merrnin 'punëtorë sezonalë' 3-mujorë nga Shqipëria, u siguronin strehë, mjete transporti, telefona të koduar dhe pagë të mirë. I kthenin ilegalisht në Itali nëse dëboheshin nga vendi pas arrestimeve dhe riatdhesimeve
18 Dhjetor, 15:49 -
Grabisnin në seri banesat në Luksemburg, arrestohen 2 shqiptarët! Operacioni edhe nga njësia FAST Albania
Dy shqiptarë të akuzuar për një sërë vjedhjesh në Luksemburg janë arrestuar në kuadër të një operacioni policor, ku mori pjesë edhe njësia shqiptare e FAST Albania, nën koordinimin e rrjetit ENFAST
18 Dhjetor, 15:21 -
Rinas/ Ilaçe kontrabandë nga Jordania, arrestohen 5 kosovarët! Mbi 1 mln tableta në 14 çanta, përdoreshin edhe për përgatitjen e drogës! Kapen 300 mijë euro cash (EMRAT)
Goditet një rast i kontrabandës së sasive të mëdha të barnave, që kryesisht përdoreshin edhe për përgatitjen e lëndëve narkotike apo përzierjen e tyre para shitjes në doza. Vlera e medikamenteve shkon në miliona euro. U blenë në Jordani dhe destinacion final kishin Kosovën, do kaloheshin tranzit nga Rinasi. Paratë iu kapën të gjitha njërit prej të dyshuarve
17 Dhjetor, 12:17 -
Durrës/ Rekrutonin vajza aziatike për prostitucion në Shqipëri, goditet grupi kriminal kinez! Një i arrestuar, 2 në kërkim dhe 7 vajza nën hetim (EMRAT+DETAJET)
Ky grup kriminal përfaqësohej në Shqipëri nga i arrestuari 50-vjeçar, i cili bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të shtetaseve kineze. Shumat e parave të përfituara i dërgonte tek 45-vjeçarja që jeton në Bahrein, e cila bënte ndarjen e parave: 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë në bankë
17 Dhjetor, 11:07 -
796 arrestime në aksion masiv të BE-së kundër krimit të organizuar, Europol: 442 armë të sekuestruara! Mes grupit edhe shqiptarë
Europol njoftoi sot se autoritetet e zbatimit të ligjit nga i gjithë kontinenti u mblodhën për Ditën e Veprimit të Përbashkët EMPACT në Evropën Juglindore (JAD SEE) 2024, ndërsa realizuan një operacion masiv për arrestimin e 796 personave, pjesë e krimit të organizuar.
13 Dhjetor, 13:53 -
Shitën të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, SPAK arreston 3 administratorët kosovarë të platformës 'RYDOX'! Njëri jetonte në Shqipëri, 7600 shitje dhe 230 mijë USD fitime
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zyra e FBI, BKH dhe agjenci të tjera, godasin një nga rrjetet më të organizuara kriminale kibernetike, që sulmonte amerikanët duke u vjedhur të dhënat dhe shitur te të tjerët me qëllime përfitimi apo hakerimi ekonomik. Mbi 300 mijë informacione të vjedhura dhe tregtuara që nga 2016. SPAK këshillon qytetarët për kujdes kur 'lundrojnë' në internet
12 Dhjetor, 17:13 -
Tiranë/ Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë
Dhjetë persona janë arrestuar brenda 24 orëve të fundit në kryeqytet për krime të ndryshme, ku bien në sy ato të grabitjes, aksidentit me pasojë vdekje, vjedhjes, mashtrimit dhe dhunës në familje
12 Dhjetor, 16:33 -
Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO
Policia e kryeqytetit ka ndaluar fillimisht një 33-vjeçar të akuzuar për prodhim e shitje droge, me masë “arrest me burg” nga Gjykata, kurse më pas edhe 26-vjeçarin e dënuar me 8 muaj burgim nga GJKKO, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm
12 Dhjetor, 15:51 -
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës! Numrat e telefonave të bosëve të drogës, përgjimet në SKY ECC dhe lidhja me MATRIX
Policia greke po thellon hetimet mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, dhe trafikun e emigrantëve të parregullt pas zbulimit të komunikimeve përmes platformave të koduara “Sky ECC” dhe “Encrochat”, të zhvilluara në territorin e Greqisë. Edhe 15 shqiptarë në listën e dosjes me urdhër-arreste. EUROPOL zbërtheu ehde platformën 'Matrix'
9 Dhjetor, 21:26 -
Durrës/ Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores për t'i shpëtuar ndëshkimit, në pranga 2 shoferët! (VIDEO)
Policia e Qarkullimit Rrugor Durrës njoftoi se i ka kapur dy drejtuesit gjatë patrullimeve në 24 orët e fundit, teksa kishin secili nga 10 dhe 12 masa administrative të mëparshme
9 Dhjetor, 15:18 -
Fier/ Ktheu lokalin në ‘dyqan droge’, arrestohet banakierja që e shiste, në kërkim pronari! Nën hetim edhe kushëriri, u kap me 13 mijë euro cash
Operacioni “Drugs” çon në zbulimin e bazës së shitjes së drogës në ambientet e lokalit në lagjen “1 Maji”. 42-vjeçarja punonte si kameriere dhe banakiere, teksa u kap me hashash. Kushëririt të pronarit të arratisur i gjenden cash paratë që dyshohet se u fituan nga aktiviteti kriminal
8 Dhjetor, 12:31 -
Durrës/ Kërkohej për shpërdorim të detyrës, arrestohet ish-juristi i Kadastrës! I ndaluar edhe dy herë më parë (EMRI)
Aksioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. Burime zyrtare konfirmuan se ndaj 46-vjeçarit, banues në Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprën penale "shpërdorimi i detyrës".
4 Dhjetor, 12:52 -
Tiranë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 4 të arrestuar, 3 nën hetim
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 4 persona të cilët merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online, në zona të ndryshme të kryeqytetit
4 Dhjetor, 10:28 -
Ngritën laborator kokaine në zemër të Belgjikës, goditet organizata shqiptare, 6 të arrestuar! Trafikonin, ekstraktonin dhe furnizonin Europën
Zëdhënësi i prokurorisë publike të Antwerp, Kristof Aerts, në një deklaratë për mediat tha se gjatë javës së kaluar u kryen 5 kontrolle dhe në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi i gjashtë personave shqiptarë, nga 22 deri në 57-vjeç. Zbulohen strategjia dhe teknikat e trafikimit të grupit. Aktiviteti afër portit, ku vinte edhe droga nga Amerika e Jugut
2 Dhjetor, 16:28 -
Milano/ Goditet grupi italo-shqiptar i kokainës, 14 të arrestuar! Rekrutonin shqiptarë si ‘korrierë sezonalë’, u siguronin banesë, makinë dhe ushqim! Pas 3 muajsh... (VIDEO)
Antimafia finalizon fazën tjetër të operacionit të nisur që në muajin Shkurt të këtij viti. Arrestohen 8 shqiptarë dhe 6 italianë, zbulohet taktika e organizatës. “Kuajt” (punëtorët sezonalë) i merrte nga Shqipëria për 3 muaj, duke mos shkelur afatet emigracionit të ligjshëm. I pajisnin edhe me telefona, shpërndarja me motor ose makina. Ikte grupi i parë, vinte i dyti
2 Dhjetor, 15:37 -
Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 në pranga! Një 17-vjeçar në hetim
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 6 persona të cilët merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online, në zona të ndryshme të kryeqytetit
29 Nëntor, 13:23 -
Vau i Dejës/ Shkolla u kthye në shtëpi bari, arrestohet elektricisti i zonës, hetohen dhe 3 punonjës të OSHEE-së! Nuk dihen pronarët (VIDEO)
Godina që dikur ishte shkollë 9 vjeçare është shfrytëzuar nga trafikantët për t'u kthyer në një shtëpi bari ku rritej kanabisi me llamba elektrike
29 Nëntor, 10:08 -
Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë
Policia e Vlorës njoftoi se ka arrestuar një 22-vjeçar të dënuar me rreth dy vite burgim për shpërndarje droge në qytetin bregdetar, si dhe ekzekutoi masën e sigurisë “arrest me burg” për një 33-vjeçar në Sarandë, të akuzuar për kallëzim të rremë dhe goditje për shkak të detyrës
27 Nëntor, 15:15 -
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
15 deputetë të opozitës u vunë në hetim për aktet e dhunës në tubimin e 26 nentorit, bashkë me 64 protestues që bllokuan qarkullimin dhe në një rast dhunuan edhe qytetarët. Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Gazmend Bardhi sipas policisë janë kryesorët e dhunës, që goditën dhe ofenduan efektivët e policisë.
27 Nëntor, 09:28 -
Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online
Në kuadër të operacionit 'Bad Spin 3', policia ushtroi kontrolle në disa subjekte në Tiranë dhe bëri të mundur arrestin e 4 personave pasi u kapën në flagrancë duke luajtur baste sportive online.
26 Nëntor, 09:41 -
Serbi/ 11 të arrestuar, për shembjen e çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad që vrau 15 persona
Prokurorët në Serbi thanë të enjten se njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në lidhje me shembjen e një çatie në fillim të këtij muaji në një stacion treni në qytetin verior të Novi Sadit, që la pas vetes 15 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.
21 Nëntor, 14:00 -
Vlorë/ I vodhën celularin një personi dhe tentuan t'i marrin çantën një të miture, vihen në pranga 3 persona
Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 persona, për vjedhje. Policia ka dokumentuar 2 raste të vjedhjes dhe 1 rast tentativë për vjedhje, nga këta persona, ku 2 prej tyre janë me precedentë në fushën e vjedhjes.
15 Nëntor, 13:58 -
Gjirokastër/ Trafiku i drogës dhe klandestinëve drejt Greqisë, ‘Crossborder’ godet grupin me 11 persona! 4 të arrestuar, 5 në kërkim dhe 2 nën hetim (VIDEO)
Ekzekutohen masat e sigurisë për 6 të dyshuar, nga të cilët 4 prej tyre “arrest në burg”, pjesëtarë të një grupi që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa drejt Greqisë dhe ndihmonte emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë, kundrejt pagesës
14 Nëntor, 13:25