-
'Pushtimi i nisur nga Rusia ka qenë paralajmërim për Evropën', Von der Leyen: BE duhet të rishikojë themelet e sigurisë dhe të forcojë mbrojtjen e Ukrainës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për një përkushtim më të madh evropian për sigurinë dhe për tejkalimin e mungesës së gatishmërisë për të shpenzuar për mbrojtjen, duke e përmendur pushtimin e Ukrainës nga Rusia si dëshmi se blloku duhet patjetër të “mendojë për unionin tonë si një projekt të sigurisë në thelb”
30 Gusht 2024, 18:16 -
Borrell kërkon që Ukrainës t’i hiqen kufizimet në përdorimin e armëve
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Ukrainës që t’i heqin kufizimet në përdorimin e armëve, duke thënë se Kievi ka të drejtë t’i sulmojë vendet nga të cilat sulmohet.
30 Gusht 2024, 15:02 -
Rusia s’i ndal bombardimet, rrëzohet avioni i F-16 i Ukrainës, vdes piloti! Përplasje në BE për armët e dërguara Kievit, rrezik në termocentralin e Zaporizhzhia
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Borrell, bën thirrje që kufizimet të hiqen. Italia kundër,, Hungaria e quan “propozim të çmendur”. IAEA përsërit rrezikun e shpërthimit bërthamor, ekspertët fshihen në ambientet e mbyllura
30 Gusht 2024, 07:26 -
Përse Rusia po has në vështirësi për të zbrapsur sulmin e Ukrainës në Kursk?
Pas tre javë luftimesh, Rusia po has ende në vështirësi për të zbrapsur forcat ukrainase nga rajoni i Kurskut, një reagim befasisht i ngadaltë dhe modest ndaj pushtimit të parë të territorit të saj që nga Lufta e Dytë Botërore.
29 Gusht 2024, 21:44 -
Lufta në Ukrainë/ Rrëzohet F-16 amerikan gjatë një sulmi rus: Vdes piloti ukrainas! Kievi: Putin kërcënon botën me një katastrofë bërthamore
Një avion luftarak F-16 i prodhuar nga SHBA dhe i përdorur nga forcat ukrainase është shkatërruar pas një përplasjeje. Një zyrtar amerikan tha për Wall Street Journal se shkatërrimi ka ndodhur më 26 gusht, “disa javë pasi avionët e parë luftarakë amerikanë mbërritën në Ukrainë”.
29 Gusht 2024, 20:16 -
Moska shton bombardimet ndaj Ukrainës, fiken termocentralet bërthamore dhe ndërpritet energjia! Kievi: Rusia kontrollon 40% të Chasiv Yar
Rritet rreziku në centrale, si pasojë e bombardimeve të pandërprera me drone dhe raketa nga ushtria ruse. Zelensky pranon situatën e vështirë në front. Kremlini kërcënon Perëndimin për asetet e ngrira ruse: Do ketë pasoja!
29 Gusht 2024, 14:19 -
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Situatë jashtëzakonisht e vështirë në Pokrovsk! BE shqyrton mundësinë për trajnimin e ushtarëve ukrainas
Ndërkohë që BE po shqyrton mundësinë e trajnimit të trupave ukrainase në shtetin e tyre, presidenti Zelenksy ka njoftuar se nga muaji i ardhshëm do t’i dorëzojë homologut amerikan planin për gjunjëzimin e Rusisë. Shefi i NATO-s në detyrë Jens Stoltenberg deklaroi se do të intensifikojë mbështetjen për Kievin.
28 Gusht 2024, 22:34 -
Putin dhe pasojat e ofensivës së befasishme ukrainase
Ofensiva e befasishme e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut e ka tronditur Kremlinin. Megjithatë, sipas zyrtarëve kryesorë të inteligjencës amerikane, ende nuk dihet se cili do të jetë ndikimi i kësaj ofensive ushtarake, me plot rreziqe.
28 Gusht 2024, 21:21 -
Zyrtari i CIA-s, David Cohen: Ukraina synon të mbajë territorin rus
Presidenti Vladimir Putin do të urdhërojë një kundërofensivë në përpjekje për të rimarrë territorin rus të pushtuar nga forcat ukrainase në rajonin e Kurskut, por forcat ruse do të përballen me "një luftë të vështirë", tha të mërkurën zëvendësdrejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, David Cohen.
28 Gusht 2024, 19:35 -
Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin për sulm me dron
Një sulm me dron i forcave ukrainase shkaktoi zjarr në një depo nafte në Rostov të Rusisë, ndërsa Kievi u përpoq të sulmonte edhe rajonin Kirov, rreth 1 mijë e 500 kilometra në verilindje të kufirit mes Ukrainës dhe Rusisë, thanë autoritetet e rajonit jugor rus.
28 Gusht 2024, 16:59 -
Lufta Rusi-Ukrainë, IAEA jep alarmin: Rrezik aksidenti në termocentralin bërthamor të Kursk, raketat ruse po bien në perimetër
Kreu i agjencisë kundër sulmeve bërthamore apelon që termocentralet të mbahen jashtë frontit të luftës mes dy vendeve. Moska vijon sulmet me dronë dhe raketa, Ukraina i përgjigjet, ngre dhe avionët F-16. Zelensky prezanton raketat e reja
28 Gusht 2024, 08:02 -
Ukraina i kthehet Rusisë, nis dhe pushtimin e Belgorodit, Guvernatori: Forcat ukrainase po përpiqen të kalojnë kufirin!
Ndërsa Moska prej dy ditësh bombardon nga ajri me 200 dronë dhe raketa Kievin dhe 14 rajone të tjera, Ukraina iu përgjigj sot me një front të ri pushtimi pas Kurskut
27 Gusht 2024, 14:12 -
Zyrtari i lartë i OKB-së viziton centralin bërthamor në Kursk
Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, ka arritur të martën në centralin bërthamor në Kursk, për të cilin Moska ka thënë se është sulmuar vazhdimisht prej forcave ukrainase, të cilat janë vetëm 40 kilometra larg.
27 Gusht 2024, 12:29 -
Rusia vijon bombardimet ndaj Ukrainës për të dytën ditë radhazi, edhe 10 mercenarë të vrarë! Biden: Moska nuk do të ketë kurrë sukses
Pasi goditi të hënën 15 rajone, me të paktën 5 viktima dhe dhjetëra të plagosur, Moska lëshon përsëri dronët dhe raketat ndaj Kievit dhe rajoneve të tjera. Të paktën një i vdekur dhe 2 të plagosur ndër civilët
27 Gusht 2024, 07:29