-
Shkodër/ Dhunuan 62 vjeçarin për një vendparkimi, dorëzohen në polici Samuel Troshani dhe Izmir Sakica! Ishin në kërkim policor dhe për atentatin me 4 të vrarë në Dobraç (VIDEO)
Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçi në mes të qytetit të Shkodrës më 4 qershor 2024, janë vetëdorëzuar në polici. Ndërkohë dy të rinjt ishin shpallur në kërkim policor lidhur dhe me masakrën me 4 të vrarë në Dobrac të ndodhur më 30 tetor 2024
22 Janar, 14:10 -
Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Shumë shpejt policia do dalë me emrat e personave të përfshirë në ngjarje
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, nga Korça bëri me dije se Policia e Shtetit ka zbardhur masakrën me 4 viktima të Dobraçit në Shkodër. Pa dhënë detaje, Hoxha paralajmëroi zbardhjen e identitetit të autorëve në vijim nga Policia e Shtetit. Një ditë më parë RENEA, me urdhër të SPAK bastisi banesat e Bajrajve në Shkodër, përfshirë edhe atë të Safet Bajrit
13 Dhjetor 2024, 16:31 -
Masakra me 4 të vrarë/ RENEA mësyn Shkodrën, firmosen 5 urdhërarreste nga SPAK! Kontrolle në banesa! Safet Bajri merret në pyetje e lihet i lirë! Sekuestrohen armë e 5 mjete të blinduara
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se 5 urdhërarreste janë firmosur me urdhër të prokurores e Elida Kaçkini, e cila po heton masakrën me 4 viktima në Shkodër. Janë ushtruar kontrolle në disa banesa në lagjen Dobraç, Kiras, Rus, Dergut dhe në fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjeter.
12 Dhjetor 2024, 09:31 -
Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e policëve: S’e njohëm personin e 3 nëse ishte Ibrahim Lici! Gjykata i liron nga qelia, pezullohen nga detyra
Policët kanë pretenduar në gjykatë se kur shkuan në vendin e ngjarjes ishte kaos dhe ishin rreth 50 persona. Për personin e tretë që dyshohet se ka qenë Ibrahim Lici, ata thonë se nuk e kanë njohur nëse ka qenë ai apo dikush tjetër.
22 Nëntor 2024, 13:12 -
Atentati me 4 të vrarë në Shkodër, arrestohen 4 policë! Nuk shoqëruan për identifikim personin e tretë në makinë, akuzohen për 'shpërdorim detyre' (EMRAT)
Dy policë patrulle dhe 2 të Shqiponjave në Shkodër u arrestuan nga AMP për atentatin me 4 viktima në Dobraç, pasi dyshohen se nuk siguruan vendin e ngjarjes për shoqërimin e personave për verifikim. Hetimi erdhi pas publikimit të një video ku shfaqet një person i tretë me viktimat që dyshohet të jetë Ibrahim Lici
20 Nëntor 2024, 14:24 -
Emrat e rinj të 12 drejtuesve të policive në qarqe! Ministri porosi vartësve: Zbuloni sa më shpejt autorët e Masakrës së Shkodrës! Bashkëpunoni me SHISH e prokurorinë
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezanton emrat e drejtuesve të policive në qarqe, që u renditën si 12 të parët në fazën konkurruese. kërkon hetime profesionale për çdo ngjarje dhe zbardhjen e masakrës së Dobraçit, me 4 të vrarë
14 Nëntor 2024, 13:15 -
Atentati në Shkodër: Hoxha në Report Tv: Personi i 3 në makinë është Ibrahim Lici, policët e lanë të largohet! Softa: Kanë skema të njëjta, ja pse dështoi policia
‘Personi i 3 që ka qenë në makinë në momentin që u qëllua makina me të cilin udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, në Dobraç është Ibrahim Lici’. Kështu është shprehur gazetari Poli Hoxha, i cili ndër të tjera tha se për këtë arsye janë duke u hetuar edhe efektivët e policisë të cilët sipas tij e kanë lejuar atë që të largohet nga vendi ku ndodhi ngjarja.
12 Nëntor 2024, 19:02 -
Atentati në Shkodër, Dervishi në Report Tv: Ditën e ngjarjes kryepolici i Shkodrës ishte në Tiranë për të dhënë dorëheqjen
Sipas Dervishit, ditën që ndodhi atentati, drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka qenë në Tiranë për të paraqitur dorëheqjen, por është kthyer sapo është njoftuar për masakrën.
12 Nëntor 2024, 18:58 -
Masakra me 4 të vrarë, dyshohet se policët e Shkodrës lanë të ikte personin e tretë! AMP i kallëzon për shpërdorim detyre
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë lokale atje për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç.
12 Nëntor 2024, 13:40 -
Masakra e Dobraçit me 4 viktima, çështja i kalon për hetim SPAK-ut! Prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencën
Masakra e Dobracit me 4 viktima, prokuroria e Shkodres shpall moskompetencën dhe kalon për hetim ne SPAK. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër penale që është kompetencë e SPAK.
11 Nëntor 2024, 10:25 -
Flamur Vezaj: Shteti ra në Shkodër! SPAK-u, BKH-ja, SHISH-I, prokuroria e Shkodrës dhe Policia dështuan (FOTO)
Policia dështoi përsëri për të parandaluar një ngjarje të rëndë si ajo e Shkodrës. Këtu nuk dështoi vetëm policia, por edhe SHISH, prokuroria e Shkodrës, si dhe prokurorët milionerë të SPAK-ut bashkë me agjentët e BKH-së! Të gjithë dështuat në Shkodër! Pranojeni! Shteti u dorëzua përsëri para “bandave”!
9 Nëntor 2024, 14:20 -
Atentati në Shkodër/ Berisha: Vrasje me licencë qeveritare! Rama po mbron Bajret se atje i siguruan fitore! Krimet në këtë qytet flenë në SPAK
Sali Berisha akuzon se atentati në Shkodër është një vrasje me licencë qeveritare e fisit Bajri, që sipas tij kanë siguruar fitoren e Ramës në këtë bashki.
8 Nëntor 2024, 13:15 -
Atentati në Shkodër/ Personi i tretë dyshohet Ibrahim Lici, mund të jetë qëlluar me 2 plumba! U mjekua në jug? Kontrolle në klinikat private në Vlorë e Fier
I treti që shpëtoi në masakrën e Dobraçit, që dyshohet se është Ibrahim Lici mund të jetë dërguar për mjekim në jug të vendit, pasi hetuesit dyshojnë se mori të paktën 2 plumba. Kontrollet në Vlorë e Fier nuk rezultuan të suksesshme. Grupi hetimor vijon hetimin për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa tregohet i rezervuar për detaje.
8 Nëntor 2024, 12:47 -
Atentati me 4 viktima në Shkodër/ 'Mes autorëve dhe viktimave pati shkëmbim zjarri', del ekspertiza e makinës së Hamza Licit
Pak ditë më parë Shkodra u trondit nga atentati, ku mbetën të vrarë katër persona Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshorteve Bashkim dhe Flutura Basha.
7 Nëntor 2024, 17:53 -
Atentati në Shkodër/ Dëshmia e Mustafa Licit: Djalin e kisha besimtar, falej 5 herë në ditë. Me Arlind Bushatin ishin shokë të ngushtë, i vranë kot
Një nga emrat më të njohur në Shkodër, i konsideruar si “Plaku” i fisit Lici, është marrë në pyetje dy ditë më parë nga policia e qytetit, i cili ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 30 tetor, në zonën e Dobraçit, ku mbeti i vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.
5 Nëntor 2024, 10:07 -
Atentati në Shkodër/ Makina e djegur e autorëve u vodh në prill në Durrës! Dyshime se Ibrahim Lici u plagos! Kontrolli në klinika private pa rezultat
Hetuesit janë duke kërkuar prova nëse personi i tretë në atentatin e Dobraçit me 4 të vrarë ishte apo jo Ibrahim Lici. Me dyshimet se ai ka mbetur i plagosur u bënë kontrolle në disa klinika private mjekësore, por pa rezultat. Grupi hetimor zbuloi se makina që dogëjn me acid autorët ende të paidentifikuar të atentatit, është vjedhur në Durrës.
4 Nëntor 2024, 11:22 -
Atentati në Shkodër, shkon në 4 numri i viktimave! Vdes në spital edhe 67 vjeçari! Me gruan në motor, të pafajshmit u përplasën nga makina e Hamza Licit
Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës edhe kalimtari Bashkim Basha, i cili prej katër ditësh ishte në gjendje të rëndë pas atentatit në Dobraç të Shkodrës. Shkon në 4 numri i viktimave, mes tyre bashkëshortja e Bashës, si edhe Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Asnjë gjurmë nga autorët.
3 Nëntor 2024, 09:30 -
Makina e vrasjes së 3-fishtë në Shkodër, e vjedhur në Durrës
Makina tip “Range Rover” që u përdor në atentatin me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur në Shkodër, rezulton e vjedhur në Durrës. Policia ka mundur të zbulojë se ajo është e njëjta makinë që ishte denoncuar disa muaj më parë nga pronari i saj në qytetin bregdetar.
2 Nëntor 2024, 21:31