-
Masakra në Shkodër/ Policia në kërkim të "gjurmëve" të "Range Roverit" të autorëve! Në kërkim 2 nga grupi i Bajrave
Disa anëtarë të Bajrajve në Shkodër janë në kërkim policor për masakrën me 3 të vrarë e 1 të plagosur. Për policinë mbetet ende mister i treti në makinën e viktimave, edhe pse jo zyrtarisht të gjithë dyshojnë se është Ibrahim Lici, vëllai në kërkim ndërkombëtar i të vrarit në atentat.
2 Nëntor 2024, 15:31 -
Atentati me 3 viktima në Shkodër, në kërkim policor disa anëtarë të grupit të Bajrave, mes tyre Sakicaj e Troshani
Grupi hetimor i ngritur për masakrën me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur të 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës është vënë në kërkim të personave që dyshohet se mund të kenë qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorëve.
2 Nëntor 2024, 11:05 -
PD në Shkodër marshim protestë: Qytetërimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim! Kërkojnë lirimin e Berishës e qeveri teknike! (FOTO+VIDEO)
Opozita protestoi në Shkodër, në një marshim të heshtur si reagim ndaj ngjarjes kriminale me 3 viktima që tronditi kryeqendrën e veriut disa ditë më parë. Protestuesit shpalosën një banderolë ku shkruhej se qytetërimi është më i fortë se krimi, ndërsa drejtuesit e PD akuzuan se qeveria mbron bandat.
2 Nëntor 2024, 09:26 -
Atentati në Shkodër, gazetarja: Dyshime se në mjet ishte Ibrahim Lici, 30 minuta para vrasjes u fikën dritat
Gazetarja Aida Topalli ka folur në Report Tv atentatin me 3 të vrarë në Shkodër. Gazetarja Topalli u ndal edhe tek identiteti i personit të tretë që dyshohet se ka qenë në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin.
1 Nëntor 2024, 20:36 -
Masakra në Shkodër pa autor! Pista e hetimeve: Hakmarrja mes Bajrave e Licëve, dyshohet se u ekzekutuan nga vrasës me pagesë
Tre ditë pas atentatit mafioz në Shkodër, ku u vranë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një grua e pafajshme policia ende nuk ka asnjë autor të dyshuar. Hetimet janë përqendruar në hakmarrjen mes Bajrave dhe Licëve. Në polici Safet Bajri mohoi përfshirjen. Mister mbetet edhe personi i tretë që dyshohet se ishte në makinë me viktimat, por që u ka shpëtuar plumbave.
1 Nëntor 2024, 15:32 -
Atentati në Shkodër/ Avokati Edmond Petraj: E dhimbshme skena me të pafajshmit! U krye nga vrasës me pagesë por diku u gabua
Avokati Edmond Petraj ishte sot në ‘Studio Live’ ku komentoi atentatin e bujshëm në Shkodër pasditen e djeshme me 3 të vrarë, mes tyre Arlind Bushati, Hamza Lici dhe një kalimtare e pafajshme. Petrja beson se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë.
31 Tetor 2024, 19:06 -
Atentati i Shkodrës/ Salianji letër nga qelia: Qeveria i shkel syrin kriminelëve për kalkulime elektorale! Ne do çmontojmë bandat dhe çdo pupac që i shërben atyre
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar nga qelia e burgut për ngjarjen e ndodhur në Shkodër, atentati me 3 të vrarë dhe një të plagosur ditën e mërkurë. Vë në dukje edhe “qëndrimin e qeverisë në raport me krimin”
31 Tetor 2024, 17:30 -
Atentati në Shkodër/ FOTO e personit të tretë që dyshohet se ishte në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin
Ai është larguar menjëherë pas ngjarjes, por është filmuar nga kamera amatore, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza. Hetuesit po punojnë për ta identifikuar dhe lokalizuar, informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema.
31 Tetor 2024, 17:00 -
Atentati në Shkodër/ Gazetari Dema: Policia e këshilloi Arlind Bushatin të kishte kujdes! Një patrullë policie ishte 24 orë në vendin ku tentuan ta vrisnin 3 javë më parë
Gazetari Sokol Dema i ftuar në emisionin “Përballje” në Report Tv zbulon detaje të reja nga ngjarja e ndodhur më 11 tetor në pedonale në afërsi të biznesit të tij, ku dy persona të maskuar me motor i drejtuan armën.
31 Tetor 2024, 16:16 -
Atentati me 3 viktima në Shkodër/ Gazetari Dervishi në Report Tv: Bajrat dhe Lici konflikte legjendare, kanë dalë edhe në Sky ECC! Pse nuk i monitoron policia?!
Gazetari Ferdinad Dervishi i ftuar në Report Tv ka komentuar atentatin e djeshëm që tronditi Shkodrën, me 3 viktima dhe 1 të plagosur. Ende nuk dihet se cili ishte objektivi, Hamza Lici apo Arlind Bushati dhe mister mbetet se kush e porositi vrasjen.
31 Tetor 2024, 15:05 -
Sali Berisha njofton datën e protestës së tretë: 'Mosbindja civile vijon të shtunën në Shkodër! Rama kërkon votat t'i sigurojë me Bajrët
Protesta do të mbahet të shtunën në orën 12:00 në Shkodër aty ku një ditë më parë qyteti u trondit nga një atentat i mirëorganizuar që i mori jetën 3 personave, ndërsa një u plagos rëndë.
31 Tetor 2024, 13:38 -
Të pafajshmit viktima të krimit! Nga banakierja e Don Boskos te kamarieri i Memaliajt dhe kalimtarja në Shkodër! Atentatet kriminale që tronditën vendin
Ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë 2 viteve të fundit kanë tronditur mbarë opinionin publik. Rasti më i fundit ishte ai ditën e djeshme (30 tetor) në Dobraç të Shkodrës ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj automjetit ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën jetën.
31 Tetor 2024, 10:03 -
VIDEO/ U vra në atentatin në Shkodër, pamjet kur Arlind Bushati u kërcënua pak ditë më parë! Persona me motor dhe të maskuar i drejtojnë armën teksa ishte i ulur në lokal
Arlind Bushati mbeti i vrarë pas atentatit ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës. Por, pak ditë parë ai kishte denoncuar se dy persona me armë e kishin kërcënuar në Pedonalen e Shkodrës teksa kishte qenë duke pirë kafe.
31 Tetor 2024, 09:32 -
Atentati me 3 viktima në Shkodër, dyshohet për vrasës me pagesë nga Mali i Zi! Një person i 3-të në makinë me Licin e Bushatin! Viktimat u gjetën jashtë mjetit
Një person i tretë ka qenë në makinë me viktimat e atentatit që tronditi dje Shkodrën, por i ka shpëtuar plumbave. Një ditë pas atentatit mafioz në Shkodër, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një grua e pafajshme, hetimet janë përqendruar në hakmarrjen mes Bajrave dhe Licëve, por deri tani s’ka asnjë autor të identifikuar. Mes 20 personave të marrë në pyetje, pjesëtarë të fisit Bajri.
31 Tetor 2024, 08:53 -
Atentat në Shkodër me 3 të vrarë e 1 të plagosur! Vritet vëllai i Ibrahim Licit dhe djali i Xhemal Bushatit! Vdes qytetarja e pafajshme, rëndë bashkëshorti i saj! Gjendet 'Range Rover' i djegur me dy automatikë
Policia ka shoqëruar 10 persona, mes tyre Safet Bajrin për atentatin e ndodhur pasditen e 30 dhjetorit në Shkodër ku mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i vogël i të fortit të Shkodrës, Ibrahim Lici dhe Arlind Bushati djali i ish kandidatit të PD-së për kryetar bashkie të qytetit. Viktimë mbeti dhe Fatbardha Basha, një qytetare e pafajshme e cila teksa po udhëtonte me motor u përplass nga makina ku po udhëtonte Lici e Bushati. Bashkëshorti i saj 67 vjeç po lufton për jetën në spital.
30 Tetor 2024, 15:52