-
Lirimi i zyrave, Administrativja rrëzon Ilir Metën dhe FRD-në, pushohet çështja! Afatin e ankimimit Sali Shehu e kupton si shtyrje vendimi: Na dha 5 ditë kohë
Gjyqësori rrëzon 'grushtin e shtetit' që pretendoi Ilir Meta. Ditën e sotme Gjykata Administrative e Tiranës ka pushuar çështjen e ngritur nga Fryma e Re Demokratike, që kundërshton lirimin e ambienteve në pronësi të Bashkisë së Tiranës, çështje e cila u shfrytëzua nga Presidenti Ilir Meta për të hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës, e cila sipas tij me këtë sjellje po bënte një 'grusht shteti'
23 Mars 2021, 11:02 -
I refuzuan azilin, Gjykata Administrative rrëzon Ministrinë e Brendshme për turkun Selami Simsek
Gjykata Administrative ka rrëzuar Ministrinë e Brendshme për turkun Selami Simsek, të cilit pak kohë më parë i refuzoi azilin. Gjykata Administrative rrëzoi vendimin e Ministrisë së Brendshme për mos dhënien e azilit për Selami Simsek.
25 Shkurt 2021, 15:16 -
Shkarkimi para kohe, Bardhyl Kollçaku fiton gjyqin ndaj Metës dhe ministrisë së Mbrojtjes, Gjykata: T’i paguhet rroga, s'do rikthehet në detyrë
Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku ka fituar gjyqin me presidentin Ilir Meta dhe ministrinë e Mbrojtjes lidhur me padinë që bëri për shkarkimin e tij nga detyra para kohe. Gazetari Arsen Rusta raporton se Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë Kollçakut për padinë dhe ka vendosur që atij t’i paguhet rroga por nuk ka pranuar që të rikthehet në detyrë
15 Shkurt 2021, 15:10 -
21 janari/ I vetmi proces i hapur padia e Gardës për Prendin e Llupon: Të paguajnë dëmin financiar që iu shkaktua shtetit me dëshmpërblimin për familjarët e të vrarëve
I vetmi proces gjykimi i hapur nga drejtësia shqiptare ende pa vendim për '21 janarin' është padia e gardës ndaj Agim Llupos dhe Ndrea Prendit, ish shefit të gardës.
21 Janar 2021, 12:15 -
VENDIMI i Apelit të 'Administratives'/ Ndërtuesit në Tiranë do të pagujnë 3% për strehimin social, fiton Bashkia Tiranë
Ndërtuesit në Tiranë duhet të paguajnë një taksë 3% për çdo ndërtim, e cila më pas shkon për strehimin social të qytetarëve. Ky vendim i Bashkisë së Tiranës qëndron në fuqi, pasi Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar sërish Shoqatën e Ndërtuesve, e cila kishte ngritur një padi me qëllim për të shfuqizuar vendimin Nr. 105, dt. 25.10.2019 të Këshillit Bashkiak.
26 Dhjetor 2020, 14:22 -
Kërkoi azil në Shqipëri se përndiqet nga autoritetet turke, Gjykata Administrative rrëzon padinë e Selami Simsek
Gjykata Administrative rrëzon padinë Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi pasi pjesëtarët e familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen.
22 Dhjetor 2020, 12:46 -
Vettingu i policisë përfundon në gjykatë! Ish-drejtuesit e SHÇBA-së dhe gardistët kërkojnë rikthimin në detyrë
Kur ka kaluar një vit nga vendimi i parë i Vettingut në Policinë e Shtetit ky proces që kontrollon pasurinë, kontaktet me krimin e anën profesionale të uniformave blu përfundon në Gjykatë. Report Tv sjell një vëzhgim ku deri më tani janë regjistruar pesë padi mes tyre me objekt rikthim në detyrë dhe kërkesë për pezullim të këtij procesi.
6 Dhjetor 2020, 11:21 -
Rekursi/ Përplasjet e KLGJ me Saida Dollanin, Gjykata e Lartë 'merr në dorë' garën për plotësimin e saj
Gara dhe i gjithë procesi për plotësimin e Gjykatës së Lartë mbetet peng i padive. Një përplasje mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe gjyqtares së GJKKO, Suada Dollani vijon të jetë subjekt i proceseve gjyqësore, duke ngrirë kështu bërjen funksionale të Gjykatës së Lartë në vend.
25 Nëntor 2020, 12:04 -
Shoqata AREA e prodhuesve të energjisë së rinovueshme nga burimet ujore, padit bashkinë Kukës për vendosje të paligjshme të tarifave
Shoqata e Prodhuesve të Vegjël të Energjisë së Rinovueshme ka paditur në Gjykatën Administrative Tiranë, Bashkinë e Kukësit. Shkak për padinë është bërë një tarifë e re e vendosur nga Bashkia në vlerën e 400 mijë lekëve për HEC-et që operojnë atje. Për shoqatën AREA kjo është një tarifë e paligjshme dhe e papërballueshme.
30 Prill 2020, 15:50