-
Vetingu, KPK shkarkon prokurorin e Durrësit Ndriçim Troplini! Sot seanca dhe për prokuroren e Tiranës, Alma Felaj, kunata e deputetes Ermonela Felaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Durrësit Ndriçim Troplini. Po sot para komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalë dhe Alma Felaj, prokurorja e Tiranës
12 Korrik 2023, 11:21 -
KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rikthyer në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili. Siç bëhet me dije në vendimin e KPA-së, tupa gjykuese e përbërë Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, vendosën për ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili
3 Korrik 2023, 21:59 -
KPK ndërpreu vetting-un për Alfred Ballën, Komisioneri e ankimon! Kreu i KLP: Ajo procedurë duhet të ishte mbyllur që para 5 vitesh
Komisoneri publik vendosi të ankimojë vendimin e KPK, për ndërprerjen e procesit të Vetting-ut pa vendim përfundimtar për kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla.
30 Qershor 2023, 16:09 -
Dhurata 40 mijë euro e ish-vjehrrës ‘dogji’ gjyqtarin Lazër Sallaku, tregon pse e mbylli dosjen e Berishës e Shkëlzenit për CEZ: E kërkuan prokurorët
Si u shkarkua nga detyra gjyqtari Lazër Sallaku që shpëtoi Lulzim Bashën për dosjen e lobimit rus si dhe mbylli dosjen CEZ ku të kallëzuar ishin Berisha, ish ministrat dhe Shkëlzeni.
26 Maj 2023, 17:40 -
Liroi lordin e drogës, KPK shkarkon Petraq Çurin: Nuk justifikon 70 mln lekë pasuri
Gjyqtari i Durrësit, Petraq Çuri mbetet jashtë sistemit të drejtësisë. Ai është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Një ditë më parë Shqiptarja.com solli raportin e plotë, nga ku u konstatua se nuk justifikon me të ardhura të ligjshme disa apartamente, garazhe, makinë dhe qindra mijëra euro të ardhura që kapin vlerën e 700 milionë lekëve (të vjetra).
12 Maj 2023, 13:03 -
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Armand Gurakuqi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra prokurorin në Prokurorinë e Tiranës, Armand Gurakuqi. Ai u dogj në Vetting nga pasuria e tij, pasi pati bilance negative ndër vite, si për blerjen e dy apartamenteve dhe kryerjen e një investimi, në pjesën më të madhe me borxhe.
28 Prill 2023, 15:14 -
Probleme në 3 shtyllat e vlerësimit/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Besnik Shehu
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Korçës, Besnik Shehu. Vendimi u mor ditën e sotme nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Shehu nuk plotësonte 2 kriteret, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.
6 Prill 2023, 18:48 -
Nuk justifikoi blerjen e një apartamenti dhe një garazhi me vlerë 145 mijë euro, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Rexhina Merlika
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Tiranës Rexhina Merlika. Shkarkimi i saj erdhi për shkak se Merlika nuk justifikoi pasurinë, ndërkohë që KPK nuk konstatoi probleme me figurën dhe profesionalizmin.
13 Mars 2023, 10:33 -
Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin dhe mbylli dosjen e Florenc Çapjas, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anita Mici
Gjyqtarja e Apelit në Durrës Anita Mici është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur ditën e sotme shkarkimin e saj nga detyra, ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e kishte lënë në detyrë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa Gjykuese e kryesuar nga Sokol Çomo dhe ka efekt të menjëhershëm.
23 Shkurt 2023, 17:14 -
Ankimimi i pazakontë i gjyqtarit Andri Ymeri që u shkarkua pse i bënte gjyqet shpejt, ironia therëse për trupën gjykuese me një fabul të Kafkës me lepurin dhe ariun
Gjyqtari i Shkodrës Andri Ymeri ankimon në KPA vendimin e diskutueshëm të KPK-së për shkarkimin nga detyra. Në ankimimin 420 faqe përfshihet edhe një fabul që përmes figurave simbolike portretizon një trupë gjykuese jo të drejtë
18 Shkurt 2023, 15:16 -
Kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles, ONM kërkon shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, (ONM) kërkon shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri, e cila është kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles, të dy në kërkim si të përfshirë me aferën e inceneratorëve. Mariola Mërtiri, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), por ONM nuk ka qenë dakord me këtë vendim prandaj rekomandon ankimimin.
16 Shkurt 2023, 19:47 -
Nuk justifikoi pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit Tritan Hamitaj nga detyra
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi vendimin e 19 shtatorit të 2020-tës të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e gjyqtarit të gjykatës së Apelit në Durrës, Tritan Hamitaj.
6 Shkurt 2023, 19:40 -
Vettingu, KPK e konfirmoi në detyrë, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Elona Toro
Gjyqtarja Elona Toro është konfirmuar në detyrë. Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin por Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ta konfirmojë në detyrë. Në vendimin e ankimimit, Komisioneri Publik kërkonte që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të rihapte hetimin gjyqësor, pasi sipas tij konfirmimi në detyrë nuk arrinte nivel të besueshëm.
2 Shkurt 2023, 16:02 -
700 mln lekë pasuri të pajustifikuar, pse u shkarkua me vendim unanim të KPA gjyqtari Skënder Haluci! U dënua me vdekje për atentat ndaj Ramiz Alisë
Nga i dënuar me pushkatim për organizim atentati i pretenduar ndaj Ramiz Alisë në kryetar i Gjykatës së Vlorës, historia e Skënder Halucit, shkarkohet me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Apelimit.
31 Janar 2023, 17:23