-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
Viti sapo ka filluar dhe shumë turistë po planifikojnë pushimet e tyre me kosto të ulët në 2025, për të udhëtuar drejt Evropës pa shpenzuar shumë, shkruan Erika Fameli në një artikull të botuar në revistën italiane “Volo Scontato”.
10 Janar, 08:39 -
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
Shqiptarja.com zbardh të gjitha hapat nga aplikimi tek marrja çertifikatës së pronësisë dhe kushtet. Subjektet do të firmosin një kontratë shitjeje me kusht me shtetin sipas të cilës toka bëhet e tyre kundrejt blerjes me një tarifë simbolike prej 1 euro, por çertifikatën e pronësisë e marrin pasi të kenë përfunduar ndërtimi.
9 Janar, 22:27 -
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
Për juristin Kreshnik Spahiu, ngjarja e vitit 2024 është ‘Shqipëria turistike’. I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Spahiu thotë se dikur 80% e planetit nuk e njihte vendin tonë, as nuk e dinin ku pozicionohej gjeografikisht, ndërkohë që sot situata është krejtësisht ndryshe.
26 Dhjetor 2024, 21:46 -
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
Ekonomia u rrit me 4.09% në tremujorin e tretë të këtij viti. INSTAT thotë se ndikimin më të madh në rritjen ekonomike e dha turizmi me 1.3%, për shkak se ky tremujor përkon me sezonin veror.
24 Dhjetor 2024, 12:27 -
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
Me një vijë bregdetare me pamje nga detet Adriatik dhe Jon, Shipëria ofron një Rivierë mahnitëse me plazhe dhe limane të bukura, që mund të rivalizojnë lehtësisht vendet fqinje që gjenden në brigjet e saj, shkruan Lucy Skoulding në të përditshmen britanike “Mirror”.
24 Dhjetor 2024, 07:53 -
Fatos Çoçoli: Vizitori i dhjetëmiliontë
Në janar-nëntor 2024, Rinasi përfaqësonte aeroportin me rritjen më të shpejtë në Evropë. Me mbi 129 destinacione direkte, Rinasi përfaqëson sot të vetmin aeroport ndërkombëtar në rajon, me një mbulim të gjerë dhe çmime shumë të përballueshme. Këtë vit, përmes Rinasit kanë udhëtuar mbi 800 mijë kosovarë, 200 mijë malazezë dhe rreth 100 mijë maqedonas të veriut.
11 Dhjetor 2024, 18:31 -
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
Të ardhurat nga turizmi përgjatë 9 muajve të këtij viti kanë kapur shifrën rekord prej 3.9 miliardë euro, në rritje me 640 milionë euro në raport me vjet. Edhe shqiptarët i kanë shtuar shpenzimet jashtë vendit, me 355 milionë euro këtë vit.
11 Dhjetor 2024, 16:07 -
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
Besimi në ekonomi është ulur me 0.4% në muajin Nëntor, ku ndikimi negativ ka ardhur kryesisht nga sektori i shërbimeve. Bizneset turistike thonë se kanë më pak pushues dhe më pak rezervime gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë ndërtimi ka njohur një rritje të fortë për shkak të shtimit të kërkesës për prona
2 Dhjetor 2024, 17:27 -
Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro
Kredia për ekonominë është rritur gjatë 2024. Nga janari në tetor bizneset kanë marrë 218 mld lekë kredi, në rritje me 56 mld lekë krahasuar me vjet. Drejt bankë për të marrë hua dominon sektori i tregtisë me shumicë e pakicë dhe ndërtimi.
28 Nëntor 2024, 17:08 -
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
Juliette Losardo, drejtoreshë e Ekspozitës së Tregut Botëror të Udhëtimit 2024 (World Travel Market London 2024) theksoi tendencat më të fundit që riformësojnë turizmin dhe mundësitë që ato paraqesin për destinacionet dhe bizneset në mbarë botën, sipas një artikulli të botuar në “Travel and Tour World”.
26 Nëntor 2024, 07:40 -
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
Shqipëria, ashtu si Italia dhe Franca, ka male madhështore, një rivierë me ujëra të kthjellëta, një kulturë të pasur ushqimi, histori të lashtë dhe fshatra mesjetarë. Gjëja që i mungon: turmat e shumta të turistëve dhe çmimet e larta të homologëve perëndimorë.
24 Nëntor 2024, 20:35 -
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se turizmi është kthyer në industri dhe është shtrirë thuajse në të gjithë territorin, e po ashtu përgjatë gjithë vitit.
24 Nëntor 2024, 18:18 -
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
Në podcastin e radhës “Flasim”, kryeministri Rama bisedoi me një cift të rinjsh të cilët lanë qytetin për të investuar në fshatin e largët Zhulat të Gjirokastrës. Nisma e tyre për të kthyer në bujtinë shtëpinë e vjetër të paraardhësve u vlerësua nga Rama, i cili u premtoi se do të marrin mbështetje financiare për të zhvilluar këtë lloj turizmi.
23 Nëntor 2024, 09:51 -
' Vera apo Koktejli është pija e aristokracisë? Replikat në podcastin e Ramës me bartenderat
Dy bartenderat Kleo dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës në podkastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim” ku zbuluan dhe cfare preferohet tani me shume Vera apo KoktejliKleo: Koktejli është pija aristokracisë.Rama: Po në raport me verën ku e shikon koktejlin ti?Kleo: Vera është në linjë para
16 Nëntor 2024, 10:22 -
' Pagat në turizëm, konkurruese me Athinën!' Rama platformë me ofertat e tregut për emigrantët: Çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, kur rrogat këtu janë super
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria po punon për të përgatitur një platormë konkrete për emigrantët shqiptarë në mënyrë që t’i njohë ata me mundësitë e tregut të punës në Shqipëri, kryesisht në ndërtim dhe turizëm. Pagat, kryeministri tha se janë konkuruese, duk bërë thirrje që të rikthehen në vendin e tyre
16 Nëntor 2024, 09:53 -
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
Afro 16 mijë biznese të mëdha shqiptare fituan mbi 3.4 miliardë euro gjatë vitit të kaluar, ku sektori me fitimin më të lartë ishte ai i shërbimeve ku bën pjesë turizmi. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se vetëm sektori i shërbimeve kishte fitim 1.1 miliardë euro ndjekur nga prodhimi me 936 milionë euro fitim.
9 Nëntor 2024, 18:31 -
Rregullat e reja për sezonin veror 2025/ Kumbaro: Prioritet plazhet publike, bashkitë riorganizojnë dhe menaxhojnë hapësirat! Më 15 nëntor hapet aplikimi
Ministrja Kumbaro në fjalën e saj përpara anëtarë të KMST, bëri me dije ndryshimet e refelektuara në rregulloren e re për menaxhimin e stacioneve të plazheve, ku vuri theksin se vetëm strukturat akomoduese të hotelerisë mund të aplikojnë për stacione plazhesh dhe do të jenë bashkitë ato që do të riorganizojnë dhe menaxhojnë hapësirat e plazheve.
6 Nëntor 2024, 13:04 -
Vjeshta në Lepushë dhe Vermosh, pamje mahnitëse nga fshatrat turistikë mes Alpeve! Pronarët e bujtinave: Kemi turistë, por s’ka kush u shërben
Destinacion i jashtëzakonshëm i turizmit malor janë Lepusha e Vermoshi në Shkodër. Fshatrat piktoreskë mes Alpeve terheqin turistë gjatë gjithë vitit, por vendasit ndeshen në vështirësi, sidomos sa i përket stafit të kualifikuar në bujtina e restorante.
4 Nëntor 2024, 15:52 -
Kryeministri Rama: Shqipëria kryeson Europën në rritjen e turizmit, e dyta në nivel global
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në Facebook të dhënat e Barometrit Botëror të Turizmit (UNËTO), sipas të cilës nga janari deri në korrik të 2024, Shqipëria është e para në Europë për rritj
30 Tetor 2024, 13:02 -
Barometri Botëror i Turizmit e rendit Shqipërinë në vend të parë në Europë, Rama: Kryesojmë për rritjen e numrit të vizitorëve
Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara ka publikuar Barometrin e Turizmit për periudhën janar-korrik 2024, në të cilën konfirmohet së Shqipëria renditet e para në Europë për rritjen e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë krahasuar me periudhën e para-pandemisë.
30 Tetor 2024, 12:33 -
Vera ka mbaruar, por turistët e huaj s’i ndahen Shqipërisë! Britanikët lundrojnë në Vjosë me kanoe, Rama poston pamjet pikante (VIDEO)
Një grup turistësh të huaj dhe vendas shihen teksa vozisin në ujërat e lumit Vjiosë, një nga atraksionet më të vizituara në Shqipëri, ku nuk mungojnë edhe sportet ekstreme. Kryeministri: Të dashuruar pas llojeve të ndryshme të lundrimit, sporteve dhe thesareve tona natyrore
29 Tetor 2024, 08:42 -
Strategjia ‘Turizmi 2030’/ Punonjësit sezonal në turizëm, pagë edhe jashtë sezonit! Qëllimi, të mbahen të kualifikuarit
Për të garantuar standard në shërbim në sektorin e turizmit qeveria ka hartuar një plan masash për të mbajtur punonjësit sezonal edhe jashtë sezonit. Propozimi është që shteti të kompensojë punonjësit edhe gjatë kohës që nuk janë në punë për shkak të mbylljes së sezonit.
27 Tetor 2024, 17:21 -
Stacione plazhi vetëm për hotelet, Topuzi: Pozitive, të luftohet informaliteti! Pa paketa ‘all-inclusive’, s’ka turistë cilësor
Reforma e re e ndarjes së vijës bregdetare duke garantuar edhe hapësirën publike, vlerësohet pozitive nga ekspertët e turizmit. Zak Topuzi tha në Report TV se kjo reformë duhet të shoqërohet edhe me luftë ndaj informalitetit dhe plotësim të ofertës turistike me shërbimin all-inclusive.
25 Tetor 2024, 16:42