-
FMN optimiste: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 3.3% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ‘motorët’ kryesorë
Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.3% këtë vit. Ky është vlerësimi i fundit i bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku theksohet se performanca pozitive do të vijojë edhe në 2025-ën. Sektorët kryesor që po kontribuojnë në rritjen ekonomike janë turizmi dhe ndërtimi.
24 Tetor 2024, 10:20 -
Evazion apo turistë kalimtarë? Vetëm 18% e turistëve të huaj fjetën në hotele, vetëm 1.5 mln nga 8.5 mln vizitorë
Miliona turistë vijnë në Shqipëri çdo muaj, por vetëm një përqindje e vogël prej tyre akomodohen në hotele, bujtina apo resorte. INSTAT thotë se nga 8.5 milionë të huaj që erdhën deri në gusht në vend, vetëm 1.5 milionë fjetën në strukturat akomoduese të regjistruara. Këto diferenca kanë si shkak kryesor informalitetin, pasi turistët po flenë në struktura informale, që nuk deklarojnë pushuesit.
21 Tetor 2024, 15:32 -
Drejt përfundimit ‘Ura e Bilçës’, lidh disa fshatra dhe aksin e vjetër kombëtar! Rama: Portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar!
Në postimin e tij në rrjetin social FB, kryeministri shprehet se Ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël dhe së shpejti do të lidhet edhe me rrugën e fshatit Drobonik dhe me gjithë fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat-Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi, e njohur si rruga kombëtare e vjetër
17 Tetor 2024, 15:03 -
20 euro në vit për çdo krevat! Qeveria rikthen taksën e sheshtë për sektorin e turizmit
Qeveria pritet të rikthejë taksën e sheshtë vetëm në sektorin e turizmit. Brenda vitit 2030, pritet që të gjitha strukturat akomoduese sezonale të paguajnë 20 euro në vit për çdo krevat të shfrytëzuar për turizëm. Kjo masë ndërmerret pasi strukturat sezonale janë shtuar më shumë se hotelet gjatë viteve të fundit, ndërkohë që nuk paguajnë taksa.
15 Tetor 2024, 15:57 -
Strategjia/ Shqipëria 2030 jo me fokus numrat por drejt turizmit elitar, jo më resorte me vila, por hotele me shërbime! Skemë investimi me koncesione e subvencione
‘Shqipëria, destinacioni më emocionues në Evropë’, kështu është titulluar strategjia e re e turizmit 2024-2030, e cila ka në fokus zhvillimin e turizmit elitar përtej shifrave për milionat e pushuesve. Në strategji thuhet se është koha për të stopuar ‘fshatrat turistik’ e për të kaluar tek resortet me hotele që shtojnë ofertën turistike. Skema e re e investimeve në sektor përfshin subvencionim interesash për kreditë, e deri tek koncesionet apo dhënie të pronës publike privatit.
15 Tetor 2024, 13:19 -
'Një dolli në Skrapar'! Presidenti Begaj: Investimet për furnizimin me ujë 24 orë, sjellin rigjallërim të zonës
Presidenti Begaj shprehu bindjen se investimet e duhura, si ato të furnizimit me ujë 24 orë apo përmirësimit të infrastrukturës rrugore, të realizuara tashmë apo në proces, do të sjellin me siguri një rigjallërim të kësaj zone.
12 Tetor 2024, 17:01 -
Qeveria prezanton strategjinë 2024-2030: Jo turizëm masiv! Vendi do ndahet në 6 rajone turistike! Rrisim netëqendrimet me 138%
Qeveria shqiptare ka gati reformën në turizëm deri në vitin 2030, përmes së cilës synon ta shndërrojë vendin në lider në Rajon. Shifrat në turizëm janë në rritje – tha ministrja Mirela Kumbaro, por për të shmangur abuzimet me çmimet dhe zaptimin e hapësirave publike, vendi do të ndahet në 6 rajone turistike për të menaxhuar të gjithë territorin. Në çdo 1 km do të ketë minimumi 300 metra plazh publik dhe leje për shezlongjet mund të marrin vetëm hotelet.
12 Tetor 2024, 16:56 -
U hap në qershor, 2.7 milionë makina kaluan në aksin Thumanë-Kashar! 715 mijë makina në tunelin e Llogarasë! Kumbaro! 9.7 milionë turistë për 8 muaj
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se “9,7 milionë vizitorë të huaj kemi pritur nga janari në shtator, në mbyllje të sezonit, duke arritur pothuaj gjithë bilancin e vitit që shkoi, që ishte edhe viti rekord në turizëm”.Nga ana e saj ministrja Balluku ndau me kryebashkiakwt dhe shifrat e fluksit jo vetwm nw Rinas por dh
12 Tetor 2024, 13:53 -
U hap në qershor, 2.7 milionë makina kaluan në aksin Thumanë-Kashar! 715 mijë makina në tunelin e Llogarasë! Kumbaro! 9.7 milionë turistë për 9 muaj
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se “9,7 milionë vizitorë të huaj kemi pritur nga janari në shtator, në mbyllje të sezonit, duke arritur pothuaj gjithë bilancin e vitit që shkoi, që
12 Tetor 2024, 13:53 -
Ndryshojnë rregullat, leje për stacione plazhi vetëm për hotelet! Në çdo 1 km të bregdetit, minimumi 300 metra hapësirë publike
Qeveria javën tjetër do të miratojë rregulloren për menaxhimin e plazheve. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro gjatë takimit me kryebashkiakët sot në Pallatin e Kongreseve. Sipas rregullores së re hotelet do të jenë të vetmet që kanë mundësi për të aplikuar për të menaxhuar stacione plazhi në proporcion të drejtë me numrat e dhomave.
12 Tetor 2024, 09:01 -
‘Turizmi 2025’ me rregulla të reja për të goditur evazionin, hotelet kapacitet minimal të detyruar! Tatimet ‘në sitë’ deklarimet në booking dhe Airbnb
Sezoni turistik i vitit të ardhshëm do të zhvillohet me rregulla të reja, me fokus goditjen e informalitetit, pasi strukturat akomoduese nuk deklarojnë xhiron reale e numrin e pushuesve. Qeveria do tu caktojë hoteleve kapacitetin minimal të shfrytëzimit, ndërsa për të luftuar evazionin, Tatimet do shkëmbejnë informacion me Booking e AirBnB, që ti ballafaqojnë me deklarimet e bizneseve
8 Tetor 2024, 17:12 -
Ekonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë! Ndërtimi ‘mundi’ turizmin, ngecin shitjet e pasurive të paluajtshme
Ekonomia është rritur me 4.06% në tremujorin e dytë të vitit, ndikuar kryesisht prej ndërtimit por edhe prej turizmit. Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli, tha se me përjashtim të bujqësisë dhe industrisë nxjerrëse që regjistruan rënie, të gjithë sektorët e tjerë janë rritur në krahasim me vjet.
1 Tetor 2024, 13:29 -
Shqipërinë e vizituan mbi 8.5 mln turistë në 8 muaj! Vetëm në gusht mbi 2.1 mln të huaj
Më shumë se 8.5 milionë të huaj e kanë vizituar vendin nga janari deri në gusht. INSTAT thotë se numri i turistëve është rritur me 18% krahasuar me vjet. Ndërkohë është rritur edhe numri i shqiptarëve që kanë pushuar jashtë vendit.
25 Shtator 2024, 17:11 -
Pse norvegjezët e hungarezët bëjnë plazh në shtator? Rrëfimi i veçantë i turistëve në Sarandë
Është gjithnjë e vështirë t’u thuash lamtumirë pushime të verës. Fatmirësisht ekzistojnë disa vende, si Saranda ku mund të bëhet plazh edhe në shtator. Turistë të shumtë që gjenden në Sarandë rrëfejnë përvojën e tyre për mikrofonin e Report tv.
24 Shtator 2024, 15:13 -
Politikat tatimore do të rishikohen deri në 2027-ën! Rikthehen taksat për biznesin e vogël, rishikohet TVSH-ja 6% në turizëm
Brenda tre viteve të ardhshme politika tatimore në vend pritet të rishikohet në tërësi, duke reduktuar përjashtimet tatimore e deri tek rishikoimi i normave tatimore që aktualisht aplikohen në vend.
20 Shtator 2024, 18:52 -
Me ujërat termale, kanionet dhe rafting në Vjosë, Përmeti kthehet në destinacion kryesor! Në 8 muaj u vizitua nga 110 mijë turistë
Nga Janari në Gusht, Përmetin e kanë vizituar 110 mijë turistë, duke e kthyer një ndër destinacionet kryesore të vendit. Objekt i vizitave janë Kisha e Leusës, Banjat e Bënjës, lagje e vjetër e qytetit, kanioni i Langaricës dhe rafting në rrjedhën e Vjosës. Sipas të dhënave zyrtare nga bashkia numri i turistëve u rrit me 30 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
20 Shtator 2024, 16:43 -
Ambasadori Niklas Strom viziton Kukësin: Do ju sjell turistë suedezë
Në vizitën e tij të parë në Kukës, ambasadori i Suedisë Niklas Strom, tha se vendi I tij do të vijojë të mbështesë qytetin me projekte për të nxitur turizmin, pasi sic theksoi në Kukës gjeti një natyrë të bukur e tërheqëse. Diplomati theksoi qëllimin e Suedisë për të mbështetur Shqipërinë drejt BE-së.
19 Shtator 2024, 17:17 -
Shqipëria u vizitua nga 8.5 milionë vizitorë të huaj deri në gusht! Rama: Viti turistik ende vijon nga veriu në jug
Janë 8.5 milionë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, ose 1.3 milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur numri i vizitorëve ishte 7.2 milionë
14 Shtator 2024, 14:46 -
Rama: Nuk keni punëtorë? Rrisni pagat, s’keni ku shkoni! Ekspertja: 1500 euro bar mani! Deri në 4 mijë euro shefi i kuzhinës
Rritja e pagave në sektorin e turizmit është evidente por një vëmendje të madhe duhet ti kushtohet dhe orëve të gjata dhe ngarkesës.Në podcast Kryeministri preku problematikën e mungesës së fuqisë punëtore, sidomos në hoteleri turizmit, ku tha se bizneset duhet të rishikojnë pagat.
14 Shtator 2024, 09:40 -
Rama: Shumë shpejt nis ndërtimi i resortit të parë të skive! Do jetë në Korçë, investitorët nga Austria
Në episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” kryeminstri Edi Rama zbuloi dhe projektin për ndërtimin e një resorti për skitë në Korçë.Rama zbuloi detaje dhe se kush janë investorët dhe arkitektëtSë shpejti me ndihmën e zotit,
14 Shtator 2024, 09:29 -
'Na e sollën në majë të hundës'/ Rama: Vitin tjetër s'ka më leje për plazhe private për beach baret e restorantet, kthehen publike! Marrin vetëm hotelet! Bashkitë shezllone me çmim tavan
Kryeministri Edi Rama njoftoi reformën për ndryshimin rrënjësor të procesit të dhënies së plazheve tek privati. Këtë herë vëmendja do të jetë tek lirimi i hapësirave për plazhe publike, apo plazhe të cilat do të menaxhohen nga bashkia dhe do të ofrojë shërbim kundrejt një çmimi tavan të detyruar i përballueshëm për të gjithë qytetarët.
14 Shtator 2024, 08:59 -
Nordikët, gjermanët e italianët 'rrëmbejnë' apartamentet në bregdet! Jo vetëm turizëm, i 'futen' biznesit
Bregdeti shqiptar po tërheq të huajt jo vetëm për pushime por edhe për investime. Pjesa më e madhe e pronave të shitura në gjashtëmujorin e parë të vitit ishin në bregdet, dhe blerësit ishin kryesisht nga vendet e Lindjes, dhe Italia. Për shkak të interesit të shtuar, një pronë në Durrës, Vlorë e Sarandë është shitur 2 herë më shpejt se në Tiranë.
13 Shtator 2024, 17:19 -
Shqipëria fitoi nga turizmi 394 mln € më shumë se vjet, por u vizitua nga të huajt “koprracë”
Të ardhurat nga turizmi për gjashtë muajt e parë të vitit arritën vlerën 1.9 miliardë euro. Edhe pse në rritje, shifrat tregojnë se turistët e këtij viti ishin më dorështrënguar. Një i huaj ka shpenzuar mesatarisht 428 euro në Shqipëri, me rënie në raport me vjet.
10 Shtator 2024, 16:16 -
'Nuk kishim vizituar asnjëherë tunele ushtarake!' Tre të rinj nga Holanda tregojnë eksperiencën unike në Kukës
Të ndërtuara gjatë regjimit komunist, tunelet e Kukësit vazhdojnë të tërheqin turistë edhe pse ende nuk janë kthyer në muze. Afrim Cenaj udhërrëfyes në Kukës shprehet se gjatë këtij sezoni ka shoqëruar me dhjetra franceze e holandez.
5 Shtator 2024, 09:50 -
Revista ‘Business Traveller’ shkrim për Rivierën Shqiptare, e cilëson si ‘Maldivet e Europës’
Përshkruhen vendet më panoramike për t’u vizituar, nga bregdeti mahnitës i Jonit dhe Adriatikut, dhe deri te plazhet e Vlorës, Dhërmiut, Ksamilit, Sarandës dhe Himarës. Edhe Kryeministri Rama e ndan lajmin në Facebook
4 Shtator 2024, 13:07 -
CNN: Shqipëria vend ideal për t’u vizituar edhe në vjeshtë
Mes SHBA-së, Meksiko-së, Disney World apo Japoni-së edhe Shqipëria është një vend ideal për t’u vizituar në vjeshtë, shkruan media prestigjoze CNN në një artikull të botuar me titull ‘Pse kjo është koha më e mirë e vitit për të shkuar pothuajse kudo’
3 Shtator 2024, 16:01