-
VENDIMI i Apelit të 'Administratives'/ Ndërtuesit në Tiranë do të pagujnë 3% për strehimin social, fiton Bashkia Tiranë
Ndërtuesit në Tiranë duhet të paguajnë një taksë 3% për çdo ndërtim, e cila më pas shkon për strehimin social të qytetarëve. Ky vendim i Bashkisë së Tiranës qëndron në fuqi, pasi Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar sërish Shoqatën e Ndërtuesve, e cila kishte ngritur një padi me qëllim për të shfuqizuar vendimin Nr. 105, dt. 25.10.2019 të Këshillit Bashkiak.
26 Dhjetor 2020, 14:22 -
Veliaj i dhuron 'Kullën e Sahatit'/ Aktorja italiane, Ornella Muti: Në Tiranë shoh një ndryshim rrënjësor, është e mrekullueshme
Aktorja ikonë e kinemasë italiane, shumë e njohur nga publiku shqiptar, Ornella Muti ka zhvilluar një vizitë në Tiranë. Gjatë një takimi të zhvilluar me kryebashkiakun Veliaj ajo është shprehur se Tirana dhe Shqipëria kanë pësuar një ndryshim të madh.
24 Dhjetor 2020, 13:39 -
Veliaj: Shpërblimi i pensionistëve, krenar për qeverinë socialiste! Gjelat e Baldushkut janë më të mirët në Shqipëri (VIDEO)
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës të blejnë gjelin e detit për fundvit nga Baldushku, ku edhe ka qene ditën e sotme. Ai është shprehu se nëpërmjet blerjes së gjelit nuk blen vetëm drekën apo darkën e fundvitit por edhe kontribuon për të ardhmen e çunave dhe gocave të Baldushkut.
23 Dhjetor 2020, 15:54 -
Që sot në Bashkinë e Tiranës ka një zyrë që ju këshillon për karrierën sipas shembullit dhe eksperiencës zvicerane
Shërbimet e qendrës ndjekin modelin zviceran të qendrave të karrierës, të përshtatura sipas kontekstit të Shqipërisë dhe nevojave të të rinjve e të rejave në vend.
22 Dhjetor 2020, 18:05 -
Veliaj: Këshilli Bashkiak miraton kreditë e buta për 850 familje! Ndërtojmë Teatrin Kombëtar! Brenda mandatit përfundon Unaza e Madhe (VIDEO)
Një vendim shumë të rëndësishëm ka marrë sot Këshilli Bashkiak i Tiranës. Janë miratuar 850 kredi të buta për 850 familje dhe çifte të reja të pastreha të Tiranës. Veliaj foli edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha se Tirana do të ketë për herë të parë një ndërtesë kushtuar Teatrit Kombëtar, 9 herë më e madhe dhe moderne.
21 Dhjetor 2020, 17:09 -
Bursa për fëmijët në nevojë të apasionuar pas teknologjisë dhe artit! Veliaj: Janë regjistruar 250 fëmijët dhe të rinjtë e parë! Kurset, mundësi aftësimi
Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan po vijojnë punën për transformimin e Piramidës në një qendër të madhe të teknologjisë së informacionit, por njëkohësisht 250 të rinjtë e parë, nga mosha 12-18 vjeç, e kanë nisur mësimin në “Tumo Tirana”
20 Dhjetor 2020, 14:41 -
Stola të rinj në lulishtet dhe lagjet e Tiranës, riparohen edhe të dëmtuarit
Bashkia e Tiranës ka nisur riparimin dhe zëvendësimin e stolave në rrugë, lulishte, dhe lagje të ndryshme të kryeqytetit, duke ofruar më shumë infrastrukturë dhe komoditet për qytetarët. Punëtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit të Qytetit, u është përgjigjur në kohë rekord edhe të gjitha kërkesave të qytetarëve për të kompletuar me stola lagjet dhe ambientet ku ata jetojnë
20 Dhjetor 2020, 10:44 -
Protesta e dhunshme për Rashën/ Punonjësit e bashkisë rikuperojnë dëmet, Veliaj: Faleminderit shërbëtorëve të qytetit
Pa u mbyllur ende mirë protesta, me dhjetra punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren për të pastruar rrugët dhe sheshet nga plehrat dhe shkatërrimet që protestuesit lanw pas
11 Dhjetor 2020, 21:36 -
FOTOT/ Punonjës të shumtë të Bashkisë së Tiranës rikthyen në normalitet qytetin herët në mëngjes
Menjëherë pas protestës së djeshme, ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës zbriti në terren për të pastruar qytetin. Ndërsa sot, që në orët e para të mëngjesit, punonjës të shumtë të Bashkisë së Tiranës rivendosën dhe sistemuan të gjitha zbukurimet e dekorit, të vendosura per festat e fundvitit, si dhe zëvendësimin e dyerve e xhamave të thyera të godinës së Bashkisë.
10 Dhjetor 2020, 12:26 -
Shkatërrimet dhe dëmtimet gjatë protestës, Bashkia e Tiranës në punë për rikthimin e tij si më parë (FOTO)
Pas shkatërrimit të zbukurimeve,shkuljes së gurëve nga bulevardi dhe dëmtimi dhe vënia flakë e pemëve të krishtlindjeve që u bënë gjatë protestave, punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë mobilizuar menjëherë për të pastruar dhe rikthyer sërish qytetin ashtu siç ishte.
9 Dhjetor 2020, 22:25 -
Veliaj jep lajmin e mirë: Do ta mbyllim vitin me miratimin e 1000 kredive të buta
Përpara fundit të vitit, Bashkia Tiranë do të shpallë 1 mijë fituesit e kredisë së butë. Lajmin e mirë e dha dje kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili deklaroi se përpara fundit të vitit do të miratohen në Këshillin Bashkiak dhe kreditë e buta për 1000 çifte të reja të
9 Dhjetor 2020, 13:38 -
Një tjetër destinacion rekreativ i shtohet Parkut të Liqenit, fusha tenisi dhe ambiente çlodhëse (FOTO)
Një tjetër hapësirë sportive do t’i shtohet Parkut të Liqenit në Tiranë. Pasi IMT në bashkëpunim me Policinë Bashkiake shembën ndërtesën buzë liqenit, Bashkia e Tiranës vendosi që këtë hapësirë prej 3600 m² të parkut, ta rikthejë në funksion të qytetarëve.
7 Dhjetor 2020, 20:03 -
PD: Po vidhen fondet e rindërtimit! 1 shkollë me çmim 3 herë më të lartë se BE
PD përmes një deklarate të bërë nga ish-deputeti Luçiano Boçi ka hedhur akuza ndaj qeverisë, e cila sipas tij po buzon me fondet e rindërtimit. Sipas Boçit, fëmijët e vegjël të klasave të para e të dyta, mësojnë me 2-3 e 4 turne dhe e lënë shkollën në orën 8 të darkës
7 Dhjetor 2020, 14:31 -
Veliaj prezanton 5 prioritetet për rininë në 2021: Do vijojmë punën për hapjen e shkollave, palestrave dhe bibliotekave te reja; Karta e Studentit me 1 mijë shërbime
Mbështetja me kreditë e buta, shkollat e reja, karta e studentit, bibliotekat dhe akademitë e kodimit, janë pesë prioritetet e Bashkisë së Tiranës për të rinjtë për vitin 2021. Lajmin e mirë e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë diskutimit me disa të rinj për projektbuxhetin 2021. I shoqëruar nga këngëtari Elgit Doda, në takimin me përfaqësuesit e gjimnazeve dhe të universiteteve, Veliaj theksoi se Tirana është një nga të vetmet bashki në rajon që inkurajon strehimin e të rinjve
6 Dhjetor 2020, 13:59 -
Bashkia e Tiranës dy investime të reja në Kombinat, marrin zgjidhje kërkesat e banorëve në rrugët 'Shaban Bardhoshi' dhe 'Hamdi Cinojmeri'
Kombinati, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i një viti më parë i është nënshtruar një transformimi të plotë. Krahas procesit të rindërtimit të banesave të reja, Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna dhe për ndërtimin e rrugëve në zonat më skajore të njësisë Nr 6. Aktualisht mjetet e rënda po punojnë për ndërtimin dhe përmbylljen e kanalit në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Kombinat, një kërkese e hershme e banorëve të kësaj zone duke I dhënë zgjidhje përfundimtare
6 Dhjetor 2020, 11:34 -
Përurohet fusha sportive e shkollës 'Sabaudin Gabrani', Veliaj: Do transformojmë çdo cep të Tiranës, investojmë për fëmijët
Njësisë 7 në kryeqytet i shtohet një tjetër fushë sportive, ajo e shkollës “Sabaudin Gabrani”. Falë projektit të Bashkisë së Tiranës dhe me financim të Bankës Raiffeisen, është realizuar sistemimi dhe riparimi i fushës ekzistuese, e cila është kthyer në një fushë multisportive, ndërsa është shtuar edhe një fushë futbolli, si dhe kthimi i sheshit përreth fushave në hapësira në funksion të aktivitetit fizik, sipas standardeve dhe normativave teknike për ndërtimin e fushave sportive.
3 Dhjetor 2020, 15:28 -
Mbështetje nga Bashkia Tiranë, Neritan Liçaj pjesë e një komedie, Veliaj e promovon
Edhe pse ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Erion Veliajt për projektin e ndërtimit të një teatri të ri kombëtar, duke u shprehur se artistët nuk do të kenë vend ku do të japin shfaqje, Neritan Liçaj ka vijuar normalisht ushtrimin e profesionit të tij.
3 Dhjetor 2020, 13:30 -
Buxheti i Tiranës 2021/ Veliaj, bashkëbisedim online me të rinjtë: Po ndërtojmë më shumë shkolla se në 100 vite të Tiranës kryeqytet
Në buxhetin e ardhshëm të Bashkisë Tiranë janë parashikuar një sërë investimesh vetëm për rininë. Ky është premtimi që i ka dhënë sot gjimnazistëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës përmes një bashkëbisedimi që zhvilloi online me ta.
2 Dhjetor 2020, 14:51 -
Bashkia nxjerr blof PD-në: Familja Shabanaj ka marrë dëmshpërblim dhe i është miratuar rindërtimi i dy shtëpive! Basha të tregojë si shtoi 4 vila
Bashkia e Tiranës ka nxjerrë sërish blof Partinë Demokratike, e cila publikoi sot një videomontazh me kamera HD rastin e familjes Shabanaj nga Baldushku, për të cilën pretendoi se nuk është ndihmuar pas tërmetit. Nga dokumentet e publikuara, familja e Mersin dhe Genc Shabanaj është dëmshpërblyer me 3 milionë lekë për tërmetin e 21 Shtatorit 2019, e ndërkaq pas dëmeve të mëdha gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, dy vëllezërve do t’u rindërtohen dy shtëpi, ndonëse para tërmetit kanë jetuar në një shtëpi
30 Nëntor 2020, 15:28 -
Mazniku: Rindërtimi sipas afateve, lagjet e reja me të gjithë infrastrukturën e nevojshme
Nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku thekson se aktualisht në Tiranë janë më shumë se 500 banesa në proces rindërtimi, ndërsa 55 familje po jetojnë në banesat e reja që janë ndërtuar dhe u janë dorëzuar. Duke folur për Scan, Mazniku bëri me dije se tashmë ka nisur puna dhe për lagjet e reja ku do të ndërtohen apartamentet për ata që mbetën pa shtëpi.
29 Nëntor 2020, 14:37