-
Shmangën ‘e-Albania’ e futën në klasë të parë fëmijët nën 6 vjeç, Ministria: Drejtorët do penalizohen! Asnjë nxënës s'përjashtohet, AKSHI do t’i regjistrojë manualisht
Drejtuesit kanë pranuar në klasë të parë fëmijë 5-vjeçarë që mbushin moshën 6-vjeçare brenda muajit dhjetor. Në fakt, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e prindërve që fëmijët e tyre të regjistrohen në shkollë ende pa mbushur 6 vjeç duke qenë se i kanë fituar njohuritë bazë përmes parashkollorit
20 Janar 2023, 17:33 -
Prokuroria ndaloi publikimin për hakerimin e sistemit, ‘Rithemelimi’: Urdhër policesk nga qeveria e propagandës! Refuzoni censurën
Zëdhënësja e ‘Rithemelimit’ Floriana Garo ka udhëzuar mediat të mos bien pre e censurës për publikimin e hakërimit të sistemeve që patën një sulm kibernetik. Garo u shpreh se vendimi i prokurorisë vjen si shtysë e propagandës qeveritare
21 Shtator 2022, 13:15 -
Sulmet kibernetike, prokuroria: U bë nga një profil në dy rrjete sociale jashtë vendit! Informacionet e hakerave që u publikuan do sekuestrohen
Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me hetimet që po kryhen për sulmet kibernetike që Irani ka kryer ndaj sistemeve shtetërore online në vendin tonë. Sipas organit të akuzës, është kërkuar ndihmë juridike në disa shtete në lidhje me hetimet.
20 Shtator 2022, 15:49 -
Sulmi kibernetik, AKSHI: Rikthehen në normalitet të plotë 1224 nga 1225 shërbimet online në e-Albania
Pas sulmit kibernetik në faqet qeveritare online, është punuar intensivisht për 4 javë dhe është bërë e mundur që të jenë të aksesueshme shërbimet online për qytetarët dhe bizneset. AKSHI njofton se 1224 nga 1225 shërbime online që jepen mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset njësoj si më parë. Po punohet për të vënë në funksion edhe njehsimin e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja.
12 Gusht 2022, 15:31 -
Sulmi kibernetik, AKSHI: Gjithçka në normalitet të plotë, faqet qeveritare të gjitha të aksesueshme! Ofrohen 1214 shërbime nga 1225 gjithsej
Pas sulmit kibernetik, të gjitha faqet qeveritare online janë rikthyer në normalitet të plotë. Pas pothuajse tre javësh, shërbimet online janë tashmë të aksesueshme për qytetarët dhe bizneset. Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit njofton se aktualisht në e-Albania janë të aksesueshme 1214 nga 1225 shërbime online.
4 Gusht 2022, 17:18 -
AKSHI: 10 orë operacion mirëmbajtje në faqet qeveritare online! Nga ora 14:00 deri në 23:59 mund të ketë vështirësi në akses
Duke filluar nga ora 14:00 e ditës së sotme në mesnatë mund të hasni vështirësi në aksesimin e faqeve qeveritare online. Kjo për shkak të një operacioni mirëmbajtjeje nga ana e AKSHI-t. Kjo ndërhyrje është në vazhdën e masave të marra për përballjen me pasojat e sulmit kibernetik.
30 Korrik 2022, 13:35 -
Editorial
Ekskluzive/ Hija e zezë e Sali Berishës pas sulmit kibernetik në Shqipëri! Ja gjurmët që lanë
Grupi që sulmoi Shqipërinë është prezantuar me emrin “Homeland Justice” dhe ka bërë gjithçka për t’u paraqitur si një lëvizje filo iraniane që kishte në shënjestër muhaxhedinët e MEK të strehuar në bazën e Manzës, pranë Durrësit. Por a është në të vërtetë kështu?
29 Korrik 2022, 21:43 -
Sulmi kibernetik, zv. Kryeministrja dhe drejtoresha e AKSHI-t: Gjithçka drejt normalitetit, 98% e shërbimeve funksionale! Zero humbje të dhënash! Krah tyre eksperti i Microsoft
"Mbi 98% të shërbimeve online janë tashmë funksionale!" Kështu tha drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj në një deklaratë duke theksuar se gjithçka po shkon drejt normalitetit dhe nuk ka asnjë humbje të dhënash nga sulmi kibernetik në platformat qeveritare online. Zv.kryeministrja bëri me dije se ka nisur hetimi i thellë për zbardhjen e krimit kibernetik. Në këtë hetim është përfshirë edhe FBI.
29 Korrik 2022, 17:10 -
Sulmet kibernetike, rrezik në rritje për rajonin dhe Evropën! Kush po na sulmon, Rusia apo Irani?
Akuzat për sulme kibernetike nuk kanë munguar as nga BE-ja, e cila ka konstatuar dhe ka paralajmëruar disa ditë më parë se grupet e hakerëve rusë po “shënjestrojnë pa dallim entitete thelbësore globalisht”, në mes të luftës së vendit me Ukrainën. Këshilli i Bashkimit Evropian veçoi sulmet e fundit të shpërndara të mohimit të shërbimit (DDoS) kundër disa shteteve anëtare dhe partnerëve të BE-së, për të cilat grupet e hakerave pro-ruse morën përsipër autorësinë.
26 Korrik 2022, 13:16 -
Sulmi kibernetik, e-Albania rikthehet në funksion! Rama: Në procesin e mbrojtjes u përfshi edhe NATO
Pas sulmit kibernetik ndaj shërbimeve online qeveritare disa ditë më parë është rikthyer shërbimi në e-Albania. Të gjithë qytetarët që duan të shkarkojnë dokumente tashmë portali e-Albania i është rikthyer normalitetit dhe është në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike.
20 Korrik 2022, 16:36 -
Hakerat kërkuan parà pas sulmit kibernetik në platformat qeveritare? Rama: Nuk është e vërtetë! As të dhënat nuk janë shkatërruar
Pas sulmit kibernetik ndaj faqeve të shërbimeve qeveritare online, kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin se hakerat kanë shkatërruar të dhënat e shtetit shqiptar dhe kërkojnë 30 milionë euro në Bitcoin duke thënë se gjithçka është e rreme.
20 Korrik 2022, 16:12 -
Fshihen edhe prapa sulmit në Shqipëri? Kush është grupi i hakerave rusë që po sulmon faqet online të vendeve evropiane
Një grup hakerash që mendohet se sponsorizohen nga qeveria ruse kanë sulmuar shërbimet online të Gjeorgjisë, Kaukazit dhe Evropën Lindore, si dhe NATO-n dhe kontraktorët e mbrojtjes në të gjithë Evropën Perëndimore.
18 Korrik 2022, 19:51 -
Sulmi kibernetik ndaj faqeve të shërbimeve online, KPP: Ja ku mund ta ndiqni veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik
Një link është vënë në dispozicion të qytetarëve për të marrë në kohë reale çdo informacion mbi veprimtarinë e institucionit të Komisionit të Prokurimit Publik derisa të kthehet sistemi nga AKSHI. Kjo vjen pas sulmit të hakerave në platformat qeveritare.
18 Korrik 2022, 17:56 -
Sulm kibernetik në platformat qeveritare, Kryeministria: Të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta, e njëjta dorë me sulmet në Evropë vitin e fundit
Sulm klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Lajmin e ka dhënë Kryeministria përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat. Qeveria ka garantuar të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta.
18 Korrik 2022, 11:42 -
Sulm kibernetik në faqet publike në Shqipëri, burime për Report Tv: Dyshohet rus! AKSHI: Vjen nga jashtë, mbyllen përkohësisht shërbimet
Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare janë mbyllur përkohësisht për shkak të një sulmi kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Këtë bën me dije AKSHI duke theksuar se janë detyruar të mbyllin sistemet qeveritare deri në neturalizim të sulmeve armike. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka dyshime që sulmi mund të jetë rus.
17 Korrik 2022, 11:08 -
Policia e Shtetit akses në kohë reale për zbardhjen e ngjarjeve! Hartë dixhitale për të gjitha kamerat e sigurisë në Shqipëri! Hapet tenderi 100 mln lekë për zhvillimin e sistemit
Në Shqipëri pritet të krijohet një hartë dixhitale me të gjitha kamerat e sigurisë që mbulojnë hapësirat publike, që do të jetë në menaxhim nga Policia e Shtetit. Për krijimin e këtij sistemi që i ofron mundësinë Policisë të kontrollojë në kohë reale kamerat dhe të reagojë më shpejt ndaj ngjarjeve kriminale, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur një tender me vlerë 100 milionë lekë
18 Maj 2022, 14:40 -
Nga 1 maji shërbimet online, drejtoresha e AKSHI-t përgjigjet për të gjithë dilemat që mund të keni
Nga 1 maji të gjitha sportelet do të jenë online, një risi tashmë për qytetarët. Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj shpjegon lehtësitë që sjell kalimi nga sportelet fizikë në ato online për qytetarët.
28 Prill 2022, 22:33 -
Shqipëria vlerësohet lider në Ballkanin Perëndimor për transformimin digjital
Performancë lider, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, për transformimin digjital të vendit, në ofrimin e shërbimeve publike e administrative dhe mirëqeverisjen në vend. Shifrat më të larta në shprehjen e kënaqësisë së qytetarëve, pra përdoruesve të shërbimeve digjitale, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
3 Mars 2022, 11:31 -
AKSHI reagon për draft raportin e KLSH: Në asnjë rast nuk kemi kaluar fondin limit, përkundrazi janë kursyer para të shqiptarëve! Rastet dhe vlerat që sjellin sistemet e-depo dhe e-vizita
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka reaguar mbi lajmet e një draft-raporti të KLSH-së mbi implementimin e sistemeve të IT në FSDKSH. AKSHI njofton se në asnjë rast nuk ka kontraktuar më shumë se fondi limit, përkundrazi, janë kursyer para të taksapaguesve. AKSH nënvizon se për projektet të ndryshme për të cilat FSDKSH parashikonte shifra më të mëdha, kontratat e lidhur nga AKSHI kanë si vlerë implementimi vlera më të vogla.
16 Shkurt 2022, 13:08