-
8 dosjet penale që fshihen pas protestës së PD-së para SPAK-ut, tubimi test frike për fatin e Berishës, dhëndrit, Ilir Metës dhe Fatmir Mediut
Protesta e Rithemelimit vjen në kohë kur prokurorët e SPAK-ut duhet të vendosin për fatin e 6 dosjeve penale të Ilir Metës, dosjen e privatizimit të ish Klubit Sportiv Partizani si dhe dosjen e Gërdecit me të pandehur Fatmir Mediun
12 Tetor 2022, 21:07 -
Politikë
Zgjedhjet vendore, Mediu: Të dalim me një kandidat të përbashkët! Duka-Metës: Ftesa për koalicion, vetëm për Berishën apo për të gjithë opozitën?
‘Opozita duhet të ketë një kandidat të përbashkët’- ky ishte propozimi i kreut të partisë Republikane Fatmir Mediu. I ftuar në ‘Studio Live’ nga Arbër Hitaj, Mediu foli për një sërë çështjesh së politikës dhe sesi ky kampi opozitar mund të merrte drejtimin e qeverisë.
28 Shtator 2022, 19:55 - Politikë
-
Kronikë
Hetimet për Mediun dhe dosjen Gërdeci, prej korrikut letërporosia e SPAK në SHBA! Kërkohet dëshmia e Efraim Diverolit
Që prej muajit korrik në SHBA ka mbërritur letërporosia për marrjen në pyetje të Efraim Diverolin, trafikantit të armëve nga Kalifornia. Përgjigje nuk ka ende, por kjo do jetë një dëshmi e rëndësishme për të vijuar hetimet për dosjen ‘Gërdeci’.
22 Shtator 2022, 17:35 -
Kronikë
Afera e privatizimit të ish-Kompleksit 'Partizani', thirret për të dëshmuar Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi! Dhanë dëshminë ish-ministrat Mediu dhe Oketa
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u pyet nga SPAK si person që ka dijeni për hetimin ndaj privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”. Për çështje ditësh, në zyrën e prokurores Enkelda Minollai pritet të thirren edhe ish-kryeministri Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshinë gjurmët e kompleksit Partizani.
21 Shtator 2022, 10:04 -
Sesioni i ri parlamentar, Nikolla: Na presin reforma të rëndësishme! PS: 'Despiunizim' politikës, bashkëpunim me PD! Opozita: Kuvendi, jo aneks i qeverisë
4 nismat e propozuara nga mazhoranca dhe opozita për hapjen e plotë të dosjeve ai si dhe ndalimin e kandidimit të personave që kanë qenë ish-bashkëpuntorë të sigurimit të shteti do jenë kryefjala e këtij sesioni parlamentar, që nisi sot. Në seancën e parë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla lexoi mesazhin e dërguar nga presidenti Begaj.
5 Shtator 2022, 15:07 -
7 gjyqtarët që ‘përvëluan’ Berishën duke rihapur e dosjen e Gërdecit, rrëzuan Mediun dhe mbështetën SPAK, rol kyç Saida Dollani, Vitore Tusha e Elsa Toska
Drejtësia e re rikthen makthin e Sali Berishës dhe Fatmir Mediut. Mbështeti 7 me 1 rihapjen e dosjes së Gërdecit për ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet e larta. I vetmi që doli kundër ishte gjyqtari Erjon Çela.
16 Gusht 2022, 16:05 -
Skeda/ Ja si të gjitha gjykatat rrëzuan Fatmir Mediun për t’i shpëtuar drejtësisë për Gërdecin! A po thellon SPAK hetimet drejt Berishës dhe Shkëlzenit?!
Ish ministri i Mbrojtjes 13 vite luftë për t’i shpëtuar përballjes më drejtësinë për rolin e tij në krimin dhe korrupsionin në Gërdec. Pozitat e ish ministrit ndryshuan pas ngritjes së drejtësisë së re. Tashmë mund të dërgohet për gjykim ose të thellohen hetimet drejt dyshes që e urdhëroi për të bërë letrat e biznesit të vdekjes.
8 Gusht 2022, 09:39 -
Tragjedia e Gërdecit, ankimoi vendimin e Gjykatës së Lartë që lejoi rihetimin, Fatmir Mediu rrëzohet edhe në Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që pranoi kërkesën e SPAK për rihapje të hetimeve për dosjen Gërdeci
27 Korrik 2022, 12:40 -
Mediu: Në raport nuk është shënjestër vetëm Kosova por edhe Shqipëria
Fatmir Mediu ka folur për raportin Dick Marty-t nga Kuvendi ku ka thënë se shënjestra e tij nuk ka qenë vetëm në Kosova por edhe vendi ynë.'Ajo që po ndodh në Bosnjë Hercegovinë ndarja që po ndodh në Malin e zi janë tendenca të qarta për të krijuar dinami
21 Korrik 2022, 12:03 -
Forumi i sigurisë në Bukuresht, Mediu flet për luftën: Duhen sanksionuar kompanitë kineze nga vendet e NATO- s, nuk sanksionoi Rusinë
Mediu mori pjesë në forumin e Inteligjencës dhe Sigurisë në Bukuresht me temë”Lufta në Ukrainë dhe ristrukturimi i Sigurisë Globale”, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Organizator të këtij forumi në bashkëpunim me Kongresin Amerikan dhe Komisionin e Sigurisë të parlamentit Rumun.
9 Korrik 2022, 13:09 -
Ylli Pata: Ngecja e opozitës në hartën politike të Sali Berishës
Ka një opinion që shprehet nga zërat e hapur kundër qeverisë, të cilët akuzojnë pjesën e gazetarëve apo opinionistëve që kanë shtruar prej mëse një viti në publik çështjet e opozitës shqiptare. “Në vend që të merren me Ramën që po na bën namin, merren me Berishën”, thonë në esencë këto gjëra.
3 Korrik 2022, 19:28 -
Presidenti i ri, Mediu e Duka për Report Tv: Propozojmë Dashamir Shehin, kandidat i grupit ‘Alenca për Ndryshim’, ia vëmë në tavolinë Alibeajt
Teksa opozita ka marrë dakordësinë për të propozuar emrat e kandidatëve për president në raundin e dytë dhe të tretë, Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” do të propozojë në diskutimet mes grupeve opozitare emrin e Dashamir Shehit si kandidat për president.
18 Maj 2022, 19:32 -
Presidenti, palët arrijnë dakordësinë! Opozita propozon emër për 2 raundet e ardhshme, pastaj PS! Alibeaj dorëzohet para qëndrimit të të gjitha grupeve! 'Rithemelimi': Tallje e Ramës
Në tryezën e negociatave për presidentin e ri, palët ranë për herë të parë dakord që emri i kandidatit për president të propozohet nga opozita për 2 raundet e ardhshme të votimit. Nëse Parlamenti nuk i voton kandidatët e opozitës, atëherë mazhoranca ka mundësinë të votojë emrin e saj në raundin e 4 ose të 5-të, pa nevojën e votave të opozitës.
18 Maj 2022, 07:26 -
Dështon raundi i parë për presidentin e ri, në Kuvend nuk shkon asnjë emër! Rama: Nuk shoh vullnet nga pala tjetër, do e votojmë vetë në raundin e 4-t! Alibeaj: Propozimi të jetë i opozitës
Dështon raundi i parë për presidentin e ri, në Kuvend nuk shkon asnjë emër! Kryeministri Edi Rama tha se nuk sheh vullnet nga pala tjetër, teksa kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj këmbënguli që propozimi të jetë i opozitës. Nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të caktuar raundin tjetër.
16 Maj 2022, 07:33 -
Mediu në 'Kontrast': Të hënën s’ka kandidaturë! Kushtetuta kërkon një President konsensual, si u zgjodhën Topi e Nishani në krye të shtetit
Kryerepublikani Fatmir Mediu ishte sot në tryezën e negociatave me mazhorancës për Presidentin e ri. Për emisionin ‘Kontrats’ në Report TV, ai u shpreh se qëllimi i grupit parlamentar ‘Aleanca për Ndryshim’ është që kreu i ri i shtetit të jetë një figurë konsensuale.
13 Maj 2022, 18:52 -
Presidenti/ PS negociata me palët, Alibeaj refuzon! Balla: Vendosëm piketat! Mediu: Nëse opozita s'është unike, ne s'bëhemi pjesë! Idrizi: Qeveria garantoi jo proces të njëanshëm
Kur duhen edhe 2 ditë që të përfundojë afati për dorëzimin zyrtar të kandidatëve për President të Republikës, ende nuk ka asnjë emër për tu hedhur për votim në raundin e parë të përcaktuar të zhvillohet të hënën e 16 majit, ora 17:00. E sotmja ishte ditë negociatash. Teksa Enkelejd Alibeaj i PD ka refuzuar, grupi negociator i Partisë Socialiste zhvilloi takime me krerët e grupeve parlamentare të tjera.
13 Maj 2022, 08:37 -
Nisin diskutimet brenda opozitës për zgjedhjen e presidentit, Mediu: Kam biseduar me grupin negociator të Berishës dhe më Alibeajn! Na duhet një figurë e përbashkët
Fatmir Mediu, kryetar i grupit parlamentar të Aleancës për Ndryshim tha se po diskutojnë me opozitën që të kenë një emër kandidati të përbashkët për presidentin e Republikës. Mediu tha se ka diskutuar me grupin negociator të Rithemelimit, Oerd Bylykbashin dhe Luciano Boçin si dhe me Alibeajn
12 Maj 2022, 13:05