-
Sociale
36-vjeçari vlonjat denoncon humbjen e të fejuarës, vjehrri i jep lajmin live në ‘Pa Gjurmë’: Ime bijë të braktisi, shiko jetën tënde
Një denoncim urgjent mbërriti paraditen e 29 shtatorit në redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë”, në Report TV, ku 36-vjeçari nga Vlora, Klodian Dalipaj, kërkoi ndihmë për gjetjen e të fejuarës së tij, Asie Muçaj.
29 Shtator 2021, 18:40 -
Sociale
Përplasje e ashpër në studion e ‘Pa Gjurmë’/ Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua!
Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga Kukësi, i cili i përket komunitetit egjiptian. Dashuria e tyre pengohet nga familja e Joanës e cila nuk është dakord me këtë lidhje, por edhe nga ish-bashkëjetuesja e Bilbilit, Mimoza Shkoza, me
27 Shtator 2021, 18:55 -
Sociale
Dashuria e ndaluar/ E reja nga Durrësi dashurohet me djalin me ngjyrë! Çifti rrëfehet në Pa Gjurmë: Familja nuk na do! Përplasje e ashpër në studion e ‘Pa Gjurmë’
Ndër vite kemi dëgjuar histori dashurie nga më të ndryshmet, ku shpesh për hir të saj kapërcehet çdo lloj paragjykimi. E tillë është historia e Joana, e cila ka zgjedhur të dalë edhe kundër familjes, vetëm për të qenë e lumtur me djalin që ajo dashuron.
27 Shtator 2021, 18:31 -
Kronikë
E pazakontë/E dinin të vdekur prej 7- vitesh, ‘Pa Gjurmë’ gjen gjallë Ifete Sherifin! Shokohet i vëllai kur i dëgjon zërin, e motra nuk e njohu
E pazakontë, por e vërtetë historia që u prezantua këtë të enjte në programin investigativ ‘Pa Gjurmë’. Familja e dinte të vdekur, shokohen kur shikojnë motrën e tyre gjallë në Report Tv. Ifete Sherifi u gjet pa ndjenja në një rrugicë të Tiranës, në mars të vitit 2014, ku me pas përfundoi në Shtëpinë e të Moshuarve Poliçan. Plagët në kokë i shkaktuan humbjen e kujtesës dhe e moshuara prej 7 vitesh ishte një zonjë e paidentifikuar. ‘Pa Gjurmë’ i gjen familjen.
23 Shtator 2021, 17:27 -
Kronikë
Burri vrau gruan e më pas veten në Divjakë, zemërthyer i biri Leonardi tregon si e largoi i ati para krimit: Kur vajta në shtëpi, dera ishte mbyllur! Nga dritarja pashë mamanë të larë në gjak
Dy krisma që u dëgjuan të shtunën e kaluar rreth orës 17:00 tronditën fshatin Babunjë të Divjakës dhe mbarë opinionin publik. Krim i dyfishtë në familje, një ngjarje e përsëritur kjo në vendin tonë, në vetëm pak ditë.
20 Shtator 2021, 18:54 -
Sociale
'Njerka ‘mban peng’ fëmijët e mi, në 3 vite asnjë lajm', e reja shkodrane rrëfen dhunën dhe dëbimin nga shtëpia, apel për gjetjen e fëmijëve
Mesditën e kësaj të premte në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV u trajtua historia e dhimbshme e një nëne nga Shkodra, me vendbanim në Zvicër, e cila kërkon të takohet me dy fëmijët, Mateon 13-vjeçar të cilin nuk e sheh që prej vitit 2018 dhe Gianlucan 10 vjeç që s’e ka parë prej 6 vitesh.
17 Shtator 2021, 16:07 -
Sociale
Nëna i ndërroi jetë gjatë lindjes, 55-vjeçarja me lot në sy: Ajo sakrifikoi jetën për mua, tani dua t'i gjej varrin dhe t’i çoj një tufë lule
Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua historia e pazakontë e 55-vjeçares Mirela Gjoni, e cila emrin e vërtetë e ka Dallëndyshe Ahmetaj. Ajo ka zbuluar pas shumë viteve misterin e jetës së saj dhe dy identiteteve.
15 Shtator 2021, 16:51 -
Sociale
'Më lejo të bëhem nënë, të lutem mos më braktis'. 45-vjecarja rrëfen pengun e jetës që e mundon prej vitesh
Ditën që u nda nga ish-bashkëshorti, 12 vite më parë, Liljana Danushi nga Rrogozhina vendosi të mos martohej më kurrë, por jo të heqi dorë nga dëshira e saj më e madhe, të birësojë një fëmijë. Sipas saj, e vetmja pengesë është e motra, e cila i mban ’peng’ firmën, një nga kriteret ky, në kërkesën për birësim. Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti, ndaj 45-vjeçarja kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, për t’i bërë apel të motrës Kimete Imeri në Itali, që t’i përgjigjet kërkesës së saj.
8 Shtator 2021, 17:18 -
Kronikë
Historia e rrallë/ U godit në kokë dhe u la në rrugë, zonja që humbi kujtesën troket në Pa Gjurmë: Kush jam unë dhe nga vij?!
Secili prej të moshuarve në "Qendrën e të moshuarve Poliçan" ka një histori për të rrëfyer nga jetët e tyre, ndërsa dikush është braktisur nga fëmijët, e dikush tjetër ka mbetur i vetëm në këtë jetë. Por një histori e rrallë, që vjen në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ndryshe nga të tjerat është edhe ajo e një të moshuare pa identitet.
7 Shtator 2021, 17:04 -
Kronikë
Erdhën për pushime nga Franca, zhduket çifti Binçe në portin e Durrësit. Vëllai: Jemi shokuar çfarë na tha fqinja
Një tjetër çift shqiptar denoncohet të zhdukur në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Cifti Agim dhe Xhevrie Binçe 75 dhe 73 vjec rezultojnë të humbur që prej tetorit të vitit 2018. Një histori që mbart brenda një mister, sikundër ishte edhe rasti i çiftit nga Vlora Shpëtim dhe Teuta Pasho, që u denoncuan në Report Tv, por fatkeqësisht u gjetën të masakruar në Itali, trupat e të cilëve ishin vendosur të copëtuar në katër valixhe.
7 Shtator 2021, 16:53 -
Kronikë
Sinjale nga Lezha për fatin e Zyhdi Allushit, stafi i “Pa Gjurmë” mbërriti në adresën ku dyshohet se ndodhej i humburi (Pamjet transmetohen live)
Minuta të tëra ankthi dhe emocionesh në studion e “Pa Gjurmë”, sollën shpresë se ishim shumë pranë gjurmëve të 80-vjeçarit të humbur.
6 Shtator 2021, 17:56 -
Kronikë
“Do Zoti është gjallë, e presim në shtëpi”, përloten djemtë e Zyhdi Allushit: E pamë në kamera, ecte si i përhumbur (Reagon live shoku që kishte lënë takim)
Startoi këtë mesditë emisioni “Pa Gjurmë”, i cili do të transmetohet në ekranin e Report Televizion çdo ditë nga e hëna në të premte, nga ora 14:00 në 15:30, me shumë raste dhe surpriza.
6 Shtator 2021, 17:19 -
Kronikë
Zbardhet pas 17 vitesh në ’Pa Gjurmë’ dëshmia për 9-vjeçarin e humbur Artur Cara: Hipi në makinën tip ’Fuoristradë’, personi i veshur polic e gënjeu me para
17 vite nga humbja e Artur Carës nga Elbasani mbërrin dëshmia e parë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Asokohe një 9-vjecar, Arturi u zhduk nga tregu i qytetit, ndërsa shiste qese plastike bashkë me të vëllanë e tij më të madh Blerimin.
27 Korrik 2021, 17:39 -
Sociale
Prek përmetarja në Pa Gjurmë: Merrte leje tek nëna, kur vinte në shtrat me mua! 28-vjeçarja lë vajzën në fshat, në kërkim të punës në Tiranë
Një 28-vjeçare nga Përmeti rrëfeu në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhunën nga bashkëshorti dhe konfliktet e rënda me vjehrrën, që e çuan drejt divorcit 5 vite më parë.
20 Korrik 2021, 16:23 -
Kronikë
Braktis burrin dhe dy fëmijët e mitur në doganë, zhduket 22-vjeçarja Esmeralda Pura
Një tjetër rast humbje denoncohet në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ajo e Esmeralda Pura, 22-vjeçarja nga Pogradeci, rezulton e humbur që prej datës 13 korrik të këtij viti. Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Qafë-Thanës, kur Esmeralda sëbashku me bashkëshortin Ismail Isnov dhe dy fëmijët e mitur 1 dhe 3 vjeç, sapo kishin kaluar doganën shqiptare, ndërsa ktheheshin në banesën e tyre në fshatin Strumnicë të Maqedonisë së Veriut.
19 Korrik 2021, 19:42 -
Sociale
'Ma droguan djalin që 9 vjeç, më pas e përjashtuan nga shkolla'. Denoncon nëna në 'Pa Gjurmë' personat që i drogojnë, e i shfrytëzojnë djalin
Elca Vako një 31-vjeçare nga Pogradeci nënë e tre fëmijëve e ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV rrëfeu me dhembje dramën e djalit 12 vjec, i cili ka rënë pre i lëndëve narkotike. Ajo i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga ku bën apel për ndihmë, për të gjetur një zgjidhje për të birin, që shfrytëzohet edhe nga disa persona si shpërndarës i lëndës narkotike.
15 Korrik 2021, 17:02 - Kronikë
-
Sociale
‘Nuk e njoha nënën, por i vendosa lule tek varri’.Jeta brenda mureve të jetimores, prek djali jetim me rrëfimin tronditës në 'Pa Gjurme'
Nuk janë jetimët e strehës vorfnore, vitet e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, por për dy vëllezërit binjakë nga Shkodra, historia përsëritet.
9 Korrik 2021, 18:11 - Kronikë
-
Sociale
Dy ish-partnerët e denoncuan në ‘Pa Gjurmë’ për trafikim, reagon Shqipe Shala: I urrej ishat e mi, do ribashkohem me fëmijët
Dy ish-partnerët e akuzuan se ishte pjesë e një rrjeti prostitucioni dhe shfrytëzohej nga disa persona në qytete të ndryshme reagon në ’Pa Gjurmë’ në Report TV nëna e 5 fëmijëve Shqipe Shala.
2 Korrik 2021, 17:45