-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes
Javën e ardhshme në Bruksel pritet një takim i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të diskutimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, në dritën e kërkesave perëndimore që Prishtina të themelojë Asocioacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës
7 Nëntor 2023, 20:06 -
Vuçiç: E vlerësojmë qëndrimin e Rumanisë, pavarësisht presioneve ajo s’e ka njohur Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë, Alfredo Robert Simonis. Pas takimit ai u shpreh se e vlerëson faktin se Rumania nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht presioneve
7 Nëntor 2023, 15:53 -
Asociacioni, Haliti: Rama bën mirë që vjen në Kosovë, të vijë më shpesh! Kurti interesuar për fushatë, jo të zgjidhë problemet
Deputeti i PDK, Xhavit Haliti, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” për gazetarin Nertil Agalliu për Report Tv, foli për fjalimin e Kurtit në Kuvend ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi, i cili tha se ky i fundit nuk bëri raportim, por fushatë elektorale. Ndërsa për Kryeministrin Edi Rama bën mirë që vjen në Kosovë, dhe se duhet të vijë më shpesh po ashtu edhe për të trajtuar çështje politike me qeverinë dhe Kurtin
7 Nëntor 2023, 15:14 -
Krasniqi e mohoi, Haradinaj: E kam lexuar draftin e Asociacionit, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
Kreu i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mediat pas takimit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi, i cili tha se e ka parë draftin dhe ka mundur ta lexojë në tërësi tekstin
7 Nëntor 2023, 13:22 -
Pas takimit me Lajçak, reagon Krasniqi: Na tha se draft-statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën, tekstin nuk e kemi parë
Pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Memli Krasniqi tha se Lajçak nuk u ka prezantuar draftin për Asociacionin, por u ka thënë vetëm se drafti është në përputhje me Kushtetutën. Sipas tij, këtë dokument qytetarëve e opozitës është dashur t’ua prezantojë Qeveria
7 Nëntor 2023, 12:24 -
Raporti i Progresit qorton Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve
Komisioni Evropian (KE) i ka qortuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE) në raportet e tij të progresit për të dy vendet, të cilat pritet të publikohen të mërkurën
7 Nëntor 2023, 08:36 -
Kosovë, shkallë e lartë e ngacmimeve seksuale në vendin e punës
Askush nuk ka të dhëna të sakta për shkallën e ngacmimeve seksuale në Kosovë, por në një përmbledhje vlerësimesh nga zyra për Qeverisje të Mirë që vepron në kuadër të zyrës së kryeministrit, thuhet se mbi 48 për qind e qytetarëve në Kosovë kanë përjetuar ndonjë formë të ngacmimit seksual në vendin e punës përgjatë jetës së tyre. Shumica prej tyre apo mbi 64 për qind, janë gra.
6 Nëntor 2023, 19:11 -
Lajçak sot në Kosovë për takime me Kurtin dhe opozitën
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të mbërrijë në Prishtinë të hënën pasdite për t’u takuar me liderët kosovarë për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera
6 Nëntor 2023, 12:22 -
BE: Propozimi i ri për themelimin e Asociacionit është i balancuar
Bashkimi Evropian është në pritje të palëve, në këtë rast të Kosovës dhe Serbisë, për të ecur para në propozimin evropian, i cili, sipas tyre, në parim është pranuar nga palët dhe i njëjti duhet të zbatohet pa parakushte. Ajo që në këtë fazë po i kërkohet Kosovës është statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zyrtarë të BE-së theksojnë se propozimi i ri për themelimin e Asociacionit është i balancuar
5 Nëntor 2023, 22:42 -
Kosovë/ Pse po mbahet i fshehtë draft-statuti i Asociacionit?
Njohësit e çështjeve politike në Kosovë dhe Serbi, Artan Muhaxhiri dhe Dushan Janjiq, besojnë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po mbahet i fshehtë nga publiku për t'iu dhënë kohë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të përgatitur publikun se kanë pranuar kompromise.
4 Nëntor 2023, 15:47 -
Marrëveshjet Kosovë - Serbi, Escobar: Detyrim ligjor për ti zbatuar, nënshkrimi ose jo nuk ndikon
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar i ka thënë Zërit të Amerikës se marrëveshjet që kanë arritur Kosova dhe Serbia, janë detyrim ligjor për të dyja palët dhe se nënshkrimi ose jo i tyre, nuk ndikon në obligimin që kanë ato për zbatim.
4 Nëntor 2023, 11:29