-
Berisha akuza Ramës: Anulimi i mbledhjes me qeverinë e Kosovës dhe rrëmbimi i 3 policëve kanë lidhje! Mos u habisni kur t’i sjellë në Tiranë me avion
Kreu i Rithemelimit Sali Berisha në konferencën e tij të përjavshme për shtyp ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se anulimi i mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës në 13 qershor lidhet me rrëmbimin e 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe në veri në datën 14 qershor.
16 Qershor 2023, 14:28 -
Abazoviç ofron që Mali i Zi të jetë mikëpritës i dialogut Prishtinë-Beograd
Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka oftuar që Mali i Zi, “si vend mik i Serbisë dhe Kosovës", të jetë mikëpritës i rundit e radhës të dialogut Prishtinë-Beograd, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë.
16 Qershor 2023, 12:06 -
Rama: Të lirohen menjëherë 3 policët e Kosovës, nuk kanë kryer krim! Marrëveshja e artë për njohjen ‘Kosovë-Serbi’, nuk do të jetë përgjithmonë në tryezë
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për lirimin e menjëershëm të 3 policëve shqiptarë të rrëmbyer nga forcat serbe në veri të Kosovës. Ai tha se tre policët nuk kanë bërë asnjë krim dhe shtoi se edhe në rastin se do të kishin shkelur vijën kufitare, thjesht mund të ishin kthyer mbrapsht pa marrë masa të tilla.
16 Qershor 2023, 11:50 -
Analiza e New York Times: Pse Biden po mban anën e 'pengut' të Putinit në Ballkan?
Situata e krijuar në veri të Kosovës pas rrëmbimit të 3 policëve shqiptarë nga ana e forcave speciale serbe, ka vënë në rrezik stabilitetin e rajonit. Media amerikane New York Post ka bërë një përbledhje të ngjarjeve dhe një analizë lidhur me përpjekjet e Putin për të shkaktuar tensione në zemër të Europës.
16 Qershor 2023, 08:34 -
Serbia lë në burg 3 policët, i akuzon për trafik armësh, SHBA, Britania e Gjermania: Të lirohen! KFOR: Mister vendi i 'arrestimit'! Në pranga një nga sulmuesit e gazetarëve
Policia e Kosovës ka arrestuar një prej agresorëve serb, Nemanja Vllaskovic. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili informoi se i arrestuari sulmoi gazetarët teksa raportonin situatën e tensionuar në veri të Kosovës më 29 maj, ditën kur kulmuan tensionet.
16 Qershor 2023, 08:31 -
Media gjermane: Shpallja e Pavarësisë ‘asnjë shans’ pa Perëndimin, raportet e Kosovës me miq më keq se kurrë
Frankfurter Allgemeine Zeitung ka botuar një tjetër editorial për situatën në Kosovë, e të cilit i ka vënë titullin “Nuk ka më miq?” (gjer. Keine Freunde mehr?). Çka shkruan aty
15 Qershor 2023, 16:57 -
BE: Marrja e masave ndaj Kosovës, vendim jo i lehtë, por i domosdoshëm
Bashkimi Evropian ka përsëritur të enjten se ndaj Kosovës nuk janë vendosur sanksione apo masa kufizuese, për të cilat duhet të respektohet korniza dhe procedura e caktuar në BE, por vetëm masa dhe instrumente të përkohshme për të dëshmuar se BE-ja është serioze në përpjekjet e saj për t'i ulur tensionet.
15 Qershor 2023, 14:51 -
Xhaçka: Serbia të lirojë policët e Kosovës, KFOR të zbardhë ngjarjen! Qeveria Kurti të rishikojë vendimet e marra, nuk po i shërbejnë vendit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar sa i takon situatës së krijuar në Kosovë me zhvillimet më të fundit, duke nisur nga veprimet e qeverisë Kurti deri tek rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga forcat speciale serbe.Ajo kërkoi që policët e rrëmbyer të li
15 Qershor 2023, 13:50 -
Skënder Minxhozi: Albin Kurti, ose si ta lesh fillikat Kosovën përballë botës
Episodi më i fundit i krizës së komunave të Veriut flet për një pengmarrje policësh kosovarë nga njësitë speciale serbe. Pranga plastike, shenja dhune, rrëmbime në stil mafioz, akuza të ndërsjella dhe në sfond përdorim i skajshëm politik i ngjarjes për të ndezur edhe më tej një situatë edhe ashtu të ndërlikuar.
15 Qershor 2023, 12:36 -
Kurti mungon në seancën e Kuvendit të Kosovës, Krasniqi: Të raportojë për veprimet që qeveria ka ndëmarrë për aktin e agresionit të Serbisë
Kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur në seancën e sotme të Kuvendit, ndërsa lidhur me rrëmbimin e 3 policëve ka folur kryetari i PDK, Memli Krasniqi i cili ka kërkuar që Kurti të përgjigjet për aktin e agresionit që Serbia ka kryer ndaj Kosovës.
15 Qershor 2023, 12:01 -
Tensionet në veri të Kosovës 'ndezin' Kuvendin në Tiranë, opozita: Rama po e dëmton! Xhaçka: Prioriteti ynë, por s’e mbështesim në këtë gabim
Deputetët e opozitës kërkuan në seancë sot daljen me një qëndrim zyrtar të Kuvendit për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Ata kërkuan që Rama, i cili mungoi në seancë, të japë sqarime për draftin e propozuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. PS e quajti përpjekje për të përdorur Kosovën për politikë të brendshme.
15 Qershor 2023, 10:35 -
Ç’pasoja mund të kenë masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës?
Masat që Bashkimi Evropian i ka marrë kundër Kosovës, për shkak të mospërfilljes së kërkesave për shtensionimin e situatës në pjesën veriore, rrezikojnë projekte milionëshe sipas disave, por nuk pritet të ndikojnë në procesin e integrimit evropian.
15 Qershor 2023, 08:56 -
Rrëmbimi i tre policëve në Kosovë nga forcat serbe, Begaj: Akti rëndë provokativ, Serbia t’i lirojë menjëherë! Palët të ulen në tavolinën e bisedimeve
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës nga forcat serbe. Begaj e cilëson këtë një akt të rëndë provokativ, që sipas tij synon vetëm destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit. Ai i bën thirrje Serbisë që të lirojë menjëherë efektivët e Kosovës.
15 Qershor 2023, 08:10