-
Përfundon numërimi i votave në të gjitha vendvotimet në Kosovë, fitore historike e Vetëvendosjes
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fiton bindshëm zgjedhjes të 14 shkurtit, ku me përfundimin e numërimit të votave në të gjitha vendvotimet e Kosovës, subjekti fitues i zgjedhjeve, ka marrë 47,86% të votave, duke u bërë kështu partia e parë pas shpalljes së pavarësisë që këtë rezultat të lartë në Kosovë
16 Shkurt 2021, 07:40 -
Shqipëria do lindë një Albin, kur një avion i Hagës të burgosë në Rinas, njësoj si në Kosovë, 3 kundërshtarët e 'Albinit të Tiranës'
Shqiptarët e Kosovës ishin lodhur dhe dërmuar maksimalisht nga qeverisjet e korruptuara por establishmeniti ishte i pathyeshëm si në Shqipëri. Edhe Albini nuk arrinte të shkatërronte establishmentin deri sa drejtësia ndërkombëtare filloi arrestimet.
15 Shkurt 2021, 21:49 -
LDK ka nevojë të rithemelohet
Lidhja Demokratike e Kosovës, partia që hodhi themelet e shtetësisë së Kosovës prej vitit 1989, sot ndjehet e rrënuar në themelet e veta. Ajo ka arritur rezultatin më të ulët historik, i cili është në kufirin e të konsideruarit si zhdukje e partisë.
15 Shkurt 2021, 20:45 -
Sekretari amerikan i Shtetit thirrje Serbisë: Njohja reciproke me Kosovën, kërkon kompromis nga të dy palët
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka përgëzuar qytetarët serbë për ditën e shtetit, ndërsa i ka përsëritur Serbisë kërkesën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për njohje reciproke me Kosovën.
15 Shkurt 2021, 19:21 -
Zgjedhjet, zëdhënësi i KQZ në Kosovë për Report Tv: Janë 43 500 votime me postë nga emigrantët që pritet të numërohen
KQZ vijon ende numërimin e votave në Kosovë në 20 vendvotimet e fundit që kanë mbetur, ndërsa më pas çdo të fillojë numërimi i votës së emigrantëve ardhur me postë dhe vota e personave me aftësi të kufizuar, atyre që ishin me COVID etj, proces që për zëdhënësin e KQZ në Kosovë do disa ditë që të bëhet dhe të shpallet rezultati final.
15 Shkurt 2021, 19:07 -
Be-ja pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë pret nga qeveria e re vazhdimin e dialogut me Serbinë
Në kuadër të përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Kosovë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Olivér Várhelyi përmes një deklarate ka shprehur se shpreson që Kosova të krijoj&am
15 Shkurt 2021, 13:41 -
Zgjedhjet/ Numërohen 99.8% e votave, fitore historike e Vetëvendosjes, rezultati më i lartë që nga shpallja e pavarësisë! Dorëhiqet Mustafa: Rikthehemi fuqishëm
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kryeson bindshëm për fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurti, ku nga 99.8% e votave të numëruara deri më tani ka siguruar 47.86%, duke u bërë kështu partia e parë pas shpalljes së pavarësisë që këtë rezultat të lartë në Kosovë.
15 Shkurt 2021, 07:42 -
Pse, sot ndodh plebishit i ngjashëm në Kosovë me revolucionin e Kubës!
Kjo analizë e imja është në këndvështrimin e analizës, pa vendosur në përfshirje pasionet e mia, apo bindjet e mia personale. Sot, diskutimi mbi Kurtin lidhet me faktin, se ai është i majtë dhe madje disa e lidhin me ekstremin e majtë, duke hamendësuar me ekstremin e majtë, me bindjen se Kurti është komunist dhe ai do të vendos komunizmin në Kosovë.
14 Shkurt 2021, 16:07 -
Zgjedhjet në Kosovë, qytetarët për Report TV: Shpresojmë të bëhet mirë, votën e kemi obligim (VIDEO)
Kosova vendos sot për qeverinë e re për të zgjedhur 120 deputetë e Kuvendit të Kosovës, ndërsa Report Tv me gazetaren Suada Mehmetaj është prezente në qendrat e votimit për të ndjekur këtë proces nga afër.
14 Shkurt 2021, 14:07 -
Votimi u mbyll pa incidente në Kosovë, morën pjesë rreth 46% e qytetarëve! KQZ numëron mbi 450 mijë vota, kryeson bindshëm Albin Kurti (Numërimi live)
Në Kosovë vijon numërimi i votave që pasi është mbyllur procesi i votimit në të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për qeverinë e re dhe kryeministrin. KQZ vijon numërimin e votave, ndërkohë rezultatet mund t’i shihni live KËTU.
14 Shkurt 2021, 07:33 -
Mandati që vjen nga Revolucioni i Diasporës
Rreth 100 mijë shqiptarë të Kosovës që jetojnë në Perëndim, do të jenë nesër faktori vendimtar në zgjedhjet që do zhvillohen në Kosovë, me shpresë se do ti japin “Vetvendosjes” numurin e duhur të mandateve për ta formuar e vetme qeverinë.
13 Shkurt 2021, 21:27 -
Pas lehtësimit të masave në Kosovë/ Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor: Javët në vijim mund të rriten rastet e infektimeve me COVID-19
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se nëse merren parasysh ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë, përfshirë rikthimin e nxënësve në shkolla, pastaj fushatat e partive politike dhe tubimet në masë, në javët në vazhdim mund të pritet rritje e rasteve me COVID-19.
13 Shkurt 2021, 13:44 -
Mitrovicë/ Shkoi për të vrarë pronarin, qëllon për vdekje 23-vjeçarin punëtor të picerisë dhe plagos 2 të tjerë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë të Kosovës ku një 23-vjeçar mbeti i vdekur dhe 2 të tjerë të plagosur nga të shtënave me armë, autori i të cilave është ende i panjohur nga autoritetet vendase.
13 Shkurt 2021, 09:29