-
Dita që nderon Kosovën dhe mërzit njeriun 'popullor' të Kosovës
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i ka dhënë Kosovës njohjen nga Izraeli, e cila është arritja më e rëndësishme në arenën ndërkombëtare, pas njohjeve nga SHBA dhe shteteve kryesore europiane, qysh në vitin e parë të pavarësisë.
1 Shkurt 2021, 20:39 -
Kosovë/ Votimi i komplikuar i diasporës dhe ndikimi në rezultatin përfundimtar
Diaspora e Kosovës mund të votojë vetëm përmes postës. Por deri tek votimi, duhen kaluar disa pengesa: Procesi i aplikimit po cilësohet shumë i komplikuar, ndonëse me ndikim të madh në rezultatin përfundimtar.
1 Shkurt 2021, 15:57 -
Babai qëlloi për vdekje të birin në Prishtinë/ Avokati i autorit: Vrasja ishte aksidentale me armën e viktimës që e kishte pa leje
Avokati i autorit Skënder Krasniqi, i cili vrau të birin Albert Krasniqi tragjikisht, në Prishtinë pretendon se vrasja ka qenë aksidentale, me një armë pa leje të cilën e posedonte i ndjeri.
1 Shkurt 2021, 15:48 -
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar në SHBA, nis këtë vit me ndërtimin e ‘Autostradës së Paqes’
Autostrada Prishtinë – Merdare, e njohur ndryshe edhe si "Autostrada e Paqes" do të fillojë të ndërtohet në mesin e këtij viti, thotë për Radion Evropa e Lirë, ministri në detyrë i Infrastrukturës në Kosovë, Arban Abrashi.
31 Janar 2021, 16:21 -
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Kurti: Lista jonë do të ketë 110 kandidatë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se lista e LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë. Për mediat kosovare ai u shpreh se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët.
31 Janar 2021, 16:20 -
REPORTAZH/ Prevalla, fshati përrallor në bjeshkët e Sharrit (VIDEO)
Fshati Prevallë në Kosovë është një nga destinacionet më të preferuara për turistët Shqiptarë gjatë dimrit. Dëbora dhe sportet dimërore i tërheqin ato më së shumti. Kryesisht zgjedhin që ta vizitojnë me guidë turistike, por edhe me makinat personale.
31 Janar 2021, 12:06 -
Konfirmohen të infektuar me COVID-19 për herë të dytë disa pacientë në Kosovë/ Apel qytetarëve dhe partive politike të respektojnë masat kufizuese
Në Kosovë, në klinikën infektive të QKUK-së janë paraqitur për trajtim raste që kanë rezultuar për herë të dytë me COVID-19, këtë fakt e ka konfirmuar edhe drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj-Berisha.
31 Janar 2021, 10:49 -
Varianti britanik i COVID-19 në Kosovë, alarm për kujdes dhe respektim të masave
Paraqitja e rasteve në Kosovë me variantin britanik të koronavirusit, duhet të jetë alarm për qytetarët për kujdes dhe respektim të masave kundër pandemisë, thonë infektologët Salih Ahmeti dhe Ilir Tolaj.
31 Janar 2021, 10:24 -
Afro 60 000 të infektuar me COVID në Kosovë që nga fillimi i pandemisë, mbi 52 000 janë shëruar
Rreth 60 000 persona janë infektuar me COVID që nga fillimi i pandemisë në Kosovë. 1,492 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 52 000 janë shëruar nga COVID. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52,208 raste. Aktualisht në Kosovë, numri i rasteve aktive është 6,231.
31 Janar 2021, 08:37 -
Maratona çerek shekulli e një gënjeshtre për t’u bërë kryeministër
Albin Kurti po ngjan pak ma Maratonomakun, i cili u nis të jepte lajmin e madh të fitores dhe vdiq sapo e shqiptoi. Ndryshimi nuk është dhe aq i vogël. Nëse Maratonomaku së paku gëzoi qytetarët për fitoren e luftës, Albin Kurti, që ka 25 vjet në politik që i thotë gënjeshtrën e bashkimit kombëtar, tani që ja arriti ditës që mund të bëhet kryeministër, me qetësi të madhe u thotë qytetarëve: “Harrojeni atë punë, se s’do bëjmë luftë të bashkohemi me Shqipërinë. Kjo që na duhej, qeveria d.m.th, e kapëm”.
30 Janar 2021, 20:51 -
I ikën me vrap policisë në Tiranë, por kapet me armë zjarri dhe pa patentë, 19-vjeçari kërkohej në Kosovë, tentoi të vriste doktorin
19-vjeçari nga Kosova, i cili u arrestua ditën e sotme pasi u kap pa leje drejtimi dhe me armë zjarri me vete, në fakt është në kërkim edhe nga autoritete e Kosovës për vrasje e mbetur në tentativë.
30 Janar 2021, 20:26 -
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani shkojnë në veri të Mitrovicës, mediat në Kosovë: Serbët i kthyen mbrapsht! Vetëvendosje: Tubimi u mbajt
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së Presidenti në Kosovë Vjosa Osmani ishin sot për një vizitë në Mitrovicën e Veriut.
30 Janar 2021, 18:20 -
Variantet e reja të COVID, nga sot Franca mbyll kufijtë për Shqipërinë, Kosovën… dhe për gjitha vendet jashtë BE-së
Nga sot Franca mbyll kufijtë për Shqipërinë, Kosovën dhe për gjitha vendet jashtë BE-së për të frenuar përhapjen e COVID. Për shkak të rritjeve të shifrave me COVID-19 dhe konfirmimit të variantit të ri Britanik dhe atij të Afrikës së jugut, Franca ka vendosur masa të reja bllokuese. Nga sot hyjnë në fuqi bllokimi dhe mbyllja e kufijve të Francës për vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe vendin tonë.
30 Janar 2021, 08:26 -
Koronavirusi, mjeku reanimator: Qeveria të sigurojë vaksina nga vende të ndryshme qoftë edhe Kina apo Rusia
Mjeku reanimator Roland Xhaxho u shpreh se qeveria shqiptare duhet të miratojë çfarëdolloj vaksine të prodhuar edhe nga Kina apo Rusia. Gjatë një interviste për Report Tv ai thotë se aktualisht në vendin tonë ka një kaos për marrjen e vaksinave ndaj qeveria nuk duhet të kufizohet vetëm në 2 lloje.
29 Janar 2021, 17:17 -
Nuk kandidon në zgjedhjet e 14 shkurtit, reagon Albin Kurti për vendimin e Gjykatës Supreme: Do ta analizojmë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për përjashtimin e tij nga lista e deputetëve për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Kurti gjatë një vizite ditën e sotme në Prizren, tha se ende nuk e ka parë vendimin e Gjykatës Supreme, për përjashtimin e tij dhe sht
29 Janar 2021, 17:06 -
Konfirmohen 3 rastet e para me variantin e ri britanik të COVID-19 në Kosovë! Rriten infektimet dhe viktimat nga virusi në 24 orët e fundit
Në Kosovë janë konfirmuar 3 raste pozitive me variantin britanik të COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë një konference për mediat ka thënë se disa ditë më parë IKSHPK-ja ka dërguar 35 monstra në Gjermani për analizë, nga të cilat 3 dolën pozitive me variantin britanik të COVID-19.
29 Janar 2021, 15:45