-
Këshilli i Evropës: Kosova mbetet jashtë agjendës së takimit
Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës takohen sot në Strasburg në sesionin vjetor me rastin e 75-vjetorit të themelimit të kësaj organizate, por çështja e pranimit të Kosovës në këtë mekanizëm nuk është në agjendë.
17 Maj 2024, 11:28 -
BE: S’mund ta vlerësojmë draftin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin, pa e ditur përmbajtjen
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë së Kosovës për ta përpiluar dhe dërguar në Kushtetuese një draft-statut të vetin për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk është në dijeni për përmbajtjen e tij
16 Maj 2024, 21:56 -
Knaus: Kosova nuk do të jetë në agjendën e KiE-së më 17 maj, letra e saj erdhi vonë
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se nuk pret që Kosova të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë
16 Maj 2024, 12:33 -
Interpelanca/ Shehu: Njihni gjenocidin serb në Kosovë, mos u fshihni pas OKB! Spiropali: Politikë me viktimat, refuzojmë garën se kush i fryn më shumë fyellit të nacionalizmit
Deputeti demokrat, Tritan Shehu mbajti një interpelancë me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali për gjenocidin serb. Duke qenë se ndodhej në Mal të Zi, kryeministri Rama ia delegoi interpelancës ministres Spiropali.
16 Maj 2024, 12:30 -
Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin
Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se përmes një letre ka njoftuar Këshillin e Evropës, se Kosova po përgatit një draft-statut për themelimin "një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë"
16 Maj 2024, 10:09 -
Takimi në Bruksel për dinarin, Bislimi: I dështuar! Nuk pres bisedime të tjera për këtë temë
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e cilësoi si të dështuar takimin në Bruksel për dinarin, duke thënë se pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen, e jo me përgjigje. Duke folur për gazetarët pas negociatave disaorëshe, Bislimi tha se nuk pret takime të tjera për këtë temë
15 Maj 2024, 18:40 -
Kosova në zgjedhje të parakohshme, nënkryetari i LDK-së: Mund të mbahen në fillim Qershori ose fund Korriku! Raportet Kurti-Rama, janë formale
Në një lidhje skype, ditën e sotme për emisionin "Sot Live ne Shqipëri" në Report Tv, ai u shpreh se po flitet që zgjedhjet të mbahen në fillim të qershorit ose në korrik të këtij viti.
15 Maj 2024, 14:43 -
Komandanti i KFOR-it: Siguria e brishtë, por jemi gati t’i përgjigjemi çdo sfide
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrueshme por e brishtë. Ai tha se 4600 trupa në kuadër të KFOR-it që vijnë nga 28 vende partnere dhe anëtare të NATO-s janë gati t’i përgjigjen çdo lloj sfide
15 Maj 2024, 12:19 -
Kosovë/ Sekuestrohet tjetër arsenal armësh në veri, Sveçla: Janë të grupeve kriminale që sulmuan në Banjskë! Ndalohet ish-zyrtari i policisë
Në mesin e pajisjeve të konfiskuara janë rreth 1.500 municione, 10 armë të gjata, 62 shok-bomba, eksplozivë, radio-lidhje, karikatorë të mbushur e të zbrazët, dhe një uniformë e ushtrisë serbe.
15 Maj 2024, 00:44 -
QUINT dhe BE kritikojnë Kosovën për refuzimin e vizitës të patriarkut serb
Ambasadat e Shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar Kosovën për refuzimin e kërkesës për vizitë të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Porfirije, dhe të disa priftërinjve të tjerë.
14 Maj 2024, 13:45 -
Për herë të parë Lezha do të çelë sezonin turistik në Prishtinë! Bashkia: 60 për qind e pushuesve në Shëngjin janë kosovarë
Shqiptarët e Kosovës vijojnë të jenë më besnikët e bregdetit të Shëngjinit, ndaj këtë vit Bashkia e Lezhës ka vendosur që të organizojë në Prishtinë ceremoninë për çeljen e sezonit turistik
14 Maj 2024, 13:45 -
Osmani thotë se Serbia po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se po e ndihmon Rusinë, në mënyrë që, sipas saj, të shpërqendrohet vëmendja nga lufta që Moska nisi më 2022 kundër Ukrainës, dhe të hapë “një front të ri kundër Perëndimit”
14 Maj 2024, 12:16 -
Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet marrëveshje për 'Dinarin'
Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur optimist se vendet do të arrijnë marrëveshje sa i përket çështjes së dinarit, pasi u shpreh se një takim i radhës do të mbahet këtë javë. Ai tha se nga Kosova dhe Serbia do të kërkojë kompromis
13 Maj 2024, 22:51