-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
Pas debateve në Komisionin e Ekonomisë, ku u bë propozimi, ku hotelet apo resortet me katër dhe pesë yje do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat për një periudhë 10-vjeçare, vjen reagimi i “Djathtas 1912”, që i cilësoi “abuzime të mazhorancës që nuk kanë të ndalur”
22 Janar, 20:09 -
Ligji në Kushtetuese, profesionistët e lirë kundër tatimit: Ka fuqi prapavepruese, do shtojë evazionin dhe bizneset po mbyllen! Opozita: Goditet shtresa e mesme
Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim kërkesën e opozitës për të shfuqizuar ligjin për tatimin e profesioneve të lira, ndërsa në një takim në Kryesinë e Kuvendit deputetët të opozitës dhe profesionistë të lirë argumentuan pse sipas tyre ndryshimet ligjore duhen rrëzuar si antikushtetuese. Çështja do të shqyrtohet më 21 maj.
26 Prill 2024, 13:40 -
Lehtësi fiskale të rinjve të punësuar, një pjesë e tatimit mbi pagën do u kthehet mbrapsht! Taksim 23% vetëm për pagat mbi 250 mijë lekë
Së shpejti Ministria e Financave do të prezantojë një paketë me lehtësi fiskale për të rinjtë deri në 29 vjeç që janë të punësuar. Kjo kategori do të plotësojë deklaratën vjetore të ardhurave, dhe më pas shteti do ju kthej pas një shumë të caktuar parash që punëdhënësi ka paguar si tatim përgjatë vitit. Po ashtu brenda korrikut, do të propozohet që tatimin 23% mbi pagat të paguhet vetëm për ata që marrin mbi 250 mijë lekë në muaj.
16 Prill 2024, 16:29 -
Paketë e re fiskale, ulje tatimi për pagat e të rinjtë deri në 29 vjeç dhe për prindërit me fëmijë nën 18-vjeç! Mete: Mësuesit, me rritjen më të madhe të pagave
Përveç rritjes së pagave për mësuesit dhe bluzat e bardha, së shpejti do të prezantohet një paketë me lehtësi fiskale për të rinjtë dhe për familjet që kanë fëmijë të mitur. Ministri i Financave Ervin Mete, njoftoi se barra tatimore për pagat e të rinjtve deri në 29 vjeç, si dhe do të reduktohen tatimet për kujdestarët e fëmijëve nën 18-vjeç.
12 Prill 2024, 14:45 -
Kontabilistët dhe avokatët do të dërgojnë në Kushtetuese ligjin për tatimin mbi të ardhurat! Nis zbatimin nga 1 janari 2024
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM), Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) dhe Dhoma Kombëtarë e Avokatisë (DHKA) pritet të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”.
22 Nëntor 2023, 13:57 -
Kuvendi miraton me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat, rrëzohet amendamenti i Tabakut! Nga 2024 tatohen profesionet e lira
Mes debatesh, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjatë seancës së sotme plenare ligjin e tatimit mbi të ardhurat . 70 deputetë kanë votuar pro këtij ligji, ndërsa u rrëzua amendamenti i deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për ndryshime në ligj ku parashikohej taksë zero për profesionistët e lirë duke nisur nga viti 2025.
30 Mars 2023, 07:53 -
Eurodeputetët propozojnë taksë progresive për individët e pasur, mbi 130 politikanë pro: Të reduktohet pabarazia
Eurodeputetët kanë nisur një peticion ku kërkojnë tatimin për individët super të pasur. Nënshkruesit pretendojnë së në vitin 2018, gjiganti i Teslas, Elon Musk (aso kohe njeriu i dytë më i pasur në botë) nuk pagoi asnjë cent taksë federale dhe, në Francë familjet e pasura taksohen në mënyrë efektive
14 Mars 2023, 15:43 -
30 prilli, afati i fundit i pagesës së tatimit mbi të ardhurat, Tatimet: 13,521 individë me të ardhura mbi 2 mln lekë, rreth 69 mijë të dypunësuar
30 prilli është fati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2021.
20 Prill 2022, 13:34 -
Ekonomi
Kush humbi e kush fitoi me paketën e re fiskale! Taksat, akciza dhe tatimi mbi pagat, çfarë u ndryshua
Me gjithë përpjekjet e tyre përmes protestave dhe një takimi me kryeministrin Rama, kërkesat e fermerëve nuk mundën të reflektohen në paketën fiskale. Kronika në vijim na njeh me ndryshimet që do të ndjejnë qytetarët nga janari i vitit 2022 tashmë që paketa fiskale u vulos nga parlamenti.
26 Nëntor 2021, 15:52 -
Ekonomi
Shtyhet me 2 muaj deklarimit i të ardhurave nga të dy-punësuarit, Ministria e Financave: Kishim ankesa nga qytetarët! Eksperti: Vendimi nuk ishte konsultuar
Të gjithë të dy-punësuarit kanë afat deri në fund të muajit qershor për të plotësuar deklaratën individuale për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet. Proces ky që do sjellë edhe rritje kostosh për ta, pasi do u rivlerësohet tatimi që kanë paguar për pagat e ndara. Shtyrja e afatit është vendosur një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave.
6 Maj 2021, 17:11 -
Ekonomi
88.590 të dypunësuar do dorëzojnë deklaratën e të ardhurave! Tatimi për pagat do të rivlerësohet, qytetarët do të paguajnë më shumë
Të gjithë të dypunësuarit në fund të muajit prill do të duhet të plotësojnë deklaratën individuale për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet. Proces ky që nuk ka ndodhur më parë, e që do ju sjellë edhe rritje kostosh për të dypunësuarit
1 Prill 2021, 19:29 -
Qeveria do të ulë tatimin mbi pagat, burime: Po diskutohen nivele të reja, reduktohet informaliteti dhe nxitet konsumi
Qeveria ka vendosur të ulë tatimin mbi të ardhurat personale. Burime nga Ministria e Financave thonë për Report TV se po punohet për të zbritur si tatimin 13% ashtu edhe atë 23%, me qëllim lehtësimin e qytetarëve. Edhe pse puna ka filluar ende nuk janë vendosur dy tatimet e reja që do të zbatohen.
6 Nëntor 2020, 17:02