-
Lumi Vjosa, mbretëresha e lumenjve të egër dhe të apasionuarve pas rafting (FOTO)
Lumi Vjosa i vendosur midis maleve të thyera dhe fushave bregdetare, është përcaktuar si një zonë e mbrojtur, duke mbrojtur ekosistemet e tij të pacenuara dhe duke siguruar vendin e tij si një thesar natyror.
8 Janar, 09:32 -
VENDIMI/ Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’! Drejtor, administratë, logo dhe stemë! Selia në Tepelenë
Zbardhet vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM), do quhet ZAPK Vjosë dhe do menaxhojë dhe ruajë territorin e përcaktuar me ligj. Të ardhurat i shkojnë shtetit, shpenzimet mbulohen nga buxheti i shtetit. Drejtori në varësi të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, struktura dhe organika kompetencë e Kryeministrit. Kriteret dhe kompetencat
13 Dhjetor 2024, 22:22 -
Lonely Planet: Në Shqipëri ndodhet parku i parë kombëtar në Europë kushtuar një lumi 'të egër'
Platforma e njohur e udhëtimit Lonely Planet, ka shkruar për shpalljen e lumit Vjosa si park kombëtar, duke vlerësuar punën e palodhur të ambjentalistëve për të bindur autoritetet shqiptare.
13 Dhjetor 2024, 15:43 -
'Udhëtimi 200 km me kajak përgjatë Vjosës', BBC: Një prej lumenjve të egër dhe të fundit të Evropës
BBC i ka kushtuar një shkrim të detajuar një prej lumenjve të fundit të egër të Evropës, Vjosës, që përshkon rreth 272 kilometra nga malet e Pindit, në Greqi, në brigjet e Adriatikut në Shqipëri duke rrjedhur nëpër gryka të ngushta dhe lugina të gjera.
2 Dhjetor 2024, 19:05 -
Komisionet parlamentare ‘Ok’ kredisë 75.5 mln euro për pastrimin e Vjosës! Opozita kundër: Po keqpërdoren paratë, ka korrupsion
Komisionet parlamentare kanë miratuar projektligjin për marrjen e një kredie prej 75.5 milionë euro nga BERZH për pastrimin e ujërave të lumit Vjosë, si dhe për të investuar në impiante për trajtimin e ujërave të ndotura në qarkun e Vlorës e Gjirokastrës.
25 Qershor 2024, 17:17 -
Lumi Vjosa, Rama ndan projektin fitues të studios ‘CERBA’: Vajza dhe djem do ndërtojnë jetën në parkun e Vjosës
Lumi i Vjosës, si lumi i fundit i egër në Europë, u shpall në mars të këtij viti nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”. Duke e parë si investim që do ti hapë shteg prespektivës, të ardhmes dhe për njerëzit, kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale projektin fitues.
10 Dhjetor 2023, 14:25 -
Vjosa ‘shpëton’ nga plehrat! Bashkia e Memaliajt ndryshon vendin e landfillit, pastrohet shtrati i lumit
Nga Memaliaj vjen një lajm i mirë. Shtrati i lumit Vjosë është pastruar nga mbeturinat urbane. Landfilli është zhvendosur në zonë të pabanuar dhe vendi ku deri dje digjeshin plehrat po kthehet në park të gjelbëruar.
18 Tetor 2023, 16:13 -
Hapet konkursi për Projektimin e Qendrës Multifunksionale të lumit ‘Vjosa’, Rama: Nxjerrim në pah potencialin e madh turistik
Në Ditën Botërore të Lumenjve, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është shpallur konkursi ndërkombëtar për projektimin e Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosë.
24 Shtator 2023, 10:54 -
'New York Times', reportazh për lumin e Vjosës: Mes destinacioneve kryesore, këtë vit ishte e mbushur me vizitorë
Mes luginave pjellore, grykave, rrënojave të lashta dhe fshatrave malore, parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë “Vjosa” përpiqet të balancojë turizmin dhe ruajtjen e siteve kulturore, shkruan prestigjozja amerikane “The New York Times”
18 Shtator 2023, 21:24 -
Denoncimi i Federatës Shqiptare Rafting: Guida të papërgjegjshme rrezikojnë jetën e turistëve, i fusin në lumin Vjosë pa masat e sigurisë (VIDEO)
Një denoncim është bërë në Facebook nga Federata Shqiptare Rafting për turistë që futen në lumin Vjosë nga disa guida pa masat e sigurisë. Në një video tregohet se si grupi i turistëve qëndron në lumë duke rrezikuar jetën.
20 Maj 2023, 16:32 -
Plehrave në Memaliaj u vihet zjarri, ndotje alarmante! Banorja: Më ngordhën 5 lopë, shteti asnjë masë! Bashkia: Policia të gjejë autorët
Pranë shtratit të lumit Vjosa, shpallur së fundmi Park Kombëtar depozitohen çdo ditë 5 ton mbetje urbane të qytetit të Memaliaj dhe fshatrave perreth.
3 Maj 2023, 12:06 -
U shpall Park Kombëtar, organizatat mjedisore kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa edhe në anën greke
Disa organizata mjedisore greke në nivel kombëtar dhe vendor po mbështesin një fushatë për shtrirjen e kufijve të Parkut Kombëtar të Pindosit Verior drejt kufirit me Shqipërinë për të siguruar një mbrojtje ndërkufitare për lumin Vjosa.
17 Prill 2023, 15:29 -
'Euronews Green' artikull për Vjosën: Shqipëria mbrojti lumin e fundit të egër në Europë, e shpalli Park Kombëtar
Euronews.green i ka kushtuar një artikull shpalljes së lumit Vjosa në Park Kombëtar. Euronews.green i dedikon artikuj vendeve që mbrojnë klimën, natyrën e mjedisin, e kësaj herë vëmendjen e ka marrë Shqipëria me vendimin më të fundit për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.
31 Mars 2023, 15:54 -
Merr fund debati, qeveria shpall Vjosën Park Kombëtar! Ndalohet çdo veprimtari ekonomike që cenon lumin e fundit të egër në Europë
Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është shpallur zyrtarisht Park Kombëtar duke i dhënë fund njëherë e mirë debateve mbi mbrojtjen e këtij lumi, çka do të thotë se në nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cenon lumin Vjosa, përfshirë këtu edhe HEC-et që krijuan një debat të madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.
13 Mars 2023, 13:53