-
Kumbaro për Report Tv: Do reduktojmë shishet, gotat e pjatat plastike! Nga 1 korriku gjobisim bizneset që japin ende qese njëpërdorimshe
Pas heqjes nga qarkullimi të qeseve plastike njëpërdorimshme, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije në Report Tv se do të vijojnë me reduktimin e kategorive të tjera të plastikës, siç janë shishet, pjatat e gotat plastike. Kumbaro tha se ky hap do të merret njëjtë me direktivat e Bashkimit Europian, të cilët i kanë hequr nga qarkullimi.
15 Qershor 2022, 18:19 -
Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”, Rama: Do të ndalojmë çdo veprimtari ekonomike që mund të cenojë lumin
Ministria e Turizmit dhe organizata amerikane “Patagonia” nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit ku zotohen se do të punojnë së bashku për rritjen e shkallës së mbrojtes së lumit Vjosa dhe dëgëzimeve me statusin “Park Kombëtar”. Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë.
13 Qershor 2022, 11:59 -
Plehrat e Piskovës derdhen në Vjosë, banorët: Nuk kemi kontejner, mbetjet urbane hidhen në lumë
Pirgje me mbeturina derdhen në shtratin e Vjosës, duke shënuar rekord ndotje. Pika më kritike është shënuar në Piskovës në Përmet, ku banorët thanë për Report Tv se në mungesë të kontejnerëve mbetjet urbane i hedhin pranë lumit.
25 Mars 2022, 13:29 -
Fier, nxirrnin inerte pa leje në Lumin Vjosa, një në pranga dhe 2 të tjerë nën hetim në gjendje të lirë
Fier, nxirrnin inerte pa leje në Lumin Vjosa, një në pranga dhe 2 të tjerë nën hetim në gjendje të lirë. Në kuadër të operacionit, "Vjosa e pastër" në Fier, u arrestua Juljan Kapaj.
19 Shkurt 2022, 14:35 -
Kumbaro në Report Tv: Hapen aplikimet për zonat e plazhit, në 1 maj nis sezoni! Hidrocentrale në Lumin Vjosa? Ministrja: Jemi në fazë studimi, s’ka ndërtime deri kur të përfundojë
Nga dita e nesërme do të hapen aplikimet për të gjitha ato subjekte që duan të menaxhojnë stacionet e plazheve për sezonin e ri turistik 2022. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro për Report Tv, ku theksoi se aplikimi do të zgjasë një muaj.
27 Janar 2022, 19:27 -
Moti i keq/ Vjosa në pikën kritike, shkon në 8 metra mbi nivelin e detit, çahet diga e urës së Mifolit! Shpëtohet një 57-vjeçar nga mbytja në Osum (VIDEO)
Prurjet e shumta për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, kanë bërë që ujërat e lumit Vjosa të arrijnë në kuotën e 8 metrave, duke rrezikuar seriozisht disa fshatra. Uji ka mbërritur deri në Mifol, të Njësisë Administrative Novoselë, teksa rrezikohet edhe çarja e argjinaturës. Nëse kjo ndodh, sipas burimeve rrezikohen përmbytja e 4 fshatrave. Probleme të thekuara ka edhe në fshatin Mesaplik.
11 Dhjetor 2021, 08:39 - Kronikë
- Kronikë
- Kronikë
-
Kronikë
Ndërtimet e HEC-ve në Vjosë, Gjykata Administrative rrëzon kompaninë turke, i jep të drejtë vlerësimit të Ministrisë së Mjedisit
Ministria e Mjedisit nuk pati miratuar një projekt të kompanisë turke, duke e konsideruar atë me vlerësim mjedisor negativ. Në raport thuhej se gjendja natyrore dhe vlerat e biodiversitetit të lumit Vjosa, janë ndër më të lartat në Ballkan, ku gjenden qindra gjallesa të reja, dy prej të cilave të panjohura më parë për shkencën.
28 Maj 2021, 20:41 -
Kronikë
Studimin gjeofizik në Bllokun 4, Shell: Nuk do të kryhen shpime për naftë dhe gaz në lumin Vjosa dhe as në luginën e Zagorisë
Shell në Shqipëri nuk do të kryejë shpime për naftë dhe gaz në lumin Vjosa, i cili është një moment natyror me rëndësi të veçantë si dhe nuk do të kryejë më shpime për naftë dhe gaz, edhe në nënzonën qendrore të Zagorisë e cila gëzon mbrojtje të veçantë nga vendimi i Këshillit të Ministrave
2 Maj 2021, 12:56 -
Kronikë
Eco Albania letër Ramës: Të shpallet Vjosa Park Kombëtar i kategorisë së dytë! Kërkojmë një takim me ju
Eco Albania i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama me qëllim mbrojtjen e Lumit Vjosa. Në letrën e tyre, nisur nga deklarata e Ramës në 'Open' i cili tha se nuk mund të shpallet Vjosa Park Kombëtar se do pengonte zhvillimin e agroturizmit, Eco Albania kërkon që të mblidhen në një takim për të diskutuar se si mund të mbrojnë Lulim Vjosa.
6 Prill 2021, 09:02 -
'Kam plan për mbrojtjen e votës', Meta: Do i merrni vesh shumë shpejt hapat! Debati me Ramën për sjelljen me gratë? Unë nuk kam prekur gazetare me dorë
Në një konferencë për shtyp nga sheshi 'Nënë Tereza', teksa foli për iniciativën për mbrojtjen e Lumit Vjosa, Presidenti Meta u pyet për planin e tij për mbrojtjen e votës. Meta tha se se ç'përmban ky plan do të njiheni në ditët që vijnë.
17 Mars 2021, 12:17 -
Ekologjisti gjerman, letër Edi Ramës: Vjosa është dhuratë për gjithë Evropën
Në një letër drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe autoriteteve të BE-së, fituesi i çmimit të fondacionit The Right Lievelihood, i njohur ndryshe edhe si çmimi alternativ Nobel, bën thirrje për të nisur që tani me planifikimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.
16 Mars 2021, 09:51 -
Reportazh/ E ardhmja e lumit të egër të Evropës vazhdon të mbetet pezull (VIDEO)
Vjosa, lumi më i madh i egër i Evropës, ende përballet me rrezikun e tij më të madh, për shkak të pasigurisë politike dhe lakmisë oportuniste. Përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri, qytetarët, aktivistët dhe konservatorët po kërkojnë mbështetje politike për krijimin e parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, për ta mbrojtur atë përgjithmonë.
11 Mars 2021, 20:33 -
IGJEUM: Fundjava me reshje intensive! Do ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, te i Shkodrës dhe Vjosës
IGJEUM ka paralajmëruar reshje intensive të shiut në fundjavën që po vjen. Konkretisht reshje do të ketë në datat 23-26 janar të përqëndruara në veri dhe në jug.
20 Janar 2021, 14:27 -
Meta: E gjithë lugina e Lumit Vjosa të shpallet Park Kombëtar! Qeveria të tërhiqet nga ndërtimi i çdo HEC-i
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mbështet shpalljen e të gjithë luginës së limit Vjosa si Park Kombëtar. Ai i bën thirrje qeverisë të tërhiqet nga çdo projekt që parashikon ndërtimi të HEC-eve mbi lumin Vjosa
18 Dhjetor 2020, 19:08 -
Panariti për lumin Vjosa: Të ndërhyhet menjëherë! Ndotja dhe shpyllëzimi përgjegjësi e 3 bashkive
Nismës për shpalljen Park Kombëtar të lumit Vjosa i është bashkuar dhe ish-deputeti i LSI-së Edmond Panariti. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se degradimi i lumit është përgjegjësi e 3 bashkive që përshkon ai ndaj duhet të ndërhyhet patjetër. Ai thotë se ndërhyrja e Presidentit Meta ishte parandaluese.
25 Shtator 2020, 16:21