-
1 vit hetime, juristët: SPAK harroi misionin, nuk goditi ‘peshqit‘ e mëdhenj
704 personat e hetuar nga SPAK në harkun kohor të një viti nuk konsiderohen bosët e krimit e korrupsionit, apo peshqit e mëdhenj. Në një reagim për ReportTv juristët Esmerald Xhafa e Arben Hoxha thonë se SPAK ka goditur hallexhinjtë me akuza pa prova. Megjithatë, sipas tyre 2021 mbetet viti i sprovës për prokurorinë që u ngrit për të koditur krimin e jakave të bardha.
21 Dhjetor 2020, 17:01 -
Emrat/ 43 krerët e drejtësisë së re që do marrin pensione të posaçme dhe 21 paga pas largimit nga detyra, ligji për privilegjet shkon në Kuvend
Njerëzit e drejtësisë së re barazohen me krerët e shtetit sa i takon privilegjeve pas largimit nga detyra, qeveria dërgon për miratim në Kuvend nismën për ndryshimin e ligjit të ’96 për pensionet shtetërore suplementare të funksionarëve
15 Dhjetor 2020, 16:29 -
SPAK koordinim me antimafian për hetimet italo-shqiptare, Arben Kraja takim me Cafiero de Raho
Në takim u theksua se pas memorandumit të mirëkuptimit mes DNA dhe SPAK që u nënshkrua në Romë në 7 shkurt janë krijuar disa skuadra të përbashkëta hetimore (JIU) nën drejtimin e EUROJUST, si dhe është rritur shumë shkëmbimi i informacioneve dhe provave në kohë reale, të cilat kanë ndikuar në rritje të efektiviteti në luftën ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar në Itali dhe Shqipëri.
11 Nëntor 2020, 16:09 -
Përplasja e parë/ Aida Hajnaj kërkon pavarësi buxhetore dhe administrative nga Arben Kraja! Ulsi Manja: Jeni një dhomë e ‘shtëpisë’ së SPAK-ut
Kuvendi dhe qeveria plotësojnë të gjitha kërkesat për mbështetje me buxhet të strukturave të reja që do luftojnë krimin dhe korrupsionin, por drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj kërkon të menaxhojë buxhetin dhe administratën në mënyrë të pavarur nga kreu i SPAK. Komisioni i Ligjeve e refuzon.
9 Nëntor 2020, 16:30 -
'Kallëzim për fshehje pasurie', PD tre kërkesa për SPAK: Në 2 vite zvarriten hetimet për Ervin Bushatin
Ish-deputeti Gazment Bardhi kërkon nga SPAK, informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal për Ervin Bushatin, datën e regjistrimit të çështjes dhe veprimet hetimore të kryera deri më sot, si dhe informacion mbi arsyet e zvarritjes së hetimit të kësaj çështje.
8 Nëntor 2020, 12:55 -
PS paketë ligjore për mbrojtjen e zgjedhjeve! Vjedhja e votës i kalon SPAK, ngrihet qendra e spiunimit, jo dënim për ata që tregojnë shokët
Deputetët e PS-së dërgojnë në Kuvend 8 projektligje për mbrojtjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, SPAK do hetojë krimet zgjedhore, Arben Kraja dhe Olsian Çela do i raportojnë KQZ, ngrihet një njësi e posaçme për marrjen e sinjalizimeve për abuzime në zgjedhje, ndryshojnë edhe ligjet për policinë, gjendjen civile dhe partitë politike
24 Shtator 2020, 16:24 -
Përzgjedhja e 60 agjentëve të FBI-së shqiptare/ Ambasadorja Kim takim me krerët e SPAK-ut dhe BKH-së (VIDEO)
Drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtarë të Hetimit Aida Hajnaj kanë pritur në takim mëngjesin e kësaj të marte ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Përveç ambasadores, të pranishëm janë edhe ekpertë të FBI-së të cilët do të merren me përzgjedhjen e agjentëve shqiptar.
8 Shtator 2020, 10:14 -
‘Tërmeti’ BKH/ 60 hetuesit e FBI-së shqiptare do hapin dyert e çdo zyre shtetërore, akses në çdo dosje dhe sistem informacioni
Superkompetencat e njerëzve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, zyrtarë dhe institucione në ‘rresht’ për t’u dorëzuar çdo të dhënë, detyrimet e policisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe individëve.
3 Shtator 2020, 17:28 -
19 hapat/ Si do zgjidhen hetuesit e FBI-së shqiptare, sprovat që duhet të kalojnë dhe roli i SHBA-BE
Pas emërimit të drejtores Aida Hajnas hapet rruga për emërimi e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mund të aplikojnë juristët, ekonomistët, policët dhe personat që punojnë në fusha që kanë të bëjnë me investigimin, provime me gojë dhe shkrim, test të forcës fizike, verifikim të figurës dhe kalim në makinën e së vërtetës, kush kalon testimet do t’i nënshtrohet një trajnimi të rreptë.
2 Shtator 2020, 17:01 -
BKH 'ndez motorët', në fokus tenderat e korrupsioni! Hajnaj takim me drejtuesin e SPAK e prokurorët
Drejuesja e BKH Aida Hajnaj zhvilloi sot takimin e parë zyrtarë me kreun e SPAk dhe 12 prokurorë ku në fokus ishte përshpejtimi i hetimeve për çështje me interes publik, kryesisht për tenderat dhe korrupsionin e zyrtarëve publikë. Kreu i SPAK ka kërkuar që deri në dhjetor vartësit e tij të kenë rezultate konkrete.
2 Shtator 2020, 12:10 -
Ekskluzive/ Pasuria e krerëve të drejtësisë, kreu i KLP me 2 vila në Farkë 566 mijë € dhe 22 troje e ndërtesa, drejtuesi i SPAK 3 kredi, Kryeprokurori vetëm pagën
Zbulohen ndryshimet në pasurinë e krerëve të drejtësisë së re për vitin 2019, kreu i SPAK Arben Kraja mbi 50 mijë USD të ardhura në vit, por shlyen tre kredi, kryeprokurori Olsian Çela kursen nga paga, Gent Ibrahimi trashëgon nga nëna 33 % të mbi 40 mijë m2 truall, 6 magazina dhe 6 ndërtesa, brenda vitit blen makinë 45 mijë USD dhe lidh kontratë për dy apartamente dhe dyqan në Skelë të Vlorës
14 Korrik 2020, 16:52 -
Operacioni me Italinë me 37 të arrestuar, kreu i SPAK: Hetim zyrtarëve shqiptarë që lejuan trafikun e drogës (VIDEO)
Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho u shpreh se suksesi i operacionit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve për të goditur grupet kriminale me skuadra invetigative.
30 Qershor 2020, 12:13 -
Ambasadori italian mbështet SPAK: Realizimi i reformës në drejtësi, thelbësore për vendin dhe integrimin
Ambasadori Bucci zhvillo ditën e sotme një takim me Drejtuesin e SPAK, Arben Kraja, duke theksuar rëndësinë e realizimit të reformës në drejtësi është thelbësor jo vetëm rikthimin e besimit të tyre në institucionet e drejtësisë, por edhe për vendet mike të Shqipërisë që e mbështesin atë në procesin e anëtarësimit në BE.
18 Qershor 2020, 18:13 -
SPAK firmos memorandumin me anti-mafien italiane: Hetim pasuror grupeve kriminale
Kreu i SPAK Arben Kraja ka nënshkruar këtë të premte në Itali një memorandum bashkëpunimi me Frederico Cafiero de Raho, Prokurori i Përgjithshëm i Prokurorisë Kombëtare Antimafia dhe kundër Terrorizmit në Itali.
7 Shkurt 2020, 15:58