-
Bileta falas për turistët në muzetë e Krujës, Margariti: Angazhimin për të pasur sa më shumë vizitorë
Turistët do të kenë mundësi të vizitojnë falas muzetë e Krujës. Nisma është marrë nga ministria e Kulturës e cila dhuroi 5 mijë bileta për bizneset që operojnë në fushën e turizmit. Gjithashtu në Krujë ka nisur puna për restaurimin e Teqesë së Dollmës.
7 Korrik 2020, 17:58 -
Nis dixhitalizimi, librat fizikë të paaksesueshëm nga lexuesit në Bibliotekë, Piro Misha: S’ka zgjidhje! (VIDEO)
Biblioteka Kombëtare në këtë 100-vjetor të saj ka nisur dixhitalizimin e veprave. Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe drejtori i këtij institucioni Piro Misha flasin për prioritetet, ndërsa shprehen se nuk kanë asnjë zgjidhje për lexuesit e thjeshtë, që deri para dy vitesh kishin mundësinë, që të merrnin libra për të lexuar nga ky institucion
1 Korrik 2020, 15:48 -
20 milionë lekë humbje, Hervin Çuli kallëzim në prokurori për pajisjet e Teatrit Kombëtar!
Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli pas shembjes së fasadës së Teatrit Kombëtar bën kallëzim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për pajisjet dhe materialet që i mungojnë këtij institucioni. Nga inventarizimi i mbyllur në 29 maj 2020, Çuli rendit 20 milionë lekë humbje në rekuizitë, gardërobë dhe pajisje të tjera.
26 Qershor 2020, 14:30 -
SHBA-ja grant 800 mijë $ për kalatë e dëmtuara nga tërmeti, Kim: Kënaqësi të jem pjesë e ringritjes (FOTO)
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim nënshkroi një grant prej pothuajse 800 mijë dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
23 Qershor 2020, 18:44 -
Çelet fondi i përkthimit të veprave shqiptare në gjuhë të huaj, Margariti: Vëmendja ndaj librit do jetë më e madhe!
Ministria e Kulturës dhe Qendra e Librit kanë çelur Fondin për mbështetjen e përkthimit të veprave nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj. Margariti shprehet se fondet e projekteve artistike që janë anuluar për shkak të pandemisë Covid 19, do të rishikohen edhe do të kenë në fokus librin
19 Qershor 2020, 15:50 -
Dëmtimi i Parkut Kombëtar të Apolonisë/ drejtoresha: Ndodhi më 13 prill gjatë karantinës, kanë nisur hetimet! Pritet që këtë javë të nisë restaurimi
Drejtoresha e Parkut Kombëtar të Apolonisë, Ornela Durmishaj në një prononcim për mediat shprehet se pritet që këtë javë të nisë puna për restaurimin. Ajo ka shtuar se është dëmtuar një monument gjatë mbylljes totale, monumenti i Nimfeut, i cili është një çezmë monumentale që ndodhet në periferi të qytetit antik të Apolonisë.
13 Qershor 2020, 10:38 -
Vandalizohen dy kolona në Apoloni, Ceka-Margaritit: Është i vetmi i këtij lloji në botën antike, akoma do i mbroni shkatërrimtarët?!
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka publikuar shkatërrimin e dy kolonave në Parkun Apolloni-Bylis. Për këtë ka reaguar edhe arkeologu Neritan Ceka, i cili e quan një akt të paprecedentë, që është mbajtur i fshehur.
12 Qershor 2020, 17:12 -
Nënshkruhet marrëveshja/ Parku arkeologjik i Durrësit do menaxhohet nga privati
Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nënshkruan në Amfiteatrin e Durrësit memorandumin e mirëkuptimit për hartimin e një Plani Menaxhimi të Integruar, që do implementohet për 7 vjet në zonën arkeologjike A dhe krijimin e TID Durrësit. Margariti tha se ky projekt që po merr jetë pas dëmtimit që shkaktoi 26 nëntori i vitit 2019, por që ka në fokus zhvillimin arkeologjik, ekonomik edhe kulturor të zonës.
9 Qershor 2020, 20:37 -
Plan Menaxhimi në zonat arkeologjike A & B në Durrës, Moikom Zeqo: Zhvillimi ekonomik, s’ka të bëjë me arkeologjinë!
Studiuesi edhe arkeologu Moikom Zeqo flet për Planin e Menaxhimit të Integruar për zonat arkeologjike A dhe B në Durrës. Ndonëse marrëveshja mes ministrisë dhe Fondit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim nënshkruhet në 9 qershor, Zeqo shprehet skeptik për te, pasi ky qytet prej 30 vitesh është invalid në arkeologji
8 Qershor 2020, 16:59 -
Miratohet për 10 vite “Plani i Menaxhimit të Integruar për Butrintin” nga Këshilli i Trashëgimisë Kulturore
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë ka miratuar online gjatë muajit prill planin e shumëdiskutuar për Menaxhimin e Integruar të Parkut të Butrintit. 12 anëtarët e këshillit kanë firmosur, që Parku i Butrintit të menaxhohet për dhjetë vjet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim
5 Qershor 2020, 14:21 -
Bibliotekat mbyllur, studiuesi: Të pengosh lexuesin të shkojë tek libri, kudo do të ishte kriminale. Në Shqipëri është luks!
Studiuesi Behar Gjoka rrëfen periudhën e pandemisë. Ai ndalet veçanërisht tek dëmi që është duke i shkaktuar shoqërisë sonë mbyllja e Bibliotekës Kombëtare. Sipas tij, në Shqipëri është e zakonshme të qenit të pa bibliotekë, edhe ky është mjerimi më i madh!
26 Maj 2020, 16:27 -
Rikonstruksioni i Teatrit të Operës dhe Baletit, Margariti për 'Report Tv': Akustikë maksimale, projekti mbi 1.2 miliardë lekë
Ministrja e Kulturës Elva Margariti përmes kamerës së "Report Tv" sjell ndryshimet e reja, që ka pësuar opera pas rikonstruksionit. Ndonëse na ndan vetëm pak kohë nga inaugurimi i saj, Margariti flet për skenën e re, akustikën e saj, sallat e instrumentiste edhe balerinëve, por edhe për pupulitin e shumëpërfolur!
22 Maj 2020, 13:41 -
Moikom Zeqo: Çështja e Teatrit Kombëtar u demonizua nga politika, ç’lidhje ka PD me të?!
Studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo flet për shembjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar. Sipas tij, Rama ka dashur shembjen e Teatrit që në vitin 1998, prandaj çështja u demonizua nga politika. Ndërsa, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk duhet të kishte firmosur kontratë mirëbesimi me Partinë Demokratike
19 Maj 2020, 17:50 -
Kulla te teatri? Elva Margariti në Report Tv: Gabim që godina të mos ketë dhe funksione të tjera! Çështja u politizua nga opozita
Ministrja e Kulturës Elva Margariti në një intervistë në Report Tv u shpreh se ndjen keqardhje për përdorjen e artit dhe kulturës nga opozita për politikë. Sa për krijimin e hapësirave për biznesin në godinën e teatrit, Margarit tha se do të ishte gabim që ajo godinë të mos shfrytëzohet edhe për funksione të tjera si kudo në botë.
19 Maj 2020, 15:09 -
Një muaj pas letrës së hapur për Ramën, artistët e pavarur: Asnjë përgjigje nga Ministria e Kulturës!
Artistët e Pavarur para një muaj i dërguan letër të hapur kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti, për mbështetje financiare, pasi aktivitetet kulturore janë pezulluar. Ministrja pasi u kërkoi një data-baze për hartimin e një plani, heziton t’u përgjigjet sërisht.
14 Maj 2020, 16:41 -
Shtëpia e Maks Velos shpallet monument kulture
Ministria e Kulturës Elva Margariti njofton se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vendosi që të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo, që para dy ditësh u nda nga jeta.
9 Maj 2020, 16:14 -
'Muzetë dhe parqet më të lehta për t'u hapur', Margariti: Po shikohet mundësia e teatrove në ambjente të hapura
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një lidhje në skype në emisionin "Pa Protokoll" është shprehur se po punohet për hapjen e pjesës tjetër të teatrove apo muzeve duke zbatuar masat e vendosura për të mos përhapur pandeminë e COVID-19.
8 Maj 2020, 22:59