-
Autoriteti i Konkurrencës shkarkoi drejtorin juridik pasi denoncoi në Report Tv pazarin e oligarkëve të miellit, reagon Braçe: E turpshme dhe e neveritshme
Deputeti Socialist Erion Braçe e ka cilësuar si të turpshme dhe të neveritshme, vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për të shkarkuar nga detyra drejtorin juridik, Indrit Rekën, i cili denoncoi në Report Tv marrëveshjen mes oligarkëve të miellit për monopolizimin e tregut dhe fiksimin e çmimit. Anëtarët e ‘Konkurrencës’ pranuan shkeljet, por u bashkuan me oligarkët e miellit duke u hequr gjobën 5 milionë euro
2 Shkurt 2022, 10:35 -
Skandal/ Autoriteti i Konkurrencës shkarkon drejtorin juridik pasi denoncoi në Report Tv pazarin e oligarkëve të miellit dhe faljen e gjobës 5 mln euro për fiksimin e çmimit
Autoriteti i Konkurrencës ndëshkon me shkarkim nga puna drejtorin Indrit Reka që denoncoi në Report Tv marrëveshjen mes oligarkëve të miellit për monopolizimin e tregut dhe fiksimin e çmimit. Anëtarët e ‘Konkurrencës’ pranuan shkeljet, por u bashkuan me oligarkët e miellit duke u hequr gjobën 5 milionë euro.
1 Shkurt 2022, 21:17 -
Raporti/ Duka pazare me FSHF, i shiti të drejtat televizive kompanisë ku është vetë aksioner, kontrata klienteliste miliona euro! Faktet, sfidë për Prokurorinë
Autoriteti i Konkurrencës konstaton se FSHF me në krye Armand Duka ka abuzuar me pozitat monopol për veprimtaritë ekonomike në fushën e futbollit. Duka lidhi të gjitha kontratat për të drejtat televizive me DIGITALB ku është vetë aksioner. Kontratat abuzive dhe në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare. Sponsor i FSHF është edhe AMA Caffee ku sërish Duka është aksioner.
25 Janar 2022, 11:36 -
Komisioni i Ekonomisë voton pro Denar Bibës si kryetar i Autoritetit të Konkurrencës, Braçe kundër: S'ka lidhje me këtë fushë, kam rezerva për integritetin e tij
Komisioni i Ekonomisë i propozon Kuvendit që në krye të Autoritetit të Konkurrencës të vendoset Denar Biba, anëtar i këtij institucioni. Propozimi nuk është mirëpritur nga deputeti socialist Erion Braçe dhe opozita, të cilët e konsideruan figurën të papërshtatshëm për këtë detyrë.
6 Dhjetor 2021, 13:38 -
Ekonomi
Rritën çmimin e miellit, importuesit edhe 1 vit nën monitorim! Zbardhet vendimi i Konkurrencës, si i shpëtuan gjobës 5 mln euro kompanitë që bënë monopol
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbajë edhe për një vit në monitorim importuesit e mëdhenj të miellit te cilët i shpëtuan gjobës 5 milionë euro qe propozoi sekretariati i Komisionit te Konkurrencës pas shkeljeve të konstatuara.
21 Tetor 2021, 01:22 -
Politikë
Ligj i ri kundër oligarkëve dhe monopoleve, për herë të parë padi kolektive nga konsumatorët ndaj kompanive që deformojnë konkurrencën
Shqipëria pritet të miratojë për herë të parë një ligj për paditë kolektive ndaj ndërmarrjeve që shkelin të drejtat ekonomike dhe civile të qytetarëve. Në fokus kompanitë që kanë monopolizuar shërbime të caktuara dhe abuzojnë me çmimet dhe tarifat
18 Tetor 2021, 16:02 -
Politikë
PD e thirri në dëgjesën për rritjen e çmimit të miellit, Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës dyshohet me COVID, shtyhet dëgjesa në Komisionin e Ekonomisë
Autoriteti i Konkurrencës ka shtyrë dëgjesën e thirrur nga Partia Demokratike, për të dhënë deklarime në lidhje rritjen e çmimit të miellit në Komisionin e Ekonomisë
12 Tetor 2021, 17:51 -
Ekonomi
3 anëtarë të komisionit 'fundosin' hetimin 1 vjeçar të Autoritetit të Konkurrencës për tregun e miellit, drejtori i kabinetit: Kompanitë vazhdojnë të përcaktojnë çmimet, hetimi është mbyllur
Hetimi për 4 ndërmarrjet nisi nga një ankesë nga një ndërmarrje që operonte në këtë treg. Me përfundimin e hetimit paraprak dhe të thelluar, në 2020 u mor vendimi 700 që detyronte ndërmarrjet që të kishin një sjellje të caktuar në treg. Në vijim të hetimi është lënë edhe monitorimi 1 vjeçar që është bërë nga Sekretariati i autoritetit mbi zbatimin e këtij vendimi. Gjatë monitorimit janë konstatuar shkelje.
1 Tetor 2021, 08:01 -
Ekonomi
Si i shpëtuan gjobës 5 mln euro oligarkët e miellit? Konkurrenca ‘vulosi’ shkeljet, por u fali gjobën
Edhe pse hetimi zbuloi shkeljet e 5 ndërmarrjeve të miellit në Shqipëri, Autoriteti i Konkurrencës vendosi të mos vendosë asnjë gjobë. Kështu, 5 oligarkë që monopolizuan tregun duke rritur çmimin e miellit ja hedhin paq përballë gjobës 5 milionë euro që propozoi Sekretariati i Konkurrencës. Shefi kabinetit të këtij institucioni na zbulon detaje të këtij hetimi 1-vjeçar dhe detyrimet që nuk përmbushën bizneset.
30 Shtator 2021, 17:50 -
Ekonomi
Hetimi/ Shkeljet e 7 oligarkëve të miellit, fiksuan çmimin me marrëveshje dhe kufizuan konkurrencën, edhe cilësia e dyshimtë
Përfaqësuesit e kompanive Agro Blend, Miell Tirana, Bloja, Atlas dhe Atlas Mills u dakordësuan për të blerë dhe shitur millin me çmim të njëjtë. Krijuan rezerva për t’i përdorur kur të rritjen çmimi. Mielli i importuar pa nivelin e proteinë
30 Shtator 2021, 17:07 -
Ekonomi
Oligarkët e miellit shmangin gjobën e Konkurrencës, Ahmetaj: Vendim profesionist! PD kërkon seancë me Autoritetin: Votoi kundër interesit të qytetarëve
Autoriteti i Konkurrencës vendosi të mos gjobisë kompanitë e importit të miellit dhe grurit që sollën rritjen e çmimit të bukës. Për zv.kryeministrin Arben Ahmetaj ky Autoritet ka profesionistë dhe vendimet i marrin si të tilla. Ndërsa PD e cilëson këtë vendim në dëm të qytetarëve dhe e ka thirrur këtë Autoritet në Komisionin e Ekonomisë që të jap sqarimet e saj më datë 4 tetor në mbledhjen e ardhshme të Komisonit të Ekonomisë.
30 Shtator 2021, 12:01 -
Ekonomi
Rritja e çmimit të bukës, mbyllet hetimi për 5 importuesit e miellit që krijuan monopol në treg, bordi i Autoritetit të Konkurrencës voton kundër gjobës për kompanitë
Autoriteti i Konkurencës pas një viti hetim nuk ka gjobitur kompanitë që rritën në mënyrë organizuar çmimin e miellit. Vendimi u mor pas votimit, pro të kryetares së Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi dhe zëvendëskryetarit Eduard Ypi, ndërsa kundër votuan trë anëtarët Leida Matja, Adriana Berberi dhe Denar Biba.
29 Shtator 2021, 17:09 -
Kronikë
Rritja e çmimit të bukës, zbulohet 'loja' e 5 biznesmenëve, Fiqiri Ismaili dhe 4 të tjerë krijuan monopol në treg, kontroll çmimit të grurit dhe të miellit
Autoriteti i Konkurrencës, në një njoftim zyrtar thotë se nga hetimi i thelluar bërë në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit ka konstatuar, se në bllok dhe në bashkërendim me njëra-tjetrën, 5 ndërmarrje të miellit në Shqipëri caktojnë çmimet e blerjes dhe shitjes së miellit.
9 Shtator 2021, 14:52 -
Kronikë
E paprecedentë/ Agjencia e Barnave dhe kompania misterioze SICPA bllokuan hetimin e Autoritetit të Konkurrencës për tregun e ilaçeve e pajisjeve mjekësore
Autoriteti i Konkurrencës hapi një hetim në shtator 2020 për tregun e barnave dhe pajisjeve mjekësore për shkak të dyshimeve për krijimin e monopoleve, deformimin e konkurrencës dhe rritjen e çmimit për produkte të caktuara. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore vonoi dhe refuzoi dhënien e informacionit bashkë me kompaninë Security Solutions Albania me rrënjë në Zvicër që ka koncesionin për pajisjen me pullë fiskale. Pas një viti, hetimi shtyhet edhe me 6 muaj.
9 Shtator 2021, 08:04 -
Kronikë
Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës kontrolle nëpër furra dhe kompani mielli, pritet të merren masa
Pas shtrenjtimit të çmimit të miellit e bukës pothuajse në të gjithë vendin, Autoriteti i Konkurrences ka nxjerrë ne terren inspektorët për të verifikuar informacionet e marra.
8 Shtator 2021, 18:51 -
Sport
Akuzoi Voltana Ademin se nuk e futi në garën për pronësinë e Vllaznisë, Komisioni i Konkurrencës i jep të drejtë Gurakuqit
Komisioni i Konkurrencës i ka dhënë të drejtë biznesmenit, Almiro Gurakuqi për të marrë pjesë në ankandin e blerjes së Vllaznisë. Ai u përjashtua nga ankandi pasi Bashkia e Shkodrës si autoritet shitës e ka përjashtuar nga gara. Komisioni ka kërkuar nga Bashkia Shkodër që të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jo diskriminues për kandidatët.
16 Qershor 2021, 09:52 -
U bën bashkë të gjitha kompanitë dhe rritën çmimet e plehrave kimike, Autoritet i Konkurrencës nis hetimet: Ndahuni ose ju gjobisim
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim tremujor për tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe imputeve bujqësore, pasi dyshohet se po abuzohet me çmimet dhe me të drejtat ekskluzive nga kompanitë e këtij tregu.
12 Mars 2021, 14:00 -
Pas vëzhgimit të Report Tv/Autoriteti i Konkurrencës: 'Megapharma' u përpoq të nxirrte farmacitë e tjera nga tregu, shpërnda vaksinën e gripit kudo, jo vetëm tek ‘Orange’
Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar depon farmaceutike "Megapharma" që të shpërndajë vaksinën për gripin sezonal në të gjitha farmacitë në të kundërt do të gjobitet. Deri më tani "Megapharma" e kishte tregtuar vaksinën vetëm tek farmaci ‘Orange’ ku dhe zotëron 75% të aksioneve.
15 Tetor 2020, 13:49