-
Anulimi i gjobave/ Balla në Komisionin e Ligjeve: Nisma, si në vendet e Bashkimit Europian! Qeveria shpreh dakordësinë në parim
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, sot në Komisionin e LigjeveNë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.Deputeti socialist kërkoi miratimin e nismës së Partisë Socialiste “Për anulimin e masave adm
17 Dhjetor 2024, 12:06 -
Përurohet Teatri i Kukullave, Gonzato: BE s’është vetëm rregullore, por dhe ruajtje e identitetit! Rama-fëmijëve: Këtu ka qenë Parlamenti, na konsideroni si kukulla!
Teatri i ri i Kukullave në sheshin “Skënderbej” u përurua sot pas restaurimit të cilit iu nënshtrua, me një ceremoni koncerti festiv për fëmijët, me moton “Shtëpia jonë e re”. Në përputhje me standardet bashkëkohore të shfaqjeve audio-vizuale, me një skenë dhe auditor multifunksional, me teknologji moderne dhe imazh të kuruar në detaje
16 Dhjetor 2024, 14:06 -
Armaldo Kllogjeri reagon për shkarkimin e Voshtinës, ish-drejtoreshës së TOB: Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda! Uroj që drejtori i ri të më rikthejë (VIDEO)
Këshilli i Ministrave shkarkoi më 13 Dhjetor Abigeila Voshtinën, drejtoreshë e Teatrit të Operës dhe Baletit. Tenori, i shkarkuar prej saj më parë, ka komentuar vendimin përmes një postimi në rrjetin e tij social TikTok dhe shpreson se do rikthehet në 'vendin që i takon': Karma is the b**ch...!
15 Dhjetor 2024, 19:49 -
VENDIMI/ Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’! Drejtor, administratë, logo dhe stemë! Selia në Tepelenë
Zbardhet vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM), do quhet ZAPK Vjosë dhe do menaxhojë dhe ruajë territorin e përcaktuar me ligj. Të ardhurat i shkojnë shtetit, shpenzimet mbulohen nga buxheti i shtetit. Drejtori në varësi të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, struktura dhe organika kompetencë e Kryeministrit. Kriteret dhe kompetencat
13 Dhjetor 2024, 22:22 -
Berisha me grupet e punës në Lezhë për zgjedhjet 2025: Çmime janë trefishuar dhe kanë tejkaluar Gjermaninë e Italinë, shpopullimi i vendit në 40%
Ish-kryeministri i akuzuar për aferën në dosjen “Partizani” të SPAK, i sapoliruar nga arresti shtëpiak gati njëvjeçar, akuzoi qeverinë për gjendjen e mjerueshme ku ndodhet vendi, duke vënë theksin te ekonomia, si; shpopullimi, pensionet, taksat, rrogat dhe biznesi.
11 Dhjetor 2024, 16:14 -
-
Rama: 164 mijë persona me aftësi të kufizuara do të mbështeten nga buxheti 2025, program dhe mbështetje sociale
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë nënvizon se Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara. Më 3 Dhjetor Parlamenti miratoi buxhetin, një ditë më pas Qeveria mori vendimin për këtë kategori
6 Dhjetor 2024, 12:24 -
Qeveria cakton shpërblimet për gardistët: Deri në tre paga plus për ata që shpëtojnë jetën e zyrtarëve të lartë! Deri në 1 mln lekë kompensim në raste dëmtimi të pronës së tyre për shkak të detyrës
Qeveria miratoi sot kriteret e trajtimit financiar të gardistëve për fatkeqësitë familjare, shpërblim për rezultatet e arritura apo kompensim në rastet e dëmtimit të pronës për shkak të detyrës. Efektet e këtij vendimi nisin nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
4 Dhjetor 2024, 19:25 -
Sfidat e procesit të zbatimit të rekomandimeve nga institucionet e pavarura, Balla: Zbatueshmëria është në rritje, të adresojmë problemet!
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin drejtoi takimin me titullarë të Institucioneve të Pavarura, përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, organizatave të shoqërisë civile, koordinatorë dhe përfaqësues të Ministrive, si dhe drejtuesin e Projektit PACEP. U diskutuan problematikat që kanë dalë në procesin e monitorimit dhe zbatimin e rekomandimeve të institucioneve të pavarura
4 Dhjetor 2024, 15:08 -
Informaliteti, 7.4 mld lekë më shumë jashtë bankave më 2024! Qeveria plan për kufizimin e pagesave cash për qytetarët
BSH: 'Janar-Tetor qarkulluan 401 mld lekë jashtë bankave!' Pagesat me lekë në dorë në Shqipëri vijojnë në rekorde historike. Deri në fund të tetorit paraja jashtë bankave ishte në vlerën 401 miliardë lekë, duke u rritur me 7.4 miliardë lekë ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar
1 Dhjetor 2024, 17:02 -
-
-
Fatos Çoçoli: Rilindja e pensioneve?
Mos vallë, nga sondazhet e brendshme që socialistët i zhvillojnë shpesh, ka dalë që pensionistët do të votojnë djathtas në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës 2025? Si zor. Pensionistët kanë përbërë historikisht hambarin kryesor të votave të Partisë Socialiste tek ne dhe kjo qasje nuk ka ndryshuar tani, me gjithë luftën e tyre të përditshme për të përballuar çmimet e larta të ushqimeve dhe ilaçeve
21 Nëntor 2024, 18:48 -
Skënder Minxhozi: Rreziku numër 1 për qeverinë: Mërzia! Ajo që rrëzoi Xho Bajden më 5 nëntor!
Humbja e Kamala Harris është metafora e rënies së pushtetit përballë njeriut të thjeshtë. Përtej indoktrinimit dhe hipnozës mbarëkombëtare që arriti të krijojë një shitës i aftë dhe spekulant si Donald Trump, shurdhëria e administratës qendrore në Uashington ndaj problemeve të mëdha ekonomike e sociale që kalon SHBA, prodhoi një nga humbjet më të hidhura për të majtën amerikane
21 Nëntor 2024, 15:41 -
Insidor Rexhepi emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, do të hetojë administratën! Koordinatorë në 26 institucione
Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion. DPAK do kryejë hetime për Administratën. Drejtoria u krijua më 26 qershor dhe do të ketë koordinatorë në 26 institucione
20 Nëntor 2024, 19:11 -
Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë protestë te Kryeministria: Hiqni dorë nga korrupsioni, që të na rritet pensioni!
Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë zhvilluan sot protestën e radhës para Kryeministrisë në lidhje me indeksimin dhe nivelin e pensioneve. Kërkojnë rritje pensionesh dhe akuzojnë qeverinë për abuzime
12 Nëntor 2024, 12:26 -
Projektligji i Qeverisë, rreth 2100 ish-ushtarakë dhe civilë, me mundësinë për t’u bërë rezervistë! Drafti në Kuvend, kostoja 1,5 mld lekë (DOKUMENTI)
Për angazhimin e 2100 rezervistëve në Ushtrinë Shqiptare është parashikuar një kosto fillestare prej 1.5 miliardë lekësh. Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak rezervist është nga 14 deri në 45 ditë në vit. Mosha 50-60 vjeç, teksa ka edhe hapësira të tjera si garantimi i vendit të punës së mëparshëm dhe grada.
6 Nëntor 2024, 22:39 -
Projektligji i ri për tarifën e administrimit të banesave, gjobë 30% në muaj për ata që s’paguajnë, deri në ndërhyrjen nga Përmbarimi (I PLOTË)
Drafti me 53 Nene është hedhur për konsultim nga Ministria e Pushtetit Vendor, ku parashikohen taksa mujore e pronarëve të objekteve, apartamente në pallate, që duhet t’u paguajnë administratorëve. Si vendoset, zbatimi i saj, kriteret dhe aplikimi. Do paguajnë edhe ata që s’i përdorin banesat, vlerësim edhe i dëmeve
6 Nëntor 2024, 16:20 -
Qeveria hedh për konsultim Projektligjin për ndërtesat e reja dhe rinovimin e atyre ekzistuese: Duhet të jenë pa emetime që nga 2028 (DOKUMENTI)
Zbulohet propozimi dhe drafti me 39 nene i Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, që do diskutohet me grupet e interesit dhe publikun. Parashikohet edhe shfrytëzimi i energjisë diellore në ndërtesat e reja, duke nisur nga viti 2026. Përfshihen edhe ndërtesat publike. Synohet rritja e performancës energjetike, ulja e kostos dhe harxhimit të energjisë
3 Nëntor 2024, 18:47 -
Atentati i Shkodrës/ LZHK: Krimi nuk ka frikë nga shteti, qeveria palë me të! Të ngrihet Xhandarmëria Kombëtare
Duke ngritur shqetësimin për sigurinë dhe rendin, teksa i shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave në Shkodër, LZHK propozoi alternativën e saj: “Krijimin e Xhandarmërisë Kombëtare, si një forcë elitare e specializuar dhe e afirmuar në shumë shtete për garantimin e sigurisë publike”
1 Nëntor 2024, 11:30