-
Kronikë
Rënia e ashensorit në Astir, lirohet nga burgu tekniku: Nuk kam faj, tre ditë para aksidentit e kam rregulluar
Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie teknikun e ashensorit që ra pak ditë më parë në Astir, Dëfrim Shabanajn. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se para gjykatës ai ka deklaruar se e tre ditë para se të ndodhte aksidenti e ka rregulluar dhe se nuk është faji i tij
15 Shtator 2021, 12:55 -
Kronikë
Vendimi në çështjen 'Bechetti kundër Enel' i kushton largimin nga detyra gjyqtares së Tiranës, Kaçe Agollit! Shkarkohet edhe gjyqtarja e Korçës, Ariola Kristo
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Kaçe Agolli. I njëjti vendim është marrë edhe për gjyqtaren e Korçës, Ariola Kristo. Të dyja gjyqtaret rezultuan me probleme sa i takon pasurisë. Për gjyqtaren e Tiranës, Kaçe Agollin, KPK konstatoi edhe probleme sa i takon profesionalizmit, ndërsa to edhe një vendim në favor të biznesmenit të njohur italian, Francesco Bechetti kundër kompanisë "Enel".
10 Shtator 2021, 12:27 -
Kronikë
Vetingu/ Vendimi në çështjen 'Becchetti kundër Enel' vë në vështirësi gjyqtaren Kaçe Agolli
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Kaçe Agolli u përball të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me probleme të pasurisë dhe një bilanc negativ që varionte nga 4.3 në 6.7 milion lekë. Agollit po ashtu iu bë me dije se ndaj saj kishte një raport kritik prej Këshillit të Lartë Gjyqësorë, i cili kishte gjetur një sërë problemesh në dosjet e saj përfshi mungesë të kërkesë padive dhe mungesë aktesh proceduriale.
8 Shtator 2021, 22:19 -
Kronikë
Transportonin dhe strehonin emigrantë, Gjykata jep masat e sigurisë për 5 të arrestuarit, 4 në arrest shtëpie dhe 1 në burg! Po hetohet për trafikim të qytetarëve nga Bangladeshi
Për të pestë të arrestuarit është marrë sot masa e arrestit nga Gjykata e Tiranës. Vetëm Rigers Vejsiu është lënë në burg për shkak se e ka të përsëritur veprën kriminale ndërsa të gjithë të tjerët janë në 'arrest shtëpie'.
6 Shtator 2021, 12:13 -
Kronikë
70 rrënjë kanabis në 'shtëpinë e barit' në Kashar, të pajisur me llamba me vlerë 10 mijë euro copa, lihen në burg babë e bir
Fatmir dhe Hamdi Sulaj, babë e bir të arrestuar më datë 21 Gusht në kuadër të operacionit "Kashari", janë lënë në burg nga Gjykata Penale e Tiranës pas sekuestrimit të rrënjëve të kanabis sativa më "shtëpinë e barit" që kishin krijuar.
24 Gusht 2021, 14:31 - Kronikë
-
Kronikë
U denoncua nga SHBA/ Jep dorëheqjen gjyqtarja e skandalit 'Duty Free' Mimoza Brahimi! Ndihmoi gruan e Gjin Gjonit për dyqanet në Rinas, mori 35 mijë euro dhuratë
Gjyqtarja e Tiranës Mimoza Brahimi (Kajo) largohet nga drejtësia me dorëheqje nga frika e Vetingut, bashkë me Avni Sejdin ruajti rol vendimtar që Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi të kontrollonin ambientet Duty Free në Rinas duke dëbuar amerikanët që kishin fituar tenderin dhe lidhur kontratën me TIA. Skandali u denoncua në dy raportet e fundit radhazi të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri
7 Gusht 2021, 17:07 -
Kronikë
I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e biznesmenit, lirohet Denis Demiri! Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për shuarje të masës së sigurisë
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës që ktheu vendimin e Gjykatë së Shkallës së Parë dhe ka vendosur të kthejë për rigjykim dosjen, avokati i Demirit, Sokol Tahiraj dorëzoi kërkesë për shuarjen e masës së dhënë për të akuzuarin.
6 Gusht 2021, 22:57 -
Kronikë
U dënua me 10 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës, ish-polici apelon vendimin e Gjykatës së Tiranës
Ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, autor i vrasjes së të riut Klodian Rasha më 8 dhjetor të vitit që lamë pas, ka apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës. Hajdaraj i është drejtuar Gjykatës së Apelit duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, por jo vrasje me dashje.
5 Gusht 2021, 14:20 -
Kronikë
Operacioni anti-drogë te 'Varri i Bamit', lihen në burg 3 të arrestuarit! Në arrest shtëpie Gazmir Cani, i riu që i iku në mënyrë spektakolare policisë
Erjon Prenga, Altin Gega dhe Taulant Çoku, tre të arrestuarit gjatë operacionit anti-drogë të policisë në afërsi të zonës së Varrit të Bamit, janë lënë sot në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Ndërkohë për Gazmir Canin, i riu i cili i iku në mënyrë spektakolare Policisë, duke nxjerrë zbuluar edhe paaftësinë e Forcave Operacionale të Tiranës, u la në 'arrest shtëpie' nga Gjykata e Tiranës.
30 Korrik 2021, 14:46 -
Kronikë
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID duke u hequr si infermiere, gjykata nxjerr nga qelia sanitaren Tire Alldervishi
Gjykata e Tiranës ka lënë në 'arrest shtëpie' sanitaren Tire Alldervishi, e cila u arrestua për korrupsion, pasi i mori një pacientje me COVID 8 mln lekë të vjetra, duke u hequr si infermiere.
16 Korrik 2021, 11:40 -
Kronikë
Nis hakmarrja personale e Hajdarmatajt para largimit nga vettingu! Nga akuzat e SHBA-BE për lidhje me grupet e drogës te përplasjet me socialistët
Gjykata e Tiranës la të lirë kreun e IMT Bashkia Tiranë, Mariglen Qaton pas akuzave të ngritura nga prokuroria për shpërdorim detyre duke kërkuar vetëm detyrim paraqitje pasi nuk kishte prova të mjaftueshme. Prokuror i çështjes është pikërisht Besim Hajdarmataj, me origjinë nga Tropoja dhe një emër ky mjaft i njohur me përplasjet me socialistët.
15 Korrik 2021, 20:08 -
Kronikë
Vrasja e Klodjan Rashës, Gjykata dënon me 15 vite burg ish-efektivin e 'Shpiponjave' Nevaldo Hajdaraj! Babai i viktimës: Kjo nuk është drejtësi
Me 15 vite burg e ka dënuar Gjykata e Tiranës ish-efektivin e Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj, i cili u shpall sot fajtor për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha. Hajdaraj do të kryej vetëm 10 vite burg, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke iu ulur dënimi me 1/3.
14 Korrik 2021, 13:41 -
Kronikë
KPK e konfirmoi në detyrë, ONM i kërkon Komisionerit Publik ankimimin e vendimit për gjyqtarin e Tiranës, Gerd Hoxha
Komisioneri Publik pritet që të ankimojë në KPA vendimin e KPK për Gerd Hoxhën, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur ditën e sotme Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
8 Korrik 2021, 16:57 -
Kronikë
Vrasja e Kudret Saliajt, burg për ish-vjehrrin dhe ish-gruan! Autori: I kërkoj falje nipërve dhe mbesave! Dhurata Saliaj: S’e dija që babi do e vriste se s’do e lejoja (VIDEO)
Dhurata Saliaj 33-vjeç dhe babai i saj Mexhit Picari janë lënë në burg sot nga Gjykata e Tiranës pasi akuzohen se në bashkëpunim ekzekutuan Kudret Saliajn, bashkëshortin e saj pak ditë më parë në kryeqytet.
8 Qershor 2021, 09:08 -
Kronikë
Vrasja e Kudret Saliajt në Tiranë, bashkëshortja e vëzhgoi dhe njoftoi babain e saj për veprimet e viktimës! Dëshmitë kontradiktore të tyre para hetuesve
"Report Tv" mëson detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy ditëve më parë të Kudret Saliajt në afërsi të Gjykatës Civile të Tiranës. Ka dyshime se Dhurata Saliaj ka kryer vëzhgimin e ish-bashkëshortit para se i ati i saj ta vriste dhe ajo ka njoftuar të atin për çdo lëvizje të viktimës.
6 Qershor 2021, 11:06 -
Kronikë
Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, mamaja do t'i takonte në prani të psikologes! Flet gruaja e autorit: Kudreti na e dhunonte vajzën
Mexhit Picari 53 vjeç ka vrarë në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të, pasi më parë gjykata kishte vendosur që fëmijet t'i lërë la me babanë.
5 Qershor 2021, 12:05 - Kronikë
-
Kronikë
Skandali i drejtësisë/ Ndryshonin datën e skadencës së çamçakëzëve, lëpirseve dhe pijeve për fëmijë dhe i rikthenin në treg, gjykata liron 2 jordanezët
Drejtësia shqiptare ka dhënë një tjetër vendim skandaloz! 2 jordanezët që u ndryshonin datën e skadencës produkteve për fëmijë dhe i rikthenin në treg, janë liruar nga burgu. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka caktuar detyrim paraqitje për 2 jordanezët Jousef dhe Azis Rahman, 57-vjeç dhe 27-vjeç.
24 Maj 2021, 21:33 -
Kronikë
Tentoi që të shtypë qytetarët, gjykata lë në burg Arben Memën, flet 32-vjeçari: Ende nuk më ka dalë pija, do ikja djathtas m'u kthye makina majtas (VIDEO)
32-vjeçari Arben Mema, banues në Kombinat, i cili terrorizoi banorët mesditën e 25 prillit, duke tentuar t'i shtypë në sheshin "Skëndërbej", është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Arben Mema akuzohet për tentativë vrasje, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike si dhe për shkatërrim prone
28 Prill 2021, 10:45