-
Opinion
'Vrite tjetrin'
Vritini të gjithë: Nënat, baballarët, vëllezërit, motrat, miqtë, mikeshat, bijtë, bijat, nipat, mbesat, kushërinjtë, kushërirat, fshatin, qytetin, të gjithë, derisa nga Konispoli në Vermosh dhe nga Mokra në Karavasta të mbeten vetëm ata dhe ato që nuk e vrasin njëri-tjetrin, qentë, zagarët, buçet, derrat dosat, gjarpërinjtë, nëpërkat, krimbat, zhabat, gaforret.
27 Qershor 2021, 12:59 -
Opinion
Password
Passwordi "pushtetinukështëkokërrfikuqëpasipiqetbiengadegadrejtenëgojë" është aq i bukur e i vërtetë sa me këtë Password Guglli do mahnitet, ndoshta dhe do çmendet, mund ti ndali zemra ose ti bjeri damllaja. Këtë Password nuk e vë, jo se mëshiroj ata që e presin pushtetin tu bjerë në gojë si kokërr fiku, por ngaqë më vjen keq për Gugllin.
24 Qershor 2021, 15:44 - Opinion
-
Mbledhje Partie
Në këto kohë të vështira, sido që të vejë puna, sado i madh të bëhet sherri, sado i rrezikshëm të ndizet zjarri, pavarësisht ç'i lypset Kombit, të gjithë ne horrat dhe hajdutat, të përgatisim garuzhdet, të mprehim kthetrat, të thërresim në ndihmë George Orwellin, të përsosim Newspeakun, të shtrëngojmë rradhët, të shtrijmë hapin, të mprehim thikat, të përgatitemi për llokmat.
16 Shkurt 2021, 19:51 -
Përqafimi
S'la vënd pa e kërkuar. Kur pasi kishte humbur çdo shpresë se një ditë përqafimin do ta gjente dhe do ta përqafonte, një mbrëmje të ngrohtë gjatë një muzgu të magjishëm, përqafimi i doli para i përkulur në gjysëm errësirë. Nuk e zgjati. U mbush me frymë. Hapi krahët. Mbylli sytë. E përqafoi përqafimin me gjith shpirt. U kënaq pafund. Hapi sytë. Kishte përqafuar një shtyllë.
25 Janar 2021, 17:33 -
Venat e Qytetit
Shqipëria i ndërtoi më së fundi grataçelat, autostradat, tunelet, supermarkatat, restorantet, hotelet, dhe të tjera kollajllëqe të shumpritura konsumistike. Por nuk po e shtojnë proporcionalisht lumturinë. Përkundrazi, po shkaktojnë një dëshpërim misterioz që s'kuptohet nga vjen e ku po shkon.
16 Dhjetor 2020, 15:00 -
Ju që protestoni këto ditë në daçi të mos ju marrë historia për Bitëllsa të paguar, por Shqiptarë Trima zbuloni fytyrat e ndalni shkatërrimet
Më 28 janar 1990 pasdite u nisa me biçikletë në Protestën e Heshtur. Diku te Medreseja, takova mikun e vjetër, antikomunistin e përbetuar Sofokli Karpuzi.
14 Dhjetor 2020, 16:20 -
Biçikleta
Biçikleta ishte një rraqe metalike pa moshë. Si sot edhe para edhe pas dhjetë vjetësh mbetej gjithmonë as e re as e vjetër.Biçikleta ishte një "imobiliare" e lëvizëshme që trashëgohej, shitej, falej, këmbehej, vidhej, flinte, zgjohej, plagosej, rënkonte, sëmurej, shërohej, por kurrë nuk vdiste.
24 Qershor 2020, 10:16 -
Qeveria ime
Qeveria ime do ketë prioritet largimin e budallenjve nga jeta publike. Arritjen e këtij objektivi madhor, qeveria ime nuk do ta bëjë si budallenjtë e meritojnë, me krematoriume hitleriane, furra gëlqereje, turrë drush, helmime, mbytje, por përmes reduktimit të rolit të budallenjve me metodën përça e sundo.
22 Qershor 2020, 09:46 -
Caro Sgarbi
Faleminderit që vizitove Shqipërinë, vendin tonë, vendin ku çfarë thuhet është rrenë, çfarë mendohet është herezi, çfarë ndodh është iluzion, çfarë shihet është magji, çfarë dëgjohet është marramendje, çfarë ndjehet është vdekjeprurëse, çfarë vlen vidhet, çfarë lëviz shkërdhehet.
16 Qershor 2020, 09:22