-
'I thonë peqe-lepe njëri-tjetrit', Edison Ypi: Çim Peka e nxori Berishën para publikut në pozitën më të turpshme
Kështu si veproi sonte Çim Peka e nxori Doktorin para publikut në pozitën më të vështirë dhe më të turpshme. Sikur Doktori ka hequr nja katër a pesë brinjë dhe po aq rruaza kurrizore që të përkulet thellë për të bërë seks oral me veten e vet.
8 Shtator 2023, 10:47 -
Edison Ypi: Shqiptarët dinë çfarë bëjnë kur udhëhiqen nga koka
Në kohën e Mbretit Zog 2 turista që erdhën të dy i vodhën dhe i vranë në Mamurras.Gjatë Diktaturës turistat marksista-leninista që vinin nga bodrumet e Europës numëroheshin me gishtat e dorës.Sot që po vinë me miliona, në dëm të turistave nuk po ndodh asnjë vjedhje, asnj&a
8 Gusht 2023, 10:10 -
Edison Ypi: Stalin Kurti
Komitetet e partisë, zyrat e pushtetit, organet e dhunës, rropullitë e propagandës, merimangat e spiunllëkut, zorrët e Sigurimit, tribunat e parakalimeve, propaganda, kinemaja televizioni, teatri, njëri më i skëterrshëm se tjetri, ishin përplot me Stalin Kurta që shqiptarët i njohin mirë, se i kanë mbajt pranë vatrës dhe në krye të sofrës.
17 Korrik 2023, 11:15 -
Edison Ypi: Strazimiri Tower
Perfeksionisti Ilir Strazimiri nuk tha në cilën Sure të Kuranit ndodhej kjo profeci; nuk dha' spjegime ku i gjejnë energjitë apokaliptike katunarët që zbresin në qytet; nuk qartësoi si ja ka arrit Kurani me i njoh aq mirë katunarët konspirativë dhe qëllimet e tyre ogurzeza; nuk spjegoi pse duhej ta prisnim fundin e botës nga katunarët, ndërkohë që atë fund e kanë pru me kohë qytetarët
2 Korrik 2023, 10:30 -
Edison Ypi: Nuk iki
Aty nga mesi i viteve '90. Vizitë te Kadare. Mysafirët; Një kritik arti, një gazetar, një përkthyes, një i panjohur, dhe Kadare. Helena hyj e dilte me kafe ndër duar. Kakuja hyri vetëm një herë. Ndejti pak çaste sa rrotulloi një herë sytë si antenë radiolokatori, dhe iku nga erdhi
16 Dhjetor 2022, 15:01 -
Edison Ypi: Komshiu
Pavarsisht se kush trokiste në derën tënde, nëna, motra apo vëllai, një mysafir apo një mik; më nuhatës se një qen, më i shpejtë se një lepur, i pari që hapte derën, nuk ishe ti por komshiu përballë me shkumë rroje në fytyrë, duke u mbllaçitur, duke mbërthyer kopsat e pantallonave, a duke mbërthyer rripin e mesit
1 Gusht 2022, 14:39 -
Edison Ypi: Katund artistik
Në katundin tonë artistik, katundar i devotshëm i të cilit unë jam, ka, për shembull, aq shumë Tony Montana sa të vijë shpejt rradha për të qënë aq fatlum sa ndonjëri prej tyre ta presi këmbën ose dorën ose kokën me një sharrë motorrike si në filmin e famshëm, jo vetëm nuk është diçka e rrallë, por e ke vetë në dorë.
23 Shkurt 2022, 17:48 -
Opinion
Edison Ypi: Zyra Krifca
Mirëpo Zyra Krifca nuk është si gjith zyrat. Të cilave u afrohesh në heshtje të thellë pasi ke bërë disa hapa në korridor. Pastaj troket ose i bie ziles. Pret pak. Ul dorezën. Hyn brenda. Sekretaresha shkruan edhe dy rreshta. Nge kokën të përshëndet si robot. E të tjera e të tjera me tu nxi jeta.
30 Nëntor 2021, 16:45 -
Opinion
Edison Ypi: Më puthi Perla
Para ca vitesh nuk i rezistova dot lutjeve të përsëritura të dikujt për të vajtur në një event. Zengjinët e rinj, njësoj si mafiozët e vjetër, u duhet ta takojnë njëri-tjetrin periodikisht. Po edhe mua më duhet tu hedh një sy hera-herës zengjinëve që mezi i kemi. Për t'i parë si janë me shëndet, sa u janë trashur qafat, sa u është fryrë barku, a u janë shtuar rrudhat, dhe të tjera hollësira që i di vetëm unë, dhe s'ia tregoj askujt.
23 Nëntor 2021, 17:52 - Opinion