-
Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur
Kanë përfunduar sot në Stamboll bisedimet për negocimin e paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa do të vazhdojnë sërish nesër. Ukraina thotë se është në favor të neutralitetit me garanci, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes, përmes delegatëve të saj në Turqi, deklaron se do të reduktojë aktivitetin ushtarak në Kiev dhe Chernikiv për të inkurajuar dialogun. Rusia ka deklaruar se një takim mes Putinit dhe Zelenskit do të jetë i mundur vetëm pasi të nënshkruhet një marrëveshje paqeje nga ministrat e jashtëm përkatës
29 Mars 2022, 01:07 -
Sanksionet ndaj Rusisë, hakmerret Putin: Do të rikthejmë vizat ndaj qytetarëve shqiptare dhe vendeve të futura në listën e shteteve 'armike'
Pas sanksioneve ndaj Rusisë për sulmin ushtarak në Ukrainë, Moska po 'hakmerret' ndaj qytetarëve shqiptarë duke kthyer regjimin e vizave. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm rus, Sergey Lvarov, i cili tha se ky akt normativ do të sjellë një sërë kufizimesh për të hyrë në territorin e Rusisë
28 Mars 2022, 16:43 -
Landet gjermane do të dënojnë përdorimin e simbolit ‘Z’
Disa shtete gjermane kanë njoftuar se përdorimi publik i simbolit “Z”, që po përdoret për të shprehur mbështetjen ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, do të ndëshkohet me ligj. Senatorja Iris Spranger nga Berlini tha për gazetën Tagesspiegel se përdorimi i simbolit “Z”, që është parë në makinat ushtarake ruse, “natyrisht se do të thotë mbështetje e luftës së agresionit”.
28 Mars 2022, 11:06 -
Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini
Zëdhënësi i Roman Abramovich ka konfirmuar se është helmuar gjatë negociatave të para gjatë negociatave të parë Rusi-Ukrainë.Në ditën e 33-të të luftës, Rusia vazhdon bombardimet dhe sulmet e shumta në Ukrainë, ku në Volyn raketat ruse kanë goditur një depo nafte. Zelensky kërkoi që të ndalojë "ping-pongu" i Perëndimit për ndihmën e dorëzimit të avionëve drejt Ukrainës, ndërsa presidenti Biden tha se nuk kërkoi ndryshim regjimi në Rusi.
28 Mars 2022, 01:10 -
Vladimir Putini është kaq agresiv, sepse vuan nga 'Kompleksi i Napoleonit'
Ndërsa bota po përpiqet të kuptojë motivimet që e shtynë Vladimir Putinin të sulmonte Ukrainën, disa kritikë janë fokusuar tek frustrimi i madh që përjeton presidenti rus sa i përket gjatësisë së tij trupore.
27 Mars 2022, 15:23 -
Lufta/ Raundi i ri i bisedimeve 28-30 mars në Turqi! Zelensky intervistë për herë të parë në mediat ruse! Rinisin shkollat online në Kiev, Klitschko: Do vijojmë jetën, rusët s’na ndalin
Për Ukrainën sot është dita e 32-të e luftës, që kur Rusia filloi sulmin ushtarak. Zelensky akuzon Perëndimin: S’keni as 1% të guximit tonë.
27 Mars 2022, 07:36 -
Shpërthime në Lviv, pesë të plagosur! Rusët godasin një reaktor bërthamor kërkimor në Ukrainë! Biden në Poloni: Putin diktator, nuk mund të qëndrojë në pushtet! Kremlini: S'e vendos ti kush udhëheq
Presidenti amerikan Joe Biden është treguar i ashpër me homologun e tij rus, Vladimir Putin duke e quajtur atë një kasap. Nga Varshava e Polonisë ku takoi refugjatët ukrainas, Biden ka dhënë një mesazh të qartë, “neni 5 i NATO-s është i shenjtë” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
26 Mars 2022, 01:00 -
Rusia: Mbyllet faza e parë e operacionit, tani fokusohemi të çlirimi i plotë i Donbasit! Biden në Poloni: Demokracia në botë, në rrezik! Franca: Mision humanitar në Mariupol me Turqinë e Greqinë
Sot shënohen 30 ditë që kur Rusia sulmoi Ukrainën, ndërsa bombardimet dhe raketat nuk ndalen, teksa ushtria ruse po kryen sulme të rënda me raketa në Irpin, në veri të Kievit.
25 Mars 2022, 01:03 -
Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë
Tashmë në 29 ditë luftë mes Rusisë dhe Ukrainë. Presidenti Zelensky i bën thirrje të gjithë botës: “Dilni në rrugë kundër luftës”. Këshilli i Sigurimit kundërshton një rezolutë ruse, por Pekini voton me Moskën. Diplomat i lartë rus, Dmitry Polyanskiy, lëshoi një paralajmërim për vendet e NATO-s të mërkurën, duke thënë se ata kanë të bëjnë me një fuqi bërthamore dhe nuk duhet të kërcënojnë Moskën.
24 Mars 2022, 01:07 -
Vritet një gazetare ruse në Kiev! Zelensky-Biden: Jo sanksione për Abramovich, ai mund të ndërmjetësojë! Putin-Europës: Nëse doni gaz, paguani vetëm me rubla
Tashmë 4 javë nga fillimi i luftës në Ukrainë. Teksa zëdhënësi i Kremlinit kërcënoi me përdorim të armëve bërthamore, Perëndimi paralajmëroi dje sanksione të reja të enjten ndaj Rusisë. Në ukrainë Prokuroria ka raportuar dyshimet për përdhunime nga rusët. Zelensky: Negociatat me Rusinë të vështira, por do vazhdojnë.Polonia dëbon 45 diplomatë rusë: Janë spiunë
23 Mars 2022, 01:17 -
ANALIZA/ S’mjafton tërheqja nga Ukraina
Në janarin e vitit 1943, presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt takoi në Kazablanka të Marokut kryeministrin britanik Uinston Çërçill. Në takimin midis tyre, u ra dakord që qëllimi i luftës të ishte dorëzimi i pakushtëzuar i Gjermanisë naziste.
22 Mars 2022, 15:59 -
Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar
Lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 27-të! Bombardimet vijojnë në të gjitha qytetet ndërkohë që raportimet për viktima, edhe nga civilët, vijojnë të jenë shqetësuese. Sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, foli nga bunkeri i tij në Kiev me Parlamentin italian. Ai u 'prit' nga një 'standing ovation', të gjithë deputetët në këmbë, ndërkohë që një pjesë e tyre kanë braktisur sallën.
22 Mars 2022, 01:07 -
Intervista/ Politologu bullgar: Putini, peng i analogjive dhe metaforave historike që i ka shpikur vetë
Politologu i njohur bullgar Ivan Krastev, është një vëzhgues shumë i mprehtë i Vladimir Putinit. Në një intervistë për “Der Spiegel”, studiuesi i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë, flet për izolimin e presidentit rus, kuptimin e shtrembëruar që ai ka mbi historinë e Rusisë, dhe si është shndërruar në një peng të retorikës së tij.
21 Mars 2022, 15:13