-
Koronavirusi vjen në Shqipëri/ Nga mbyllja e shkollave, tek pezullimi i fluturimeve e lundrimeve. LISTA e të gjitha aktiviteteve që anulohen (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama lajmëroi pezullimin deri më 3 prill të fluturimeve dhe lundrimeve drejt veriut të Italisë, zonës së kuqe prekur nga infeksioni, pezullimin e të gjitha shkollave me 2 javë si dhe shtroi kërkesën për anulimin e të gjitha grumbullimeve masive kulturore, sportive, aktivitete, dëgjesa publike, koncerte, e dëgjesa publike.
9 Mars 2020, 10:29 -
Koronavirusi/ 197 të vdekur në Itali, mosha mesatare e viktimave 81 vjeç. Presidenti Mattarella mesazh popullit. OBSH: Virusi nuk mund të bllokohet më
Sipas Instutitit të Lartë të Shëndetit, në Itali mosha mesatare e viktimave nga koronavirusi është 81 vjeç. Ata janë kryesisht burra, rreth 70% dhe në më shumë se dy të tretat e rasteve kanë patur tre ose më shumë patologji të mbartura.
6 Mars 2020, 09:15 -
Koronavirusi, deri tani 3,200 viktima, 93,129 të infektuar globalisht. Irani vendos lirimin e rreth 54 mijë të burgosurve për të parandaluar përhapjen
Ka arritur në 93,129 numri global i të infektuarve nga koronavirusi, ndërsa 3,200 persona kanë humbur jetën teksa shpërthimi i COVID-19 vazhdon të përhapet në të gjithë globin. Shpërthimi më i keq jashtë Kinës deri tani është në Iran dhe Korenë e Jugut, por edhe Italia me 79 viktima deri tani, 2 mije e 500 persona konfirmohen të infektuar. 9 viktima janë shënuar deri tani në SHBA. Ndërkaq, Irani ka vendosur lirimin përkohësisht të më shumë se 54 mijë të burgosurve në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
4 Mars 2020, 05:14 -
OBSH, thirrje kundër grumbullimit të maskave: Mungesat po i lënë mjekët dhe infermierët të paaftë për tu kujdesur për pacientët
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje të martën njerëzve në të gjithë botën të mos grumbullojnë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, duke thënë se ato, janë të nevojshme vetëm për punonjësit e shëndetit që luftojnë koronavirusin.
4 Mars 2020, 03:48 -
Koronavirusi 'rrit' hartën e epidemisë! 86 000 të infektuar në rang global, 1128 në Itali! OBSH: Ende nuk kemi pandemi
Numri i shteteve të prekura nga koronavirusi po rritet, ku viktimat e para janë shënuar edhe në SHBA, Tajlandë dhe Australi. Në nivel global numri i të prekurve ka shkuar në 86 mijë të infektuar dhe rreth 3 mijë të vdekur, ku shumica e rasteve janë në Kinë.
1 Mars 2020, 12:06 -
Itali, 650 persona të prekur nga COVID-19, OBSH: Përhapja e virusit jashtë Kinës përbën shqetësimin tonë më të madh
Autoritetet italiane njoftuan të enjten se ka arritur në 650 numri i personave të prekur nga koronavirusi, COVID-19. Angelo Borrelli, shefi i Mbrojtjes Civile në Itali, tha se shumë prej persona të infektuar, po mjekohen në shtëpi, në izolim dhe se gjendja e tyre shëndetësore është "relativisht e mirë" siç tha ai.
28 Shkurt 2020, 06:40 -
17 viktima nga koronavirusi/ OBSH-BE promovojnë Italinë: S'është vatër epidemie, Di Maio: Mediat e huaja të mos spekulojnë. Në Lombardi rreth 50 të shëruar
"Nuk ka nevojë për panik. Autoritetet italiane po zbatojnë masa që janë në përputhje me strategjinë globale të kontrollit. Për ta bërë këtë, qeveria duhej të merrte masa të vendosura, të forta dhe të sakta,"-tha Hans Kluge, drejtori i OBSH për Europën.
27 Shkurt 2020, 09:16 -
Një virus vdekjeprurës që po përhapet me shpejtësi, a është koronavirusi një pandemi? Çfarë është një pandemi? Ja çfarë thotë shkenca
Përhapja e koronavirusit ka kthyer në qendër të vëmendjes shkencën e sëmundjes, duke shtruar pyetjen se çfarë është saktësisht një pandemi?Një s
26 Shkurt 2020, 06:55 -
Mbi 2,000 viktima nga koronavirusi, shënohet vdekja e 6-të jashtë Kinës, Pompeo thirrje Pekinit për transparencë mbi virusin
Ka shkuar në 2 mijë e 10 numri i viktimave nga koronavirusi i romanit në të gjithë globin, sipas shifrave të fundit të publikuara për këtë të martë. Mbi 75 mijë persona janë konfirmuar të infektuar, ndërsa është raportuar edhe vdekja e 6-të jashtë territorit të Kinës, në Hong Kong. Diamond Princess ka mbyllur karantinën, ndaërkaq pacientëve të infektuar pritet t'iu jepet tjetër zgjidhje.
19 Shkurt 2020, 05:48 -
OBSH paralajmëron shkallë të ulët fatalitetesh në të ardhen, ja arsyet
Ndërsa numri i vdekjeve nga Covid-19 ka shkuar mbi 2 mijë persona, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH, Mike Ryan, shprehet se numrat që sugjerojnë se niveli i vdekjeve nga koronavirusi mund të jetë më i lartë brenda Wuhan dhe të ulët diku tjetër mund të reflektojnë presion "të fortë" mbi sistemin e kujdesit shëndetësor atje”. Sipas Rayan, numri i fataliteteve pritet të vij duke rënë në të ardhmen për shkak të kushteve të mira të trajtimit të pacientëve, por edhe rasteve të lehta.
19 Shkurt 2020, 04:06 -
Koronavirusi në Kinë/ Numri i të vdekurve është rritur në 1775! Raste të konfirmuara të infektuarve: 71 335
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga epidemia e koronavirusit në botë është rritur në 1775, me më shumë se 71 335 raste të konfirmuara të infeksionit. Në provincën Hubei mbi 40 mijë njerëz janë të shtruar në spitale, ndër të cilët 1773 janë në gjendje kritike dhe mbi 8 mijë në gjendje serioze.
17 Shkurt 2020, 09:05 -
Manastirliu në laboratorin e ISHP: Forcojmë kapacitetet, realizohet analiza e plotë për koronavirusin! Asnjë rast në Shqipëri
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ku po kryhet nga sot diagnoza e plotë konfirmuese për koronavirusin COVID-19.
15 Shkurt 2020, 11:50 -
Rreziku i koronavirusit, OBSH: Shqipëria ka marrë masat e duhura
Drejtori i Programit të Emergjencave Shëndetësore për Ballkanin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, deklaroi gjatë vizitës në Tiranë së OBSH do të ofrojë ndihmë teknike dhe mbështetje për mjetet mbrojtëse nëse do të jetë e nevojshme.
14 Shkurt 2020, 15:59