-
Shfuqizimi i tatimit 15% për profesionet e lira, ekspertja e Ekonomisë tregon çfarë do të ndodh me ata që kanë paguar! Si do të funksionojë 23%
Këtë e shpjegoi ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj, e cila në një intervistë për emisionin ‘Sot Live Shqipëri’ me Nertil Agalliu në Report Tv’ tha se qeveria duhet që të dal më një akt nënligjor për t’ ju rikthyer pagesën të gjithë atyre që kanë bërë pagesë me tatimin 15 %.
28 Qershor 2024, 19:01 -
Gjykata Kushtetuese shfuqizon tatimin 15 % për profesionet e lira! Mbetet në fuqi 23% për ata me të ardhura mbi 14 mln lekë
Në vendimin e lexuar nga vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj thuhet se ishte një masë joproporcionale dhe se këto kategori do duhet të taksohen në 2029 si të gjithë bizneset e tjera të vogla.
27 Qershor 2024, 18:15 -
Tatimi për profesionistët e lirë, mbyllet shqyrtimi gjyqësor, Kushtetuesja vendim për 30 ditë! Opozita dhe grupet: Tatimi jo-kushtetues! Qeveria: Ligj i drejtë
Gjykata Kushtetuese sërish dëgjoi palët që kërkojnë shfuqizimin e ligjit për tatimin e profesionistëve të lirë. Por vendimin thotë kryetarja Holta Zaçaj do ta njoftojmë që sipas parashikimi ligjor jo më vonë se 30 ditë nga sot. Palët paditëse e cilësuan ligjin diskriminues ndërsa qeveria dhe kuvendi i vlerësoi akuzat të pa-faktuara.
25 Qershor 2024, 16:52 -
Seanca në Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Anëtarë e këtij institucioni duhet të ngrihen në lartësinë e duhur për të dhënë vendimin
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se anëtarë e këtij institucioni duhet të ngrihen në lartësinë e duhur për të dhënë vendimin në lidhje me kërkesën, e firmosur nga 44 deputetë të opozitës.
25 Qershor 2024, 13:15 -
Tatimi i profesionistëve të pritje, Kushtetuesja pa vendim! Profesionistët: Tatimi jo-kushtetues! Qeveria: Ligj i Drejtë
Profesionistët e lirë do të vijojnë të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse do tatohen apo jo. Në seancën e fundit për shfuqizimin e ligjit, palët paditëse dhanë konkluzionet e tyre duke e cilësuar ligjin jo-kushtetues e diskriminues ndërsa qeveria dhe kuvendi i konsideron akuzat të pa-faktuara
25 Qershor 2024, 08:03 -
Kushtetuesja pranon padinë për ligjin e Akademisë së Shkencave, Zhupa: Seanca plenare publike brenda 14 korrikut
Më 10 maj, deputetja Ina Zhupa depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për shpalljen antikushtetues të ligjit me porosi për Skënder Gjinushin, duke i garantuar atij mundësinë për të kandiduar për një mandat të dytë që ligji ekzistues ja ndalonte dhe për të mbajtur mandatin mbi 75- vjeç që po ashtu ligji e ndalonte.
22 Qershor 2024, 15:06 -
Fati i profesioneve të lira në Kushtetuese, dilemat e vendimit të 25 qershorit
Brenda pak muajve nga hyrja në fuqi e tij, ligji është paditur katër herë, pasi për deputetët e opozitës, kontabilistët dhe juristët, shkel parimin e barazisë mes tatimpaguesve dhe cenon sigurinë juridike.
22 Qershor 2024, 12:14 -
Mandati i Xhaçkës, Kushtetuesja 2 orë shqyrtim në themel: Kuvendi të sjellë provat, konkluzionet më 25 qershor
Për mbi 2 orë Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar këtë të premte kërkesën e dorëzuar nga Partia Demokratike për mandatin e Olta Xhaçkës për të shpallur antikushtetuese vendimmarrjen e Kuvendit më 11 prill që nuk çoi në Gjykatë mandatin e deputetet Olta Xhaçka
21 Qershor 2024, 10:13 -
‘Reforma Zgjedhore po zvarritet’, PAA thirrje ndërkombëtarëve: Ndërhyni për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë
Në një deklaratë për media, PPA ia ka bërë thirrje zyrës së OSBE, Ambasadës së SHBA dhe Delegacionit të BE që të ndërhyjnë për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë.
20 Qershor 2024, 12:59 -
Kushtetuesja 'ngel' rregulloren e Kuvendit! Shfuqizohen disa pika, jo 30 ditë përjashtim deputetëve dhunues! mbetet në fuqi 60 ditë për mjetet piroteknike në seancë
Ndryshimet e Rregullores së Kuvendit në fund të vitit të shkuar, nuk e kaluan plotësisht filtrin e Gjykatës Kushtetuese. Pas shqyrtimit të ankimimit të PD, gjykata arriti në konkluzionin se disa masa ndëshkuese janë anti-kushtetuese, duke shfuqizuar 30 ditë përjashtim për deputetët dhunues, si dhe disa pika që parashkojnë përjashtim me 60 ditë. Në fuqi, 2 muaj përjashtim do të jenë vetëm për ata deputetë që në parlament ndezin lëndë piro-teknike
19 Qershor 2024, 15:38 -
Mbi 7 orë debat në Kushtetuese/ Rrëzohet kërkesa e PD për pezullimin e ligjit për tatimin e profesionistëve të lirë, vendimi final më 25 qershor
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e ligjit për tatimin e profesionistëve të lirë. Seanca në Kushtetuese zgjati për rreth 7 orë. Gjykata Kushtetuese ju la afat palëve të sjellin argumente shtesë deri në 21 qershor, ndërkohë me 25 qershor do të jetë vendimi final nëse do shfuqizohet apo jo ligji 'Për tatimin e profesionistëve të lirë'
18 Qershor 2024, 11:39 -
Nga muret te sistemi i kondicionimit, 8.1 milionë lekë tender për rikonstruksionin e Gjykatës Kushtetuese
Agjencia e Prokurimit Publik ka publikuar një tender për rikonstruksionin e godinës së Gjykatës Kushtetuese. Fondi limit për rikonstruktimin e godinës është përcaktuar në vlerën 8.166.266 milionë lekë
14 Qershor 2024, 23:04 -
Diploma peng i punës në atdhe! Studentët e mjekësisë dërgojnë ligjin në gjykatën e Strasburgut
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, studentët e mjekësisë i drejtohen Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg kundër ligjit për punësim të detyruar në Shqipëri për të marrë diplomën. Ata kërkojnë shfuqizim të ligjit
14 Qershor 2024, 17:18 -
Shtyhet votimi për rritjen e pagave për 'Kushtetuesen', PS s’gjen 84 votat! Xhafaj i ashpër: S'kanë vështirësi sa SPAK e GJKKO! Braçe e opozita kundër
Kuvendi shtyu sërish votimin për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse ishte futur në rendin e ditës, maxhoranca u tërhoq nga votimi në mungesë të 84 votave të nevojshme. Kritiku më i madh ishte socialisti Xhafaj që e quajti absurd, ndërsa nga premtimi për votë pro u tërhoq edhe Basha.
12 Qershor 2024, 15:39 -
Menaxhimi i Butrimit nga Fondacioni Amerikan, zbardhet vendimi i Kushtetueses! 4 gjyqtarë, secili me ‘mendje ndryshe'! Emrat kush ishin pro e kundër
Me '5 vota pro e 4 kundër' u mor vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë menaxhimit të qytetit antik të Butrintit nga fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit (AADF). Secili prej 4 gjyqtarëve që kërkonin rrëzimin e marrëveshjes kanë argumentuar mendim të ndryshëm nga shumica por dhe nga njëri tjetri.
31 Maj 2024, 14:43