-
Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin: Arresti në burg i ligjshëm, nuk mund të betohet si kryebashkiak i Himarës! S’ka shkelje të të drejtave
Gjykata Kushtetuese e quan të ligjshëm arrestin në burg ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, ndërsa nënvizon se si pasojë e masës së sigurisë i pamundësohet kryerjen e procedurës së betimit. Mos lejimi i tij për t’u betuar, thotë Gjykata, nuk cenon të drejtën për t’u zgjedhur.
21 Mars 2024, 15:22 -
Kryetarja e 'Kushtetueses', Zaçaj: Liria e shprehjes dhe mendimit, një nga gurët më themelorë të një shteti demokratik
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, dhe anëtari i kësaj Gjykate, Genti Ibrahimi, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar në kuadër të 60-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, në Shkup.
15 Mars 2024, 15:58 -
Rithemelimi çon në Kushtetuese ligjin e Komisioneve Hetimore! Çupi: Kërkuam pezullim, po privohemi nga e drejta kushtetuese
Deputetët e Rithemelimit kanë kërkuan në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e ligjit për komisionet hetimore, i miratuar në dhjetor në Kuvend. Deputetja Dhurata Çupi tha se me këtë ligj mazhoranca synon të privojë opozitën nga e drejta për të kontrolluar qeverinë. Çupi tha se është kërkuar gjithashtu edhe pezullimi i ligjit deri në një vendim përfundimtar
1 Mars 2024, 12:50 -
Fatos Çoçoli: Aventura groteske e Kushtetueses, si kjo gjykatë dogji 22 milionë euro fond kompensimi për qytetarët
Gjykata Kushtetuese është një trupë gjykuese shumë e rëndësishme dhe themelore e shtetit tonë. Kjo trupë mendohet nga të gjithë ne si qytetarë, se kontrollon me profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim institucionet e shtetit, nëse këto e kanë respektuar si duhet Kushtetutën.
27 Shkurt 2024, 08:20 -
Pro marrëveshjes me Italinë për emigrantët, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese! I hap rrugë ratifikimit të enjten në Kuvend
Është zbardhur sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë firmosjes në Kuvend të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e kampit në Gjadër për pritjen e emigrantëve afrikanë.
19 Shkurt 2024, 16:33 -
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan reagon për raportin e UNESCO-s për Butrintin
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, i cili është pjesë e marëveshjes me ministrinë shqiptare të Kulturës, për menaxhimin e ri të Parkut Kombëtar të Butrintit, reagoi për raportin e fundit të misionit të UNESCO-s
18 Shkurt 2024, 20:25 -
Kërkon të betohet si kryebashkiak dhe shfuqizimin e masave të sigurisë, caktohet seanca në Gjykatën Kushtetuese për Fredi Belerin
Tre ditë pasi SPAK shpalli pretencën për Fredi Belerin për të cilin kërkoi dënimin me 2.6 vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për seancën ku do të shqyrtohen kërkesat e Belerit për shfuqizimin e vendimeve të marra nga Gjykata e Lartë që nuk e lejoi të betohet si kryebashkiak i Himarës dhe të GJKKO-së për masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
16 Shkurt 2024, 19:50 -
Rrëzoi kërkesën e Dhomës së Avokatisë për shfuqizimin e hartës së re gjyqësore, zbardhet vendimi i Kushtetueses: Qytetarëve s'u kufizohet e drejta e aksesit
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e shpallur më 27 dhjetor për rrëzimin e kërkesës së Dhomës së Avokatisë për shfuqizimin e hartës së re gjyqësor
9 Shkurt 2024, 17:22 -
Përjashtime deri në 2 muaj, Kushtetuesja kalon për shqyrtim kërkesën e grupit Bardhi-Berisha për shfuqizimin e rregullores së re të Kuvendit
Gjykata Kushtetuese ka pranuar për të kaluar për shqyrtim në seancë kërkesën e deputetëve të Berishës dhe Bardhit për rregulloren e re të Kuvendit
7 Shkurt 2024, 18:12 -
‘Butrinti’/ Zhupa: Nëse nuk zgjidhet nga 'Kushtetuesja’, e çojmë në SPAK! Shteti, i nënpërfaqësuar në bordin e menaxhimit të koncesionit
Deputetja demokrate, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat, ka zbuluar detaje të reja rreth shkeljeve që sipas saj qeveria po bën në dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit. Ajo paralajmëroi se nëse Kushtetueja nuk e anulon koncesionin për Parkun e Kombëtar të Butrintit, atëherë do t'i drejtohet SPAK-ut.
7 Shkurt 2024, 13:09 -
Kryetarja e Kushtetueses mesazh politikës: Zbatimi i vendimeve tona është rruga e vetme! Vota emigrantëve detyrim ligjor
Rruga e vetme është zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ku është mesazhi që tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese për politikën. Në bilancin e vitit 2023, Zaçaj tha kanë 353 vendime, 70 prej tyre ishin përfundimtare. Ajo theksoi se buxheti është i pamjaftueshëm për këtë institucion të drejtësisë.
5 Shkurt 2024, 10:21 -
Tre organizata kërkuan anulimin e hidrocentralit të Skavicës, Gjykata Kushtetuese: Në këtë fazë s'ka projekt për shqyrtim, u cenua e drejta për informim
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e 3 organizatave për rrëzimin e ligjit për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Kushtetuesja ka vendosur se ende nuk ka një projekt në këtë fazë. Nga ana tjetër Gjykata thotë se qeveria nuk ka informuar publikun, detyrim që duhet ta garantojë në vijim. Kushtetuesja legjitimoi si kërkues vetëm dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, ndërsa s’u pranuan dy shoqatat e tjera.
30 Janar 2024, 16:37 -
Kushtetuesja i dha dritën jeshile marrëveshjes për emigrantët, avokati Hoxha: Nuk ndryshon integritetin territorial të vendit, Rama fuqiplotë për negocimin
Avokati Arbër Hoxha foli në Report Tv për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i dha dritën jeshile marrëveshjes me Italinë për emigrantët.
30 Janar 2024, 14:15 -
Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Kushtetuese i hap dritën jeshile paktit 'Rama - Meloni': Konform Kushtetutës! Të ratifikohet nga Kuvendi
Me shumicë votash Gjykata Kushtetuese i hapi sot dritën jeshile ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes për emigrantët firmosur mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni. Gjykata rrëzoi pretendimet e 30 deputetëve të opozitës: S'cënohet territori, Juridiksion i dyfishtë! Rama kishte plotëfuqinë për ta nënshkruar.
29 Janar 2024, 07:56 -
Kushtetuesja riktheu në Kuvend ligjin për ‘diplomat’, PD: Sfidë e qeverisë të mbulojë mungesat e mjekëve
Partia Demokratike vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila riktheu për plotësim në Kuvendin ligjin për studentët e Mjekësisë, duke i lënë detyrë qeverisë të ulë vitet e mbajtjes peng të diplomës dhe të saktësojë ndihmën që do i jepet studentit gjatë 1-vjeçarit të parë që pret të fillojë punë
27 Janar 2024, 15:43 -
Punë me detyrim pas diplomimit për studentët e Mjekësisë, Kushtetuesja: Afati 5-vjeçar nuk është proporcional, Kuvendi 3 muaj kohë të ndryshojë ligjin
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve të Mjekësisë të cilët kërkuan shfuqizimin e ligjit, që i detyron ata që të punojnë 5 vite punë në Shqipëri, pasi të mbarojnë studimet. Kushtetuesja thotë se afati 4-vjeçar nuk është proporcional, ndërsa i lë kohë Kuvendit 3 muaj që të ndryshojë ligjin
25 Janar 2024, 15:30 -
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Kushtetuesja shtyn seancën për në 29 janar! Deputetët e opozitës paraqesin kërkesën për prova të reja
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 29 janar seancën ku shqyrtohet kërkesa e 30 deputetëve opozitarë kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Në njoftim theksohet se deputetët opozitarë kanë dorëzuar kërkesën për prova të reja.
24 Janar 2024, 15:18