-
Dumani në krye të SPAK, Patozi: Më mirë të monitorojë Kim se politika jonë! Situata e PD? Keqardhje sesi është katandisur
Zgjedhja e Altin Dumanit si kreu i SPAK nuk ka sjellë vetëm interpretime për pritshmëritë e tij në Prokurorinë e Posaçme, vëmendje mori edhe prezenca e ambasadores së SHBA Yuri Kim në KLP. Astrit Patozi i cili u shpreh me fjalë të tjera, edhe pse nuk ishte fort dakord me praninë e kryediplomates, se ishte “zgjedhja” më e mirë e mundshme
17 Dhjetor 2022, 12:21 -
Altin Dumani në krye të SPAK, të hënën prezantimi zyrtar! Në ceremoni kreu i KLP Alfred Balla
Mes polemikave që shoqëruan zgjedhjen e Altin Dumanit, kreu i ri i SPAK prezantohet zyrtarisht të hënën para stafit. Dumani u zgjodh dje nga anëtarët e KLP me 1 votë diferencë nga Edvin Kondilli. Ambasadorja Kim që ndoqi nga afër procesin shprehu mbështetje, ndërsa kryeministri Rama e quajti procesin përgjigje ndaj akuzave të Berishës se qeveria ndërhyn në drejtësi.
17 Dhjetor 2022, 11:31 -
Dumani kreu i ri i SPAK, Sula në ‘Pa Protokoll’: Prezenca e Kim e domosdoshme, ditët e lumtura për politikanët do marrin fund! Shabani: Procesi pati presione
Altin Dumani do të drejtojë SPAK për tre vitet e ardhshme, por çfarë nënkuptoi prania e ambasadores amerikane Yuri Kim në këtë proces. Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv.
16 Dhjetor 2022, 22:19 -
Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme, Gjikondi: SPAK veproi si qokaxhi për 3 vjet! Berisha ka frikë për hallet e tij! Dyrmishi: Kim bëri arbitrin
Të ftuarit në Studio Live në Report Tv e kanë parë pozitivisht zgjedhjen e Altin Dumanit si kreun e SPAK-ut. Të intervistuar nga gazetari Arbër Hitaj, juristja Brizida Gjikondi dhe eksperti i sigurisë Ajran Dyrmishi u shprehën se prezenca e Kim ishte e nevojshme, qoftë edhe si arbitër.
16 Dhjetor 2022, 20:09 -
Altin Dumani, i guximshëm mes guximtarëve!
Altin Dumani, meriton vlerësime që mori guximin të kandidonte për kreun e SPAK, në një moment shumë të rëndësishëm! Të pranosh të kandidosh e të drejtosh një nga institucionet më të rëndësishme të luftës ndaj krimit e korrupsionit në një vend si Shqipëria është çështje guximi, idealesh dhe po ashtu siç deklarojë vetë Dumani është edhe çështje pasioni për t'i shërbyer drejtësisë!
16 Dhjetor 2022, 20:06 -
SPAK, nga presioni ‘prodhoi’ lajme dhe jo hetime! Shpresë te Dumani?!
Sot SPAK zgjodhi Altin Dumanin si drejtuesin e ri të tij, për një mandat tre vjeçar, duke zëvendësuar në këtë detyrë Arben Krajën, i cili më në fund e mbylli periudhën e qëndrimit në krye të institucionit më të lartë të hetimit në Shqipëri
16 Dhjetor 2022, 18:57 -
Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme, ambasadorja e BE në Tiranë: E mirëpresim, duhet efektivitet nga SPAK për suksesin e Reformës në Drejtësi
Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann ka mirëpritur zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK. Me anë të një reagimi në tëitter, ajo ka shprehur vlerësimin për punën e bërë
16 Dhjetor 2022, 18:19 -
Nuk është pak të mërzisësh njëkohësisht 'Rilindjen' dhe 'Foltoren'
Kisha menduar ndoshta gabimisht se reforma në drejtësi ishte vetëm një kujtim i largët, pasi e konsideroja atë të vdekur, pasi çakejtë kryesorë të politikës e kishin sulmuar, ndukur, pickuar dhe çjerrë gjatë gjithë kohës, madje edhe përpara se ajo të lindte.
16 Dhjetor 2022, 17:41 -
Dumani në krye të SPAK, Berisha: Përplasja Kim-Rama tregoi se drejtësia nuk është e pavarur! Bardhi: Të qëndrojë larg politikës
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Bashkimit Europian në Tiranë, kanë uruar Altin Dumanin për zgjedhjen e tij në krye të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në reagimin e bërë pas konfirmimit të Dumanit në krye të institucionit, SHBA dhe BE theksojnë rëndësinë e SPAK në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe të tregojë se askush nuk është mbi ligjin.
16 Dhjetor 2022, 17:06 -
Altin Dumani, dosjet nga arrestimi i Enkelejda Hoxhës, goditja e Rrumit të Shijakut, shpëtimi i Luftar Reçit nga helmimi, Jan Prenga deri tek banda e Talo Çelës
Kush është Altin Dumani që u zgjidh në krye të SPAK-ut, prokurori që konsiderohet si pakompromis, dosjet më të bujshme të krimit dhe korrupsionit kaluan në duart e tij.
16 Dhjetor 2022, 16:59 -
Kompetencat/ Pse është kaq i rëndësishëm kreu i SPAK-ut? Cakton prokurorët që hetojnë pushtetarët dhe kokat e krimit, drejton administratën dhe nxjerrë udhëzime
Kreu i SPAK nuk mund t’i ndërhyjë një prokurori në hetime dhe mbyllje dosjesh, por ndan dosjet duke caktuar prokurorët përkatës për çdo çështje, është shef i stafit prej 90 vetash të SPAK-ut
16 Dhjetor 2022, 12:59 -
Me 1 votë diferencë, Dumani bëhet kreu i ri i SPAK! Kim: Moment i rëndësishëm për drejtësinë! Rama: Prokurorët folën vetë, akuzat se e 'ka kapur regjimi' i mori era
Altin Dumani është drejtuesi i ri i SPAK! Ai mori 5 vota, duke “mundur” në këtë garë Edvin Kondili që u rendit i dyti me 4 vota e ndërsa kandidati i tretë Adnan Xholi mori 1 votë. Pra në proces votuan 10 anëtarë të KLP-së nga 11 në total, kjo për shkak se Esmeralda Keshi nuk ishte e pranishme. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndoqi procesin nga afër. SHBA dhe BE kanë uruar Dumanin.
16 Dhjetor 2022, 07:47 -
7 kriteret për zgjedhjen e kreut të SPAK, avantazh kush ka goditur korrupsionin dhe krimin! Ç'ndodh nëse 2 kandidatë marrin numër të barabartë votash
Prokurorët që kanë hetuar raste të bujshme korrupsioni dhe krimi që janë lakuar nga mediat kanë më shumë avantazh për të drejtuar SPAK-un gjatë 3 viteve të ardhshme
14 Dhjetor 2022, 16:06 -
Kreu i ri i SPAK/ KLP verifikon pretendentët: Të tre kandidatët plotësojnë kushtet për t'u futur në garë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka verifikuar tre kandidaturat për kreun e ri Prokurorisë së Posaçme. Në njoftimin e KLPS-së thuhet se të tre kandidatët, Edvin Kondili, Adnan Xholi, Altin Dumani i plotësojnë kushtet për t’u futur në garë.
21 Nëntor 2022, 11:11 -
Përfundon afati, kush janë 3 kandidatët për kreun e ri të SPAK
Kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet mes tre emrave, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Në mesnatë u mbyll afati për përshfaqjen e kandidaturave, teksa emra që përfliteshin si kandidatë të mundshëm nuk u bën pjesë e garës
3 Nëntor 2022, 10:33 -
Kreu i ri i SPAK, sot afati i fundit për dorëzimin e kandidaturës! Deri më tani tre prokurorë në garë
Ditën e sotme është afati i fundit për aplikimet për kreun e SPAK. Deri më tani 3 kandidatë kanë aplikuar për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion për 3 vitet e ardhshme. Prokurorët Edvin Kondilli, Adnan Xholi dhe Altin Dumani kanë depozituar kërkesën për garën për kreun e SPAK.
2 Nëntor 2022, 09:48 -
Kronikë
Me Shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar të SPAK, Yuri Kim paralajmëron: Do të kemi edhe më shumë rezultate, askush nuk është mbi ligjin
Pas një takimi të zhvilluar me Shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar të SPAK, Altin Dumani, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka paralajmëruar të tjera rezultate shumë të mira në luftën kundër krimit.
25 Qershor 2021, 15:34