-
Monedha europiane pa stabilitet, shitet 98 lekë! Banka e Shqipërisë blen 137 mln euro, rënia s’ndalet
Banka e Shqipërisë ka blerë 137 milionë euro, nga tregu valutor me qëllim stabilizimin e monedhës evropiane, por pa sukses. Vetë banka thotë se blerjet kanë nisur me 2 maj deri në fund të qershorit, por euro përsëri nuk e ndali rënien dhe aktualisht po këmbehet me 98 lekë.
27 Shtator 2024, 15:39 -
Biznes me borxhe! BSH: Mbi 37% e ndërmarrjeve me kredi për të paguar punonjësit
Bizneset shqiptare i shtuan borxhet e tyre në 6-mujorin e parë të vitit për shkak të kostove të prodhimit, nevojës për investime dhe për të përballuar pagat e punonjësve. Banka e Shqipërisë thotë se nga një vrojtim ka rezultuar se 37% e bizneseve kanë borxhe. 19% e tyre e kanë kredinë aq sa kapitalin ose më të lartë.
26 Shtator 2024, 17:38 -
Pr/rregullorja e BSH: S’ka më kredi në pak minuta e pa analizë financiare! Qytetari s'mund të ketë më shumë se 2 kredi konsumatore
Banka e Shqipërisë shtrëngon kushtet për dhënien e kredive të shpejta si plan masash pas skandalit me MCA dhe Final. Institucionet financiare jo-banka kufizohen të japin mikrokredi për 18-vjeçarët, ata me më shumë se 1 kredi si dhe nuk do të aprovojnë asnjë hua nga ora 22.00 deri në 7 të mëngjesit.
24 Shtator 2024, 17:07 -
Kreditë për shtëpi do 'kufizohen', Banka e Shqipërisë në 'skaner' huatë për pasuritë e paluajtshme: Po vlerësojmë ekspozimin e bankave ndaj sektorit
Përballë çmimeve të larta të banesave qytetarët po ju drejtohen gjithnjë e më shumë bankave për të marrë kredi. Por ekspozimi i bankave duke dhënë shumë kredi për sektorin e pasurive të paluajtshme do të kufizohet nga Banka e Shqipërisë, për të shmangur rritjen e kredive me probleme. Më shumë se 50% e pronave të shitura prej vitit 2020 janë blerë me kredi bankare, që ka mbuluar mbi 60% të vlerës së pronës.
19 Shtator 2024, 16:54 -
Guvernatori Sejko takon shefin e Bankës Botërore Emanuel Salinas, në fokus rregullorja për mikrokreditë e anëtarësimi i vendit në SEPA
Së shpejti vendi do të ketë një rregullore për mbrojtjen e konsumatorëve nga mikrokreditë. Për këtë Banka e Shqipërisë po punon me Bankën Botërore, me synim që rregullat e reja për jo-bankat të hyjnë në fuqi më 1 janar.
18 Shtator 2024, 17:16 -
Skandali me mikrokreditë, Prokuroria kërkesë 11 bankave: Lironi llogaritë e klientëve të 'MCA' e 'Final'
Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar 11 bankave të nivelit të dytë të zhbllokojnë llogaritë e klientëve të MCA e Final, dy kompanitë e përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë.
16 Shtator 2024, 12:10 -
Reagimi i Bankës së Shqipërisë ndaj kredive të këqija: A është zgjidhje kufizimi i kredidhënies?
Situatat e fundit në industrinë e mikrofinancës në Shqipëri kanë nxjerrë në pah shqetësime të rëndësishme në lidhje me menaxhimin e kredive të këqija dhe efektivitetin e masave rregullatore. Në qendër të këtyre situatave ka qenë trajtimi në vetvete problematik i kredive me probleme nga subjekte të akuzuara për një sërë aktivitetesh mashtrimi që kanë prekur mijëra individë.
12 Shtator 2024, 12:31 -
1 në 4 familje “mbahen” nga emigrantët! Në 6 muajt e parë, 510 mln € dërgesa nga jashtë
Emigrantët sollën 510 milionë euro për të afërmit e tyre në gjashtëmujorin e parë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kjo është vlera më e lartë e regjistruar deri më tani sa i takon remitancave, duke bërë që 1 në 4 familje të përfitojë prej tyre. Dërgesat më të mëdha vijnë nga Greqia, Italia dhe SHBA.
11 Shtator 2024, 16:21 -
Pronat e patundshme “rrëmbejnë” 25% të investimeve të huaja! ‘Turistët’, shtëpi në Tiranë e bregdet
Afro 749 milionë € është vlera e investimeve të huaja, gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti e përqendruar kryesisht në pasuri të paluajtshme. Tregu i real-estate vijon të rrëmbejë vlerën më të madhe të investimeve, kryesisht për ambiente biznesi.
11 Shtator 2024, 16:18 -
Shqipëria fitoi nga turizmi 394 mln € më shumë se vjet, por u vizitua nga të huajt “koprracë”
Të ardhurat nga turizmi për gjashtë muajt e parë të vitit arritën vlerën 1.9 miliardë euro. Edhe pse në rritje, shifrat tregojnë se turistët e këtij viti ishin më dorështrënguar. Një i huaj ka shpenzuar mesatarisht 428 euro në Shqipëri, me rënie në raport me vjet.
10 Shtator 2024, 16:16 -
Po shitet më pak...por shtrenjtimi s’ndalet! Rriten me 16% çmimet e apartamenteve në Shqipëri! Tirana, më e “kripura”
Kryeqyteti dhe vija bregdetare e vendit po shkaktojnë shtrenjtim të apartamenteve. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti çmimet e apartamenteve u rritën me 16.9% në rang kombëtar, ndërkohë vetëm në Tiranë çmimet u rritën me 23.5%. Vala e shtrenjtimit sipas ekspertëve të tregut nuk do të ndalet.
10 Shtator 2024, 15:42 -
Korriku uli fuqinë e “borxhlinjve” për të paguar këstet! Rriten kreditë e këqija
Jo të gjitha kreditë po shlyhen në kohë. Në muajin korrik Banka e Shqipërisë thotë se huatë me probleme stopuan rënien dhe u rritën lehtë. Aktualisht në sektorin bankar janë mbi 37.6 miliardë lekë kredi me probleme, duke u rritur me mbi 2 miliardë lekë krahasuar me vitin e shkuar.
10 Shtator 2024, 15:35 -
Ditët e ‘errëta’ për valutat ‘bekim’ për borxhin e jashtëm, bie me 181 mln €
Rënia e madhe e valutave në raport me lekun në Shqipëri ka rezultuar një bekim për borxhin publik të huaj, që është marrë kryesisht në euro dhe në dollarë. Zhvlerësimi i valutave uli borxhin i jashtëm me 181 milionë euro në 3 muaj
10 Shtator 2024, 15:30 -
Mikrokreditë, Sejko: Rregulla strikte për këdo që do hua, 18-vjeçarët nuk do të lejohen të marrin kredi! Ulim komisionet dhe interesat
Jo të gjithë qytetarët do të mund të marrin kredi. Guvernatori Gent Sejko ka njoftuar se në rregulloren e re që po hartohet ndër të tjera do të vendoset se klientët që do të mund të marrin hua pranë mikrokredive të jenë të paktën 19 vjeç. Sejko tha po ashtu se nuk do të jepet asnjë kredi pa u bërë një analizë e thellë e gjendjes financiare të qytetarëve.
5 Shtator 2024, 14:11 -
Raporti/ BSH: Besimi i shërbimeve ra me 5% në kulmin e sezonit veror! Apartamentet stok, ndërtuesit parashikojnë ulje çmimesh
Bizneset në sektorin e turizmit edhe pse në kulmin e sezonit, janë shprehur pesimistë për aktivitetin e tyre. Banka e Shqipërisë thotë se në muajin gusht besimi në këtë sektor ra me 5%. Ndërkohë ka triumfuar tregtia prej rritjes së importeve, si dhe sektori i ndërtimit. Bizneset në muajin e kaluar kanë deklaruar se presin ulje të çmimeve të apartamenteve pasi është ulur kërkesa.
2 Shtator 2024, 21:47 -
Më shumë kredi në lekë, qytetarë e biznese ‘braktisin’ euron! ‘Pjesa e luanit’, borxh për prona të patundshme
Qytetarët në shtatë muaj kanë marrë 31.6 miliardë lekë kredi për të blerë shtëpi. Ndryshe nga vitet e kaluara, kredia është tërhequr kryesisht në lekë, për shkak të normave të interesit më të ulta. Banka e Shqipërisë thotë se huaja për blerje banese u rrit me 4.6 miliardë lekë krahasuar me vjet.
29 Gusht 2024, 14:00 -
Valutat e huaja ‘ngrenë kokë’ ndaj Lekut, Euro kthehet sipër nivelit të 100 lekëve! Edhe Dollari e Paundi me rritje
Euro kalon kuotën 100 lekë në blerje! Banka e Shqipërisë përditësoi bursën e Exchange, ku vihet re se pothuajse të gjitha valutat e huaja kanë pësuar rritje. Shkak edhe kërkesa e lartë në treg
23 Gusht 2024, 16:12