-
Tregu i zi i letrave me vlerë/ Mbi 1.2 milionë bono në qarkullim por s'dihet kush i ka dhe me çfarë vlere i shet! 'Ekonomia' pro zgjatjes së afatit deri në 2027-ën
Afati për përdorimin e letrave me vlerë për të paguar një pjesë të faturës së legalizimit të banesës, apo për të privatizuar prona shtyhet deri në 2027-ën. Edhe pse kjo shtyrje u miratua në komisionin e Ekonomisë, deputetët ngritë pikëpyetje se kush i disponon këto letra apo çfarë vlere kanë, por pa marrë përgjigje.
4 Qershor 2024, 14:22 -
Bie besimi në ekonomi, qytetarët heqin dorë nga shpenzimet e mëdha
Besimi në ekonomi ka rënë me 1.1% në muajin maj, i ndikuar nga përkeqësimi i aktivitetit të ndërtimit, industrisë dhe pesimizmi i konsumatorëve. Banka e Shqipërisë thotë se vetëm sektori i shërbimeve për shkak të turistëve të huaj si dhe bizneset tregtuese presin rritje të aktivitetit dhe të çmimeve.
3 Qershor 2024, 17:25 -
Mashtrimi i qytetarëve me mikrokreditë, Gent Sejko te Ekonomia: Likuidator për secilën kompani! Kadastra të mos bëjë tjetërsim pronash
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bër të qartë se kredimarrësit e subjekteve financiare jo banka,do vijojnë të shlyejnë huanë e marrë. Ndërkohë po punohet me ministrinë e Drejtësisë për të përcaktuar dhe një likuidator për secilën kompani
28 Maj 2024, 15:02 -
Kredia konsumatore u rrit me 30% për tremujorin e parë të këtij viti
Kredia konsumatore e ka nisur me rritje vitin 2024. Për tremujorin e parë të vitit, kredia e re për konsum e dhënë nga sektori bankar arriti vlerën e 9.1 miliardë lekëve, në rritje me pothuajse 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
28 Maj 2024, 07:39 -
Ekskluzive/ 3500 kredimarrës me dosje te MCA e Final do paguajnë këstet në bankën "mëmë"! BSH audit kontratave
Rreth 3500 dosje kredish me probleme, që janë blerë nga Micro Credit Albania dhe Final pranë bankave të nivelit të dytë, pritet të rikthehen përsëri në sektorin bankar. Burime nga Banka e Shqipërisë thonë se po diskutohet që këta klientë t’i vazhdojnë pagesat e kësteve aty ku e kanë tërhequr kredinë fillimisht
27 Maj 2024, 15:01 -
Ekskluzive/ U hoqi licencat, Banka e Shqipërisë ‘merr në dorë’ fatin e kredimarrësve të MCA dhe FINAL! Çdo dosje administrohet nga ‘Mbikëqyrja’
Pasi ju pezulloi licencën për shkak të skemave të mashtrimit të qytetarëve, Banka e Shqipërisë ka marrë në mbikëqyrje zyrat dhe dosjet e klientëve të Micro Credit Albania dhe të Final. Në zyrat e Micro Credit Albania dhe të Final, tashmë ndodhen punonjësit e Bankës së Shqipërisë, që do të regjistrojnë të gjitha ankesat që do të bëhen nga qytetarët, si dhe do të marrin të gjitha kërkesat për ecurinë e detyrimeve.
24 Maj 2024, 16:08 -
Qeveria plan me 4 pika për rritjen e kreditimit të ekonomisë! Fokusi te bujqësia
Qeveria po diskuton me Bankën e Shqipërisë një plan me 4 pika për të rritur kreditimin e ekonomisë dhe kryesisht të sektorëve që e kanë të vështirë aksesin në Financë. Aktualisht portofoli i kredisë së dhënë nga bankat për bizneset e qytetarët arrin në 763 miliardë lekë.
14 Maj 2024, 16:38 -
Bizneset e qytetarët po i paguajnë në kohë kreditë, edhe pse interesat janë rritur! Banka e Shqipërisë liston arsyet që sollën rënie të kredisë së keqe
Kreditë me probleme në fund të muajit mars, zbritën në 4.6% që është niveli më i ulët që prej vitit 2008. Sipas Bankës së Shqipërisë, ndikim pozitiv dha zhvlerësimi i valutave, fshirja e kredive të humbura si dhe shlyerja e disa huave me probleme.
10 Maj 2024, 13:58 -
Vrojtimi/ 24% e familjeve me borxh, por aftësia paguese në rritje! Banka e Shqipërisë: Pritje pozitive edhe për këtë vit
Nga një vrojtim i kryer nga Banka e Shqipërisë, 24% e familjeve të anketuara thonë se kanë një borxh për të shlyer. Situata paraqitet e përmirësuar në raport me vitin 2022, por rreth 17% e të pyeturve pohojnë se borxhi që kanë është sa 30% e të ardhurave të tyre mujore.
3 Maj 2024, 18:33 -
Turizmi dhe tregtia rritën besimin në ekonomi gjatë prillit! BSH: Sektori i ndërtimit raporton për rënie të porosive
Besimi në ekonomi është rritur në muajin prill me 6.6% i ndikuar kryesisht prej rritjes së tregtisë së mallrave, dhe si rezultat i fluksit të turizmit që në muajit e parë të vitit. Banka e Shqipërisë raporton për përkeqësim të treguesve në ndërtim për shkak të mungesës së porosive
2 Maj 2024, 18:28 -
Zaloshnja: 1 me 100 dhe Guvernatori Sejko
Euro ra deri në 1 me 100 në kursin e këmbimit me lekun vjet më 20 korrik, por një rritje e fuqishme e blerjes së valutës në treg nga Banka e Shqipërisë, bëri që kursi të shkonte mbi 1 me 110 brenda pesë javësh – më 27 gusht, në kulmin e sezonit turistik!
2 Maj 2024, 08:59 -
Shtrenjtohen qiratë, por apartamentet po shiten më lirë! BSH: Të huajt blenë 26% të pronave në 2023-shin, në Tiranë e bregdet
Çmimet e apartamenteve po ulen, ndërkohë që qiratë po shtrenjtohen. Ky është konkluzioni i nxjerrë nga Banka e Shqipërisë, pas vrojtimit të bërë mbi tregun e pasurive të paluajtshme. Shtimi i kërkesës për banesa me qira, ka rritur çmimet, ndërkohë që apartamentet po kushtojnë më pak por shumica blihen nga të huajit.
30 Prill 2024, 16:11 -
SHIFRAT/ Kosto e lartë jetese! Shpenzimet nuk po i lënë vend qytetarëve për kursime
Qytetarët dhe bizneset po shpenzojnë më shumë, dhe nuk po arrijnë të kursejnë. Të dhënat e fundit tregojnë se depozitat në mars u tkurrën me 19.9 miliardë lekë në raport me fillimin e këtij viti. Shkak sipas ekspertëve janë kostot e shtuara të jetesës për qytetarët, ndërsa bizneset po zgjedhin të investojnë, pasi fitimi nga depozitat është minimal.
29 Prill 2024, 17:17 -
Më shumë borxhe! Në 3 muaj bankat dhanë 814 mln €! Biznesi do investime, qytetarët shtëpi
Muajt e parë të 2024 kanë rritur kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve për të marrë kredi. Nga janari në mars sipas Bankës së Shqipërisë janë dhënë mbi 814 milion euro kredi nga bankat e nivelit të dytë, ku 62% e saj është marrë në lekë.
29 Prill 2024, 17:09 -
Në 3 muaj 1.5 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë, 47% më shumë se vjet! Vijon zhvlerësimi i euros
Bumi turistik ka vijuar edhe në tre muajt e parë të vitit pasi vendi është vizituar nga plot 1.5 milionë të huaj, gati sa dyfishi i vitit të kaluar. Ky fluks turistësh, sipas institucioneve vendase po zhvlerëson valutat, pasi euro po këmbehet me 100.8 lekë dhe dollari ka zbritur në 93.9 lekë.
25 Prill 2024, 14:21 -
Çmimi i shtëpive në stratosferë, qytetarët në kërkim të kredive! 7.4 mld lekë vetëm në janar-shkurt, bankat rrisin kushtet
Kërkesa për kredi për të blerë shtëpi është rritur në tremujorin e parë të këtij viti, por për shkak të çmimeve të larta të apartamenteve, bankat janë treguar më të kujdesshme në miratimin e huasë. Sipas Bankës së Shqipërisë, bankat në këtë periudhë kanë shtuar kërkesat për kolateral për qytetarët.
22 Prill 2024, 15:11