-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
Të ardhurat nga turizmi përgjatë 9 muajve të këtij viti kanë kapur shifrën rekord prej 3.9 miliardë euro, në rritje me 640 milionë euro në raport me vjet. Edhe shqiptarët i kanë shtuar shpenzimet jashtë vendit, me 355 milionë euro këtë vit.
11 Dhjetor 2024, 16:07 -
FMN apel Bankës Qendrore: Kujdes me kreditimin e pasurive të paluajtshme! Eksperti: Krizat më të mëdha nisin nga ‘flluskat’ në këtë sektor
FMN i ka kërkuar Bankës Qendrore të marrë masa për rritjen e shpejtë të kreditimit të sektorit të pasurive të paluajtshme, dhe të bëjë analiza bazuar tek huamarrësi, për të ndihmuar me zbutjen e rreziqeve nga rritja e shpejtë e kreditimit të sektorit të pasurive të paluajtshme.
7 Dhjetor 2024, 16:22 -
Miliona euro përfitime nga anëtarësimi në SEPA, Sejko thirrje bankave: Plotësoni kushtet që të bëheni pjesë e sistemit evropian, investoni në inovacion
Banka e Shqipërisë ju bën thirrje bankave të nivelit të dytë të nisin punën për tu bërë pjesë e skemave të Sistemit Evropian të Pagesave brenda vitit 2025, në mënyrë që të ulen kostot për qytetarët e bizneset. Në mbledhjen e 10-të të Komitetit të Sistemit të Pagesave, Sejko tha se vetëm nga anëtarësimi në SEPA vitin e parë fitimi arrin 20 milionë euro, pasi reduktohen komisionet.
5 Dhjetor 2024, 14:26 -
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
Besimi në ekonomi është ulur me 0.4% në muajin Nëntor, ku ndikimi negativ ka ardhur kryesisht nga sektori i shërbimeve. Bizneset turistike thonë se kanë më pak pushues dhe më pak rezervime gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë ndërtimi ka njohur një rritje të fortë për shkak të shtimit të kërkesës për prona
2 Dhjetor 2024, 17:27 -
Informaliteti, 7.4 mld lekë më shumë jashtë bankave më 2024! Qeveria plan për kufizimin e pagesave cash për qytetarët
BSH: 'Janar-Tetor qarkulluan 401 mld lekë jashtë bankave!' Pagesat me lekë në dorë në Shqipëri vijojnë në rekorde historike. Deri në fund të tetorit paraja jashtë bankave ishte në vlerën 401 miliardë lekë, duke u rritur me 7.4 miliardë lekë ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar
1 Dhjetor 2024, 17:02 -
Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro
Kredia për ekonominë është rritur gjatë 2024. Nga janari në tetor bizneset kanë marrë 218 mld lekë kredi, në rritje me 56 mld lekë krahasuar me vjet. Drejt bankë për të marrë hua dominon sektori i tregtisë me shumicë e pakicë dhe ndërtimi.
28 Nëntor 2024, 17:08 -
Fatos Çoçoli: Sa fitojmë nga SEPA si qytetarë?
Me anëtarësimin në SEPA, qytetarët dhe sipërmarrësit fitojnë vetëm në vitin e parë, në vitin 2025, 20 milionë euro, sipas një studimi të Bankës se Shqipërisë. Familjet që mbahen nga të ardhurat e emigranteve do të kenë më shumë para. Komisionet e transfertave brenda në SEPA janë 2-3 herë më të ulëta. Pagesat kryhen brenda pak sekondave online ose brenda ditës fizikisht. Deri sot kërkonin edhe një javë.
22 Nëntor 2024, 15:27 -
Shqipëria në SEPA/ Ambasadori Gonzato takim me Sejkon: Moment historik, qytetarët dhe bizneset më afër tregut unik të BE
Moment historik që afron qytetarët dhe bizneset shqiptare me tregun unik të BE-së, e konsideroi ambasadori i Bashkimit Evropian Silvio Gonzato futjen e Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro.
22 Nëntor 2024, 11:29 -
Shqipëria anëtare e SEPA-s, Sejko: Kostoja e pagesave ndërkufitare në euro, 5 herë më e ulët! Kursimi në ekonomi 20 mln euro në vitin e parë
Shqipëria bën pjesë në grupin e parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që i bashkohet SEPA-s. kreu i BSH, Gent Sejko, thekson se me këtë anëtarësim përmbushet me sukses një ndër ambiciet kryesore të Bankës së Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian
21 Nëntor 2024, 17:53 -
Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA
Pjesëmarrja në SEPA vlerësohet se do të ketë një kontribut domethënës në sektorë strategjikë siç është turizmi dhe në rritjen flukseve të lidhura me investimet e huaja direkte. Ulja e kostove të transfertave në euro pritet të ndikojë dhe në formalizimin e flukseve të remitancave.
21 Nëntor 2024, 16:40 -
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë/ 37% e bizneseve kanë një borxh për të shlyer! Të vegjlit marrin hua për shpenzime të papritura, të mëdhenjt 'zhyten' për investime
Më shumë ndërmarrje kanë borxhe për të shlyer këtë vit. Banka e Shqipërisë thotë se nga vrojtimi 37% e bizneseve kanë deklaruar se kanë borxh, ku dominojnë me detyrime bizneset e ndërtimit, tregtisë dhe shërbimeve. Biznesi i vogël ka rritur borxhet për shpenzime të papritura, kurse biznesi i madh për investime.
19 Nëntor 2024, 22:38 -
Banka e Shqipërisë kërkon rishikim të skemës së pensioneve, rrezik për financat publike! Zv/ Guvernatorja ep opinionin për pr/buxhetin 2025 tek 'Ekonomia'
Zv. Guvernatorja e Bankës Luljeta Minxhozi po jep opinionin e Bankës së Shqipërisë lidhur me projekt-buxhetin e vitit 2025, në Komisionin parlamentar të Ekonimisë dhe Financave.
15 Nëntor 2024, 10:08 -
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: 24% e familjeve shqiptare jetojnë me borxhe! Pjesa më e madhe për konsum e shëndetësi, 20% blejnë ‘ushqime me listë’
24% e familjeve në vend kanë një borxh për të paguar, që kryesisht e kanë marrë tek të afërmit e tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë pjesa më e madhe e borxhit që kanë shqiptarët është për konsum, për shtëpi dhe për arsye shëndetësore. Ndërkohë rezulton se 20% e familjeve sipas vrojtimit blejnë ushqime me listë në dyqane.
14 Nëntor 2024, 18:57 -
Dollari fiton terren përballë lekut, rritet me 3% brenda këtij muaji! Euro vijon të zhvlerësohet pa ndalur
Referuar kursit të Bankës së Shqipërisë dollari amerikan po këmbehet me 93.3 lekë me rritje prej 0.85 lekë krahasuar me dje. Kurse euro vijon të zhvlerësohet përballë lekut.
14 Nëntor 2024, 14:25 -
Norma bazë e interesit u ul, BSH: Kreditë do jenë më të lira
Ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë pritet të reflektohet në ulje të interesave nga bankat. Drejtori i Politikës Monetare Erald Themeli thotë se ky vendim erdhi pas rënies së fortë të inflacionit, i cili nëse zbret nën 1.9% mund të kthehet në rrezik për ekonominë.
12 Nëntor 2024, 17:17