-
Më shumë borxhlinj sesa kursimtarë! Në 9 muaj depozitat e shqiptarëve u rritën me 527 mln euro! Janar-shtator, biznese e qytetarë morën 647 mln euro kredi
Më pak kursime dhe më shumë kredi. Kjo është situata financiare e bizneseve dhe familjeve shqiptare për 9 muajit e parë të këtij viti. Kredia e re e marrë këtë periudhë ka qenë 120 milionë euro më e lartë se vlera e kursimeve të reja.
10 Nëntor 2024, 17:22 -
Euro thellon rënien, po blihet me 97 lekë dhe shitet me 98 lekë! Monedha Evropiane është zhvlerësuar me 6.5% krahasuar me vjet
Monedha evropiane ka shënuar një tjetër rekord negativ në mbyllje të kësaj jave. Një euro sot u është blerë qytetarëve nga pikat e këmbimit me 97 lekë, dhe u është shitur me mesatarisht 98 lekë. Institucionet shtetërore thonë se valutat po dobësohen nga turizmi dhe investimet e huaja që kanë sjellë fluks të madh të euros në treg.
8 Nëntor 2024, 17:27 -
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
Inflacioni në muajin tetor ra në nivelin më të ulët, që prej qershorit të vitit 2021. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se çmimet u rritën me vetëm 1.9%, ku kontributi kryesor u dha nga shtrenjtimi i ushqimeve. Shifrat tregojnë që zarzavatet vijojnë ti kushtojnë më shumë buxhetit të familjeve.
8 Nëntor 2024, 16:58 -
Banka e Shqipërisë lehtëson politikën monetare, ul normën bazë të interesit me 0.25%! Sjell norma më të ulëta të kredive
Banka e Shqipërisë ka ulur përsëri normën bazë të interesit për shkak të rënies së shpejtë të inflacionit. Guvernatori Gent Sejko tha se norma interesit ulet nga 3% në 2.75%. Ky lehtësim i politikës monetare është i dyti brenda këtij viti.
6 Nëntor 2024, 16:33 -
Valutat e huaja humbasin përsëri terren, Leku ruan ‘kështjellën’ në kursin e këmbimit! Vetëm Franga zvicerane dhe Jeni fitojnë pikë
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se kjo e hënë nuk ishte një ditë e mirë për valutat që dikur bënin ‘ligjin’ në tregjet financiare. Ja kursi i këmbimit për 4 nëntor 2024
4 Nëntor 2024, 15:47 -
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: Turizmi mban në ‘këmbë’ besimin në ekonomi! Ngec sektori i ndërtimit, më pak porosi për apartamente
Besimi në ekonomi është rritur me vetëm 0.4% në muajin tetor, dhe kontributin kryesor e ka dhënë sektori i shërbimeve i ndikuar nga shtimi i turistëve dhe i aktivitetit të këtyre bizneseve. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë besimi është ulur ndjeshëm në sektorin e ndërtimit dhe industri.
1 Nëntor 2024, 15:45 -
Sejko raporton tek Komisioni i Dezinformimit: Dy vitet e fundit u rritën sulmet kibernetike! Rishikojmë rregulloren e mbikqyrjes së bankave! U asistuam nga Departamenti Amerikan i Thesarit
Edhe pse sistemi bankar është goditur nga sulmet kibernetike me qëllim marrjen e të dhënave apo hakerimin e llogarive, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko thotë se çdo gjë është në kontroll dhe e qëndrueshme. Gjatë komisionit të dezinformimit, Sejko dhe drejtoresha e AMF u pyetën edhe për investimet e huaja me origjinë nga vende jo mike, por sipas tyre nuk ka indice të tilla.
30 Tetor 2024, 09:41 -
Ngjarja e bujshme që tronditi Shqipërinë e viteve ’30! E vërteta pas vjedhjes së parë të Bankës në Shqipëri
Në atë kohë, në Durrës, Banka Kombëtare ishte në kaos. Zyrtarët e bankës kishin zbuluar një mungesë tronditëse prej 120 mijë frangave ari dhe, të tmerruar nga kjo shifër e madhe, e raportuan menjëherë ngjarjen në polici.
26 Tetor 2024, 19:46 -
Vrojtim i BSH/ Shtrëngohen kushtet e dhënies së kredisë për qytetarët! Bankat të ‘rrepta’ në kushtet e huasë për blerje banese
Qytetarët e patën më të vështirë të merrnin një kredi gjatë periudhës Korrik-Shtator, pasi bankat i rritën kërkesat e tyre nga frika e aftësisë paguese. Sipas Bankës së Shqipërisë më shumë u shtrënguan kushtet e kredisë për blerje banese.
22 Tetor 2024, 16:36 -
Inflacioni po bie më shpejt se pritej, Sejko: Shqipëria e ka rikuperuar plotësisht goditjen e rritjes së çmimeve
Sejko është shprehur se si rezultat i rënies së shpejtë të inflacionit, vendi e ka rikuperuar plotësisht goditjen që pësuam nga rritjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
16 Tetor 2024, 15:54 -
Tregu i apartamenteve/ Të etur për prona, bum shitjesh të pasurive të paluajtshme! INSTAT: Në 6 muaj u shitën prona me vlerë 58 mld lekë
Blerjet nga të huajt po mbajnë çmimet e pronave të larta! Shitjet e apartamenteve në vend kanë arritur në shifra rekord. Sipas të dhënave të INSTAT, në 6 muajt e parë të këtij viti, rritje me 2.7 miliardë lekë krahasuar me vjet
13 Tetor 2024, 17:36 -
Kriza e euros, po këmbehet me 98 lekë! BSH deri në fund të vitit do të blejë 330 mln €: Më e rëndë situata nëse s’do ndërhynim
Banka e Shqipërisë po vazhdon me blerjen e euros në tregun valutorë me qëllim stabilizimin e monedhës evropiane dhe për të rritur rezervën valutore. Por as këto ndërhyrje nuk e ndaluan rënien e euros e cila aktualisht po këmbehet me 98 lekë.
13 Tetor 2024, 14:23 -
“Problematikët” nisin të paguajnë! Kreditë me probleme bien në nivelin më të ulët historik
Kreditë me probleme në fund të muajit gusht, zbritën në 4.6% që është niveli më i ulët historik. Sipas Bankës së Shqipërisë, ndikim pozitiv në rënien e kredisë së keqe ka dhënë, fshirja e kredive të humbura si dhe shlyerja e disa huave me probleme. Në total kredia e keqe në sektorin bankar llogaritet në 37 miliardë lekë.
10 Tetor 2024, 17:26 -
Edukimi financiar i të rinjve, trajnime në të gjithë vendin! Guvernatori Sejko: Rreth 70% e popullsisë ka një llogari bankare
Kultura financiare, menaxhimi i parave dhe mbrojtja nga rreziqet financiare që po sjellin zhvillimet teknologjike, ishin në fokus të një trajnimi dy ditor që u zhvillua pranë Bankës së Shqipërisë me 60 gjimnazistë. Guvernatori Sejko tha se edukimi financiar i të rinjve duhet të nis që në vegjëli.
9 Tetor 2024, 17:12 -
Bum kërkesash për kredi, por rekord refuzimesh nga bankat! 1 në 4 aplikime nuk pranohet
Bankat shtrëngojnë dorën në dhënien e kredisë për qytetarët, për shkak të frikës mbi fuqinë e tyre për të kthyer huanë. Ndikim në këtë qasje ka dhënë kryesisht kërkesa e lartë për kredi për blerje banese, në kushtet kur tregu i pasurive të paluajtshme vetëm shtrenjtohet. Në gjysmën e parë të vitit bankat kanë refuzuar 25% të kërkesave për kredi, shifër rekord sipas Bankës së Shqipërisë.
5 Tetor 2024, 20:40 -
Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Këshilli Mbikëqyrës miraton rregulloren për mikrofinancën! Sejko: S’ka kredi pa analizë financiare
Banka e Shqipërisë e la të pandryshuar normën bazë të interesit në 3%, pasi sipas guvernatorit Gent Sejko i përgjigjet zhvillimeve aktuale të ekonomisë dhe normës së inflacionit që është në trend rënës. Guvernatori theksoi se me qëllim mbrojtjen e qytetarëve këshilli Mbikqyrës ka miratuar edhe rregulloren e hartuar për institucionet jo banka, e cila kufizon numrin e kredive konsumatorë që mund të marrë një klient në të njëjtën kohë.
2 Tetor 2024, 17:03 -
Pronat e patundshme rrëmbejnë 25% të investimeve të huaja në Shqipëri, nuk ‘ndalet’ as kredia për blerje pronash
Të huajit kanë investuar 181 milionë euro në tregun e pasurive të paluajtshme vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se një në katër investime të huaja është e përqendruar në këtë sektor. Ndërkohë nuk ka të ndaluar as kredia për blerje pronash.
28 Shtator 2024, 19:28 -
Rekord/ 'Paratë e pista' rrisin 'cash'-in, 150 mln € më shumë jashtë bankave! Brenda 2026 tavan për pagesat në dorë të qytetarëve
Volumi i parave jashtë bankave është rritur me afro 150 milionë € nga janari deri në fund të muajit gusht, e shkaku sipas qeverisë, shihet që nga kultura për të paguar me lekë në dorë e deri tek pastrimi i parave dhe informaliteti. Brenda 2026-ës pritet të caktohet një tavan për pagesat cash të qytetarëve.
28 Shtator 2024, 17:05